Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Pezullimet nė Champions: 2 ndeshje Grosos, 1 Ibrės


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Pezullimet nė Champions: 2 ndeshje Grosos, 1 Ibrės
Permalink   


Dy ndeshje pezullim Fabio Grosos dhe njė Zllatan Ibrahimoviēit. Dy turne pezullim edhe pėr Sinisha Mihajlloviēin. Kanė qenė kėto masat e marra nga komisioni disiplinor i UEFA-s ndaj dy lojtarėve tė Interit, tė cilėt u ndėshkuan me kartonė tė kuq nė ndeshjen e Ligės sė Kampioneve ndaj Bajernit tė Mynihut mė 27 shtator, dhe pėr zėvendėsin e Roberto Manēinit, i cili ishte protagonist i njė pėrplasjeje tė fortė verbale me drejtuesin e klubit gjerman, Uli Hėnes, pas kartonit tė kuq tė Grosos. Kėshtu qė Interit do t'i duhet tė bėjė si pa Groson, ashtu edhe pa Ibrahimoviēin nė takimin e ardhshėm nė Champions, atė tė brendshėm ndaj Spartakut tė Moskės, mė 18 tetor. Ndėrsa mbrojtėsi zikaltėr, qė mori karton tė kuq pėr faullin ndaj Vili Sanjolit, do tė mungojė edhe nė sfidėn e mėpasme nė fushėn e rusėve, mė 31 tetor. Kundėr kėtyre vendimeve ėshtė e mundur tė paraqitet ankesė brenda dhe jo mė pas 24 orėve tė ditės sė nesėrme. Sė bashku me Mihajlloviēin ėshtė pezulluar pėr dy turne edhe Uli Hėnesi, zv.presidenti i kėshillit ekzekutiv tė Bajernit. Gjatė sfidės sė ndeshjes sė dytė tė Championsit, qė tė dy kishin dalė nga kufiri i stolave dhe ishin ndėshkuar me karton tė kuq nga drejtuesi i takimit dhe kėshtu qė mund t'i shikojnė vetėm nga tribuna dy ndeshjet e ardhshme tė klubeve tė tyre nė Europė. Nė fakt, e kanė tė ndaluar tė hyjnė nė dhomat e zhveshjes, nė tunel ose nė stol, as para dhe as gjatė ndeshjes, dhe nuk mund tė kontaktojnė nė asnjė mėnyrė me skuadrat pėrkatėse.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard