Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Stop lajthitjeve politike


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Stop lajthitjeve politike
Permalink   



                                                                                      Tetor 8, 2006


Debatet e ashpra nė parlament rreth rrėmbimit tė avionit “Turkish Airlines” nga njė shtetas turk, qė sot e gjithė ditėn lė shumė pikėpyetje pėr mėnyrėn sesi nisi dhe pėrfundoi e tėrė historia kanė tejkaluar caqet e ashpėrsisė konfliktuale pozitė-opozitė. Nė mėnyrė tė pashpejgueshme deputetėt, pėrfshirė edhe ndonjė ministėr morėn arratinė nga objekti i debatit duke rrahur ujė nė tavan pėrmes teorive absurde. Pėr turpin tyre tė madh intolerancėn vazhdojmė ta gjejmė nė mesin e politikėbėrėsve, pushtetarėve dhe shtetarėve, tė cilėt marrin kurajon tė kacafyten dhe nėn efektin e urrejtes patologjike ndaj njėri –tjetrit gėrvishtin tema tė dėmshme, tė cilat mė pas bėhet vonė pėr t’i korrigjuar.
Ndėrsa bėhej fjalė pėr njė ēėshtje shumė tė ndjeshme dhe tė kushtueshme pėr imazhin e vendit , e cila ka ndjeshmėri tė theksuar edhe nė aspektin global deputetėt e maxhorancės dhe tė opozitės treguan shkoqur sė nuk kanė haber nga real politika, nga gjeopolitika dhe aq mė pak nga religjioni. Ishte e dhimbshme mėnyra sesi u zhvillua replika dhe kundėrreplika mes Ben Blu**** dhe Besnik Mustafajt, dy figurave qė konsiderohen tė moderuara dhe larg proviniencave me mentalitet regresiv. Ishte ēmendurisht i pajustifikueshėsh etiketimi alla Mustafaj kundrejt deputetit socialist: “unė nuk e kuptoj kėtė njeri, mė bėn shumė pėrshtypje urrejtja e tij ndaj myslimanėve” u hakėrrye Ministri ynė i Jashtėm. Ec e merre vesh se kujt i shėrben kjo akuzė!. Sikurse ishte krejtėsisht pa vend shqetėsimi i Blu**** i cili tha se “ndaj bindjen, ashtu si 90 pėr qind e qytetarėve se jam qytetar evropian dhe se nuk jam shtet islamik”, pėr shkak se nuk ka asnjė dilemė se Shqipėria ėshtė shekullare dhe ka orientim tė pėrcaktuar evropian, qė shoqėria multifetare pėrqafon vlerat kombėtare mė shumė sesa ato fetare.
Nga kjo pikėpamje, parlamenti shqiptar, pa asnjė hezitim mund tė pėrkufizohet si oazė e intolerancės dhe amoralitetit dhe lajthitjeve politike, si ambjent ku dallohet qartazi inflacioni intelektual, si strehėz ku mbillet urrejta patologjike ndaj kundėrshtarit, si arenė luftėrash tė pafundme, si plantacion ku kultivohen antivlera. Ėshtė thuajse mision i pamundur qė njė seancė e parlamentit shqiptar t’i hapė dhe mbyllė punimet pa prodhuar konfliktualitet dhe i pa shoqėruar me retorika irracionale. Dhe pėr tė shfajėsuar kėto veprime, justifikimin shumėkush e ka nė majė tė gjuhės: tranzicioni ėshtė shkaktari kryesor i fatit tragjikomik tė parlamentit shqiptar. Mirėpo, nė kushtet kur politika dhe parlamenti nuk zbatojnė as minimumin e tolerancės sė shoqėrisė shqiptare me pėrkatėsi multifetare, qė nuk marrin parasysh as statusin themeltar tė shtetit tė bazuar nė identitetin kombėtar , shenjat bėhen mė alarmante. Nė kėtė kuptim, seanca e ditės sė enjte duhet tė shuhet nga kujtesa e shqiptarėve pėr faktin se intoleranca dhe injoranca politike mund tė bėhen shkak pėr lėkundje sizmike tė identitetit kombėtar, madje duhen injoruar nė mėnyrė sistematike ēdo divergjencė me karakter dyshues pėr orientimin e shqiptarėve.
Tė gjithė jemi tė pėrgjegjshėm dhe koishientė dhe askush nuk duhet tė ketė dilema pėr orientimin perėndimor dhe evropian tė shqiptarėve nė tė gjitha hapėsirat ballkanike. Sikundėr, nė asnjė rrethanė shqiptarėt nuk duhet tė kenė dilema rreth bėrthamės sė orientimit perėndimor, si nė rrafshin kulturor, ashtu edhe nė atė politik dhe shtetėror, packa se tė tjerė rrotull nesh pėrpiqen tė na njollisin si islamikė tė thekur. Nė kėto kushte, parlamentarėt, politikanėt dhe ministrat tanė tė bėhen vetė administrues tė emocioneve dhe irracionalitetit deri nė lajthitje tė pashpjegueshme politike , sepse kohezioni i brendshėm ndėrfetar ėshtė mė i rėndėsishėm sesa etja pėr pushtet, mė crucial ėshtė imazhi i vendit nė botėn e qytetėruar sesa orekset pėr tė poshtėruar kundėrshtarin politik. Tė paktėn, ata tė mos bėhen pjesė e shtrembėrimeve tė fakteve historike, apo e devijimeve nga shtrati i orientimit. Fundja, Shqipėria krahas harmonisė sė bashkėjetesės ndėrfetare, praktikisht ka treguar se prioritet i veēantė ėshtė ēėshtja kombėtare. Bie fjala,sėse do tė shikonim konfliktet mė tė fundit tė ndodhura nė hapėsirat shqiptare(Kosovė dhė Maqedoni), gjithkush do tė konstatonte se thelbi i konfikteve ishte me karakter kombėtar dhe aspak fetar. Nė Shqipėri tė tria fetė kryesore janė trashėgimi kombėtare ,e pėr rrjedhojė ballkanike dhe evropiane. Politikanėt tanė duhet tė kuptojnė nė thelb se Shqipėria nuk mund tė jetė peng i polarizimeve qė vijnė nga papėrgjegjshmėria e tyre, por ata tė gjejnė moralin e humbur dhe kurajon e munguar dhe tė pohojnė sa herė qė nevojitet se Shqipėria ėshtė vend shekullar dhe vetėm nė kėtė prizėm duhet trajtuar shoqėria jonė, se shqiptarėt pavarėsisht nga pėrkatėsitė fetare e pėrkufizojnė identitetin e tyre , lidhur kryekėput me atė kombėtar. Pėr tė parandaluar ngjarje tė rrėmbimit tė avionit “Turkish Airlines “apo dukuri tė tjera qė shfaqen nė gjithė globin duhet kooperim i tė gjitha forcave politike dhe hallkave shtetėrore. Jo vetėm kaq. Parlamenti dhe politika shqiptare duhet t’i kushtojė mė shumė rėndėsi shpjegimit tė dilemave qė shfaqen aty kėtu nėpėr botė lidhur mė Shqipėrinė si vend islamik.Asnjė efekt pozitiv nuk vjen nga zhurma qė shkaktohet nga vetė z. Mustafaj nė parlament, pėrfshirė edhe deputetėt e gjithė spektrit politik , tė cilėt bėjnė mirė t’i lėnė cic- micet nė sallėn e parlamentit dhe t’u dėftojnė nė mėnyrė tė argumentuar tė gjithė skeptikėve evropianė se Shqipėria, pavarėsisht se ka pėrqindje mė tė madhe myslimane, megjithatė islamizmi shqiptar ėshtė paqėsor dhe aspak agresiv dhe nuk ka asnjė lidhje me veprimet dhe aktet terroriste nė Lindjen e Mesme, pėrkundrazi ėshtė nė luftė tė pėrjetshme dhe tė pandėrprere kundėr terrorizmit. Tė thuhet troē se statuti themeltar i shtetit i njeh dhe i respekton nė mėnyrė tė barabartė tė tria besimet fetare dhe ndryshe nga vende tė tjera me pėrkatėsi myslimane ka si etalon identitetin kombėtar dhe orientimin perendimor.
Meqė bėhet fjalė pėr njė ēėshtje shumė tė rėndėsishme qė ka tė bėjė me fatin e kombit shqiptar, me progresin dhe rrugėn e tij drejt familjes sė madhe evropiane, paralamentarėt, politikanėt dhe veēmas Ministria e Jashtme e pėrfaqėsuar nga z.Mustafaj tė lėnė mėnjanė pėrplasjet pa asnjė sens logjik, apo lajthitjet e momentit dhe tė nisė njė tjėter betejė, atė tė afirmimit tė vlerave perėndimore tė shqiptarėve nė cdo cep tė globit. E pra Shqipėria nuk ka kohė pėr tė humbur si pasojė e deformimeve tė realiteteve apo propagandės pėr tė marrė njė grusht vota mė shumė nė zgjedhjet lokale.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard