Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Raporti i Mjaft, radiografia e parlamentit shqiptar. Gazeta zbulon detajet e fshehta pėr ēfarė nuk duket


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Raporti i Mjaft, radiografia e parlamentit shqiptar. Gazeta zbulon detajet e fshehta pėr ēfarė nuk duket
Permalink   








Top lista e mė tė pasurve nė Kuvend




Kush janė dhjetė ligjvėnėsit milionerė nga PD dhe PS








                                           TIRANE


Pederast, plehrė, fundėrinė, kriminel, organ i marrė nėpėr gojė dhe i mbajtur gjatė po nė gojė (gazetėn partiake ZP)’. Zakonisht nė Shqipėri, njė rresht i tillė me epitete apo shprehje tė forta, tė shkėmbyera mes dy burrash, pasohen nga njė breshėri automatiku ose edhe mė keq. Por ekziston dhe njė tjetėr vend, njė ‘ishull’ i izoluar tolerance dhe mirėkuptimi, qė kėto fjalė nuk shkaktojnė viktima; ato pasohen ose nga paqja qė zėvendėsohet shpejt nga rifillimi i luftės sė fjalėve ose nga pajtimi nė njė tavolinė bari pėr t’u zėnė sėrish nė vendin e punės nė tė njėjtėn mėnyrė. Merita e ‘zbulimit’ tė kėtij ‘ishulli’ tolerance i pėrket Lėvizjes Mjaft. Dhe sipas saj, ai quhet Kuvendi i Shqipėrisė, ndėrsa autorėt e kėtyre batutave, janė deputetėt shqiptarė. Raporti
Nė njė raport voluminoz, tė mbajtur tė fshehtė deri mė tani, por qė pjesė tė tij kanė mundur tė sigurohen nga Gazeta Shqiptare, Lėvizja Mjaft tenton tė tregojė Parlamentin Shqiptar tė parė nga njė optikė e veēantė dhe origjinale. Nė emėr tė transparencės dhe tė sė drejtės sė publikut pėr tė njohur njerėzit qė e pėrfaqėsojnė atė, Lėvizja Mjaft do tė bėjė publike tė martėn studimin e kryer nga veprimtarėt e saj qė i pėrgjigjet veprimtarisė sė deputetėve nė Kuvend pėr periudhėn janar-korrik 2006. Nė thelb tė kėtij raporti janė pėrgjigjet e disa prej pyetjeve: A keni dijeni pėr pasuritė qė kanė pėrfaqėsuesit tanė nė Kuvend? Cilat janė shkeljet e rregullores qė kanė bėrė deputetėt nė Kuvendin e Shqipėrisė? Sa pėrputhen premtimet e deputetėve me atė qė votojnė nė parlamentin shqiptar? A e dini se parlamenti shqiptar ėshtė i vetmi nė Evropė qė i siguron secilit deputet nga njė automjet dhe nga njė shofer personal? A e dini se nė parlamentin shqiptar ka tri herė mė shumė ish-policė nga tė diplomuar nė shkenca politike? Po qė gratė pėrbėjnė vetėm 7 pėr qind tė deputetėve nė Kuvend, pra mė pak se nė ēdo vend tjetėr nė Evropė?
Milionerėt
Janė tė paktėn dhjetė deputetėt qė mund tė konsiderohen tė tillė dhe qė pėrbėjnė top listėn e pėrpiluar nga Mjaft. I pari ndėr ta, ėshtė ish-deputeti socialist Tom Doshi, por nė tė nuk mungojnė as dy ministra demokratė. I pari, Lulzim Basha, pasuria e tė cilėt dhe origjina e krijimit tė saj, ėshtė bėrė njė temė e preferuar e kundėrshtarėve tė tij socialistė dhe Genc Ruli, ministėr i ekonomisė. Sipas kėsaj liste, kryeson me llogarinė e tij bankare zoti Doshi qė ka deklaruar njė vlerė prej 1.090.171.465 lekėsh, ndėrsa mė i varfėri i tė pasurve me imunitet, rezulton tė jetė socialdemokrati Gėzim Musabelliu me vetėm 54.337.873 lekė. Ndėrmjet emrave tė tyre ėshtė dhe emri i deputetit rebel tė agrarėve ambientalistė Nikollaq Nerenxi, por dhe njė tjetėr socialdemokrat si Pilo Keri. ‘Unė kam qenė i sukseshėm nė biznes, ndaj dėgjojeni mirė kėtė qė po ju them zonja kryetare, qė tė reflektoni dhe me mėnyrėn sesi po hartoni buxhetin’, me kėto fjalė i ėshtė drejtuar Topallit socialisti Paulin Stėrkaj qė nė klubin e tė pasurve ėshtė regjistruar me 64.524.659 lekėt e tij, tė cilat i japin tė drejtė t’i drejtohet nė atė mėnyrė Kryetares sė Kuvendit. E po kėtė gjė mund ta thotė dhe socialisti tjetėr Sadri Abazi, i cili u bė javėn e fundit personazhi kryesor i aventurės me avionin e rrėmbyer. Ndoshta nė kėtė klub tė pasurish mund tė ketė dhe emra tė tjerė tė munguar, njė dyshim ky qė ngrihet nga vetė akuzat pėr pasuri tė fshehura qė deputetėt shkėmbejnė me njėri-tjetrin. Dhe natyrisht bie nė sy qė mungojnė emrat e gjithė ish-kryeministrave qė kanė drejtuar vendin nė kėto vite tė politikės pluraliste, rėndom tė konsideruar gjithashtu si milionerė.


 


Deputetėt sipas profesioneve:
Inxhinierė 22
Pedagogė/mėsues 21
Juristė, avokatė 18
Mjekė 12
Gazetarė 7
Oficer Policie 7
Agronomė 4
Filologė 3
Profesione tė lira/shkrimtarė,
artistė 3
Ushtarakė 3
Biznesmenė 3
Shkenca Politike/Marrėdhėnie Ndėrkombėtare 2
Shkenca Sociale 2
Biologė 2
Zooteknikė 2
Arkeologė 1


 


10 Deputetėt mė tė Pasur


Emri Partia Totali i Pėrafėrt i
Pasurisė nė LEKĖ


1 Tom Doshi PS 1.090.171.465
2 Sadri Abazi PS 556.101.795
3 Pilo Keri PSD 150.737.387
4 Ndriēim Babasi PD 127.153.108
5 Sami Gjergji PD 95.167.138
6 Lulzim Basha PD 83.264.591
7 Genc Ruli PD 65.050.816
8 Paulin Stėrkaj PS 64.524.659
9 Nikollaq Neranxi PAA 57.070.000
10 Gėzim Musabelliu PSD 54.337.873



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard