Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Dashnorja e kokaines


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Dashnorja e kokaines
Permalink   












 






Ish modele dhe gazetare televizive, ne vitet ’80 ajo ka qene e dashura e dy prej njerezve me te fuqishem te kokaines. Tani mbrohet nga SHBA dhe ka vendosur te hedhe drite mbi lidhjet e krimit me politiken


Prej disa javesh, ne Kolumbi nuk flitet per gje tjeter vec saj, terheqeses Virxhinia Valejo, 56 vjec, gruaja me e deshiruar e vendit ne vitet ’80. Pasi u zhduk nga qarkullimi per 12 vjet, ish gazetarja dhe drejtuesja televizive eshte rikthyer duke rrefyer ne nje interviste lidhjet mes narkotrafikut dhe politikes. Nje termet. Valejo, ose ndryshe Diva apo “Virgjeria”, me prejardhje nga borgjezia e Bogotes, debutoi duke akuzuar Alberto Santofimion, 64 vjec, ish minister i Drejtesise, si te perfshire ne vrasjen e kandidatit ne zgjedhjet presidenciale te vitit 1989, Luis Karlos Galan. Galan ishte favorit kundrejt Santofimios, ne ate kohe nje prej lidereve te liberaleve, dhe sot ne burg per vrasje ne pritje te gjykimit, mbi bazen e rrefimeve te dyshimta te penduarish dhe pa prova. Diva ka deklaruar gjithashtu se DAS, FBI-ja lokale, ka bashkepunuar per vrasjen e Galanit, duke i nderruar eskorten vetem 18 ore perpara atentatit. Ka theksuar gjithashtu se dy ish presidente te republikes, Alfonso Lopez dhe Ernesto Samper (ambasador aktual ne Paris), kane futur para ne xhep nga lidhjet me tregtine e kokaines. Samper, i akuzuar ne te kaluaren per kete krim, eshte shpallur i pafajshem.

Edhe pse te gjitha deklaratat e saj presin te vertetohen, Virxhinia nuk eshte nje akuzuese dosido: Per 5 vite rradhazi ka qene e dashura e Pablo Eskobarit, njeriut me te fuqishem ne tregtine e droges, i vrare pas nje shkembimi me arme zjarri me policine ne vitin 1993, kur ishte 44 vjec. Mes lidhjeve te saj, bukuroshja Virxhinia liston edhe nje lord anglez, nje milioner venezuelian, nje kont gjerman, por mbi te gjithe, rivalin e Eskobarit, Xhilberto Rodrigez Orejuela, 65 vjec, i ekstraduar ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 2004.

“Disa besojne se keto lidhje kane te bejne me luften qe shpertheu mes ketyre dy bandave, te drejtuara nga Eskobar dhe Orejuela”, hipotizon e revista e lajmeve “Semana”. Nga Shtetet e Bashkuara, nderkohe, Orejuela, ndryshe i quajtur “shahisti” per arsye se i mendon mjaft mire levizjet e tij, ne nje interviste per nje radio kolumbiane hakmerret: “Ishim ne ata qe kapem Eskobarin, duke pergjuar telefonatat e tij me nje mjet te sofistikuar, te cilin forcat e rendit nuk e kishin. Pastaj, u treguam atyre se ku qe fshehur”. Nje fitore per banden e Orejuelas, qe fitoi monopolin e trafikut te kokaines (dhe te Virxhinias).

Deklarimet e Dives mbahen si teper te rendesishme: Pasi rrefeu perpara drejtesise, ajo u transportua menjehere ne Majemi nga lagjia e saj El Nogal ne Bogota, me nje avion i posacem i DEA-s, filiali i antidroges se Uashingtonit. Nje blic me nje eskorte prej pese makinash 4x4 dhe njerez te armatosur. Ish kukulla e tregtareve te droges, bashke me koleksionin e saj te pamase te flokeve, mori me vete ne SHBA gjashte baule me dokumente. “Eshte kutia e zeze e lidhjeve kriminale mes politikaneve kolumbiane dhe narkotrafikanteve”, thekson Gonzalo Gilen ne te perditshmen “El Nuevo Herald” te Majemit, e cila po shkruan nje biografi te Virxhinias.

Ngjitja e Valejos fillon ne vitet ’70. Pas studimeve ne kolegjin anglo-kolumbian te Bogotes, ajo behet nje top modele. Diva ishte kolumbianja e pare qe u fotografua nudo ne nje reviste (eshte e para qe kreu operacion plastik ne hunde dhe gjoks). Por shugurimi i saj erdhi me drejtimin e lajmeve “24 Horas” dhe “Tv Secesos”, pastaj rolet ne telenovela dhe transmetimet ne radio.

E pasur, inteligjente, e sigurte per sharmin e saj, ambicioze per revistat roze, Valejo ishte (dhe eshte) vanitoze deri ne perkeqesimin e saj. Drejtori i TV argjentinase David Stivel, shoku I dyte I saj, pas nje martese qe duroi vetem pak muaj ka treguar: “E lashe sepse ajo kishte vendosur te flinte ne shtreter te vecante meqenese nuk donin ta shihnin pa u trukuar ne mengjes”. Dhe ajo qe perkeqesonte gjerat: “Asnjehere nuk kam dashur femije per te mos komprementuar silueten time”.

Virxhinita ishte teper e ngarkuar me pune, kur nje prej te fejuareve te shumte te saj i prezantoi Pablo Eskobarin. “U dashurova me te. Per nje periudhe edhe Pablo (i martuar dhe baba i dy femijeve) me dashuroi shume. Une humba koken per nje filantrop, nje njeri qe e donte i gjithe populli”, tregon Valejo. “Me te dhe Santofimion vizitoja vendet e Antioquia, regjionin e Medellin, dhe pritej si nje idhull”. Shefi i narkotrafikanteve i dhuronte shpesh poezi te Pablo Nerudes, duke firmosur dedikimet sebashku me Santofimion: shkrime qe tani vleresohen si te dhena kunder politikanit.

Eskobar, deri me ‘83-shin, kur gazeta “El Espectador” tregoi trafiqet e tij me kokainen, ishte shume popullor. Sezoni i atentateve me makina dhe kamione bombe, ne te cilat vdiqen me qindra bashkeatdhetare, nuk kishte filluar ende dhe boss-i i fuqishem ishte ne krye te politikes se Medelinit. Financonte programe ndihme per te varfrit. Si deputet, ne 1982 aderoi fillimisht ne liberizmin e Ri te galan, por shpejt u perjashtua. Kaloi menjehere ne krahun politik te Santofimios. Tamam ne vitin 1982 bashkiaku i Medelinit, ishte Alvaro Uribe, aleati me besnik i SHBA ne Ameriken latine, i sapozgjedhur President i Republikes. Nje raport i DEA-s ne ’91, i nxjerre ne drite nga e perjavshmja “Newsweek” ne gusht te 2004, akuzonte Uriben se ishte “nje politikan qe bashkepunonte dhe ishte nje mik i ngushte me Eskobarin” (gjithcka u mohua nga Uribe).

Virgjeria intervistonte ne televizion bosin e trafikanteve te droges, qe e merrte me avionin e tij privat. Takimet vijuan edhe pas ’84, kur Eskobar u kthye ne klandestin. “Ne shume raste Santofimio ngulmonte se ishte e nevojshme heqja qafe e Galanit. Ma konfirmoi Pablo ne vitin 1987”, thekson Valejo. “Ai njeri eshte nje vrases edhe pse nuk shkel kembezen. Dua ta heq kete peshe nga ndergjegjja ime”.

Ne krahet e shefit tjeter te trafikut, “shahistit”, Virxhinia e gjeti veten ne vitin 1988, pasi e deklaroi Eskobarin “nje perbindesh”. Per ate nuk thote asgje. Askush nuk i ka pare bashke, edhe pse ajo shkonte shpesh ne Kali. Shton: “Jam deshmitare faktesh te medha, te cilat m’i treguan me pare Eskobari dhe pastaj Orejuela, me afrimitetin e tyre me politikanet, shume prej te cileve jane ende aktive”. Diva duket se ka vendosur te flase, ne menyre qe Santofimio te rikthehet edhe njehere ne gjyq. Per cdo rast, po pergatit biografine e saj. “Deri me sot kam mbetur e gjalle fale heshtjes sime. Por, duhet ta tregoj historine time”. Titulli i librit? Loving Pablo (Duke dashuruar Pablon).



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard