Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Dy forcat politike mbajnė tė bllokuar komisionin e reformės zgjedhore


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Dy forcat politike mbajnė tė bllokuar komisionin e reformės zgjedhore
Permalink   


                                  





PD: Zgjedhjet do t’i bėjmė me kėtė Kod





Replikon opozita: Eshtė njėlloj si tė mos kesh kod fare


Partia Demokratike ėshtė e gatshme tė hyjė nė zgjedhje me Kodin e vjetėr zgjedhor qė ndėrkombėtarėt, por edhe ajo vetė e ka kritikuar aq shumė. Por PS deklaron se nuk merr pjesė fare nė zgjedhje, nėse Kodi nuk ndryshon. Reagimet mes palėve PD-PS qė nė 30 gusht nėnshkruan bujshėm njė marrėveshje mirėkuptimi, vijnė pas bllokimit tė vazhdueshėm tė komisionit pėr reformėn zgjedhore.
“Asgjė dhe askush nuk do tė mund tė pengojė mbajtjen e zgjedhjeve nė Shqipėri, pasi ėshtė njė nga elementėt fillestar tė funksionimit tė njė vendi demokratik”, tha dje Nishani i PD, duke lėnė tė kuptohet se zgjedhjet nuk do tė shtyhen nga qėndrimi i tė majtėve dhe zgjidhja e vetme nė kėtė rast ėshtė pėrdorimi i Kodit tė vjetėr zgjedhor.
“PS-ja nuk mund tė hyjė nė zgjedhje me Kodin e vjetėr. Tė hysh nė zgjedhje me Kodin nė fuqi, ėshtė si tė hysh nė zgjedhje pa Kod. Kodi Zgjedhor qė kemi ka skaduar nė shumė elementė”, - replikoi bashkėkryetari socialist, Ben Blushi. Madje deputeti socialist tha se nuk mund tė hyhet nė zgjedhje, pėr sa kohė qė nuk ėshtė zbatuar marrėveshja mes partive politike e nėnshkruar nė 30 gusht.
Bllokimi
“Opozita po bllokon punėn e komisionit dhe njėkohėsisht dhe realizimin e reformės zgjedhore. Ne kemi arritur tė miratojmė amendamentin pėr bėrjen e listės sė zgjedhėsve, por qė fatkeqėsisht pėr shkak tė synimeve bllokuese oportuniste tė opozitės, nuk po kalon pėr miratim nė seance plenare si procedurė detyruese”, -akuzoi Nishani. Por Blushi i rikujtoi se duhen zgjidhur tė gjitha pikat e marrėveshjes njėherėsh. “Marrėveshja mes partive politike, e cila parashikon zgjidhjen e ēėshtjes sė listave qė nuk ėshtė zgjidhur ende, ēėshtja e KQZ-sė dhe e bordeve tė medias, qė ishin tre kushtet tona pėr tė hyrė nė zgjedhje dhe pėr sa kohė asnjėra prej tyre nuk ėshtė vėnė nė funksion, sigurisht qė ngrihen pikėpyetje tė mėdha mbi vullnetin e kėsaj qeverie pėr t’ju pėrmbajtur marrėveshjes qė bėmė”, - theksoi socialisti.
Ndryshimet
Si PD-ja ashtu edhe PS-ja kanė firmosur pėr tė ndryshuar Kushtetutėn pėr shtimin e dy anėtarėve nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe pėr tė zgjatur mandatin e tė zgjedhurve vendorė, por asnjė s’merr pėrsipėr tė formulojė amendamentin. “Nė momentin qė ndryshimet nė Kushtetutė miratohen nga 3/5 e Parlamentit, qė nė kėtė moment, ne si pėrfaqėsues tė maxhorancės nė komision jemi tė gatshėm qė brenda afateve tė limituara tė miratojmė amendamentin pėr ndryshimin e Kodit ekzistues”, - tha Nishani. “Ne nuk mund tė marrim iniciativa pėr ndryshimet nė Kushtetutė, pasi jemi nė minorancė dhe kemi mė pak numra se maxhoranca dhe sigurisht asnjė iniciativė e jona nuk mund tė miratohet, pėrderisa nuk ka njė vullnet nga shumica”, - tha Blushi.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard