Mbrojtesi i skuadres holandeze VPV Purmersteijn, Marko Daman, eshte sprehur se kuqezinjte mund tu nxjerrin telashe portokallinjve te Marko van Bastenit te merkuren e ardhshme, ne Amsterdam ArenA. Per median holandeze, Daman u shpreh se Shqiperia ka nje skuader shume te forte teknikisht, e cila mund ti shkaktoje dhimbje koke Holandes te merkuren. Pika e forte e kuqezinjve eshte padyshim sulmi, ku kane dy lojtare shtatlarte e te levizshem. Per mendimin tim, ata kane edhe alternativa te tjera te shkelqyera, keshtu qe nuk e shoh si nje ndeshje te lehte per kombetaren tone.