Prokuroria perfundon hetimet per tri autoshkollat: Majestik, Selimi dhe Nokia. Ato akuzohet per korrupsion pasiv, pasi jepnin patentat kundrejt nje shume prej 500 eurosh.
Tre autoshkolla ne Tirane japin deshmi aftesie per drejtimin e mjetit pa kurs, ne kembim te nje bakshishi. Prokuroria e Tiranes ka mbyllur hetimet per tri autoshkollat Majestik, Selimi dhe Nokia, ndersa ceshtjen e ka derguar ne gjykate, nen akuzen e korrupsionit pasiv ne sektorin privat. Lajmi behet i ditur nga burime zyrtare prane Prokurorise se Tiranes. Sipas tyre, hetimi nisi vullnetarisht disa muaj me pare, pas nje kronike ne nje televizion privat, ku dukej qarte se disa nga autoshkollat ne Tirane jepnin patenta duke u bere falsifikime te ndryshme disa personave, ne kembim te bakshisheve. Hetimet provuan se administratoret e ketyre autoshkollave kane kryer veprat penale dhe se shpejti do te gjykohen. Sipas nenit, ata rrezikojne nje denim nga gjobe, deri ne pese vjet heqje lirie.
Autoshkollat
Prokuroria e Tiranes tha dje, se kane perfunduar hetimet per tri autoshkollat Majestik, Selimi dhe Nokia dhe se ceshtjen e ka derguar ne gjykate. Hetuesit e ceshtjes kane filluar vullnetarisht nje hetim dhe pasi ka shqyrtuar materialin, kane filluar procedimin penal. Kerkesa eshte derguar disa dite me pare ne gjykate dhe prova me e forte e akuzes jane kamerat e emisionit Fiks Fare, ku duken qarte se autoshkollat jepnin deshmi aftesie te drejtimit te mjetit pa kurs dhe te falsifikuara. Nga hetimet eshte provuar se administratoret e autoshkollave jepnin deshmine e aftesise per drejtim te automjeteve edhe personave qe nuk benin fare nje kurs te tille autoshkolle, duke iu siguruar edhe dokumente te falsifikuara, shtojne burimet nga akuza kryeqytetase. Hetuesit e ceshtjes thane se kane ngritur edhe nje skeme te abuzimeve. Sipas kerkeses per gjykim, disa seksere te cilet kishin lidhje me administratoret dhe personat qe punonin ne autoshkollat, gjenin klientet. Shuma e paguar per nje patente varionte nga 500-600 euro, gati dyfishi i cmimit tavan te vendosur me ligj. Sipas te njejtave burime, deshmia e drejtimit te mjetit realizohej me nje dokument te falsifikuar.
Pezullimi
Pas fillimit te hetimeve nga Prokuroria e Tiranes, Drejtoria e Transporteve pezulloi licencat e tri autoshkollave, deri ne perfundim te hetimeve. Ne provat e prokurorise, sic jane filmimet dhe deshmite e personave te demtuar, duken qarte edhe abuzimet nga drejtuesit e ketyre kompanive private. Prokuroria thote se: Rasti ne fjale eshte unikal, per sa i perket drejtesise shqiptare. Akuza kryeqytetase ka filluar nje hetim per korrupsion pasiv ne sektorin privat te tri autoshkollave. Ne kete rast kemi zbatuar Kodin Penal te Republikes se Shqiperise dhe kemi arritur ne perfundimin, se kemi te bejme me nje abuzim. Te njejta burime deklarojne se jane te hapur te hetojne cdo lloj denoncimi te sektoreve private per korrupsion pasiv.
Neni 164
Shperdorimi i kompetencave
Shperdorimi i kompetencave nga anetaret e keshillit mbikeqyres apo administratoret e shoqerise, me qellim perfitimi apo per te favorizuar nje shoqeri apo person fizik, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne pese vjet.
__________________
none
Page 1 of 1 sorted by
TiRaNaWeB.NeT -> Lajme -> Hetimi per autoshkollat, gati dosja ne gjykate