Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Ja cfare ofron tregu muzikor i kesaj jave


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Ja cfare ofron tregu muzikor i kesaj jave
Permalink   


Craig David me albumin e tij, dale ne treg ne gushtin e ketij viti. Por dhe Nek me kenget e tij me te reja.


The story goes

Zhurma per nje sukses te madh te albumit te ri te Craig David, sapo ka filluar te perhapet ne te gjithe boten. Gjithcka ka shkuar jashte cdo parashikimi, pas gushtit te ketij viti kur dhe u promovuar ky album. Keshtu pese vjet pas suksesit qe pati me albumin e tij te pare, 25 vjecari simpatik vjen ne albumin e tij te trete, po aq i sukseshem. Ka filluar te prezantoje neper koncerte te ndryshme. Ndersa ne Amerike premton se do te jete ne fillim te vitit qe ri, per nje promovim gjigand. Albumi "The story goes..." ka pak dite qe ka mberritur dhe ne Tirane. Nuk kishte si te mungonte ne te kenga qe ka cmendur te gjithe "All the way" (ne disa variante). Por ne kete album do te mund te degjoni dhe "Separate ways", "Do you belive in love", "Just Chillin", "My love don't stop" etj. Kjo cd kushton 700 leke

2 die 4

Ka kohe qe emri i grupit "2 die 4" qarkullon neper kafenete ku zakonisht mblidhen te rinjte e Tiranes. Sepse prej kohesh ata kane zaptuar valet radiofonike me kenget e tyre, me ato lloj kengesh, qe sigurisht nuk mund te kalojne pa u vene re. Me shume prej teksteve "me fjale te pista", sic do te thoshin ata me seriozet, ose ata me te rriturit. Por ne kete forme, "2 die 4" kane hyre mire ne treg. Pas kenges "Me pelqen... cfare" qe i beri disi te njohur, ata kane hyre ne kete treg muzikor me nje album te ri. E kane titulluar "Raundi III" dhe kane permbledhur ne te nente kenge. Ne nje pjese te mire te te cilave kane bashkepunuar me nje tjeter personazh interesant. Crazy girl-in e njohin te gjithe tashme, dhe nje kenge me te sigurisht qe terhet vemendjen. sic eshte "Sot ka nga te gjitha" apo "Ti s'mund te jesh si une". Por ne kete album mund te degjoni kenge te tipit "Kape pak me poshte", "Djemte e keqij" "Katastrofe", "Thjesht kuptoje", "Raundi i III" etj. Kete cd mund ta gjeni ne te gjitha pikat e ****jes. Kushton 600 leke.

Crazy Hits

Nga Crazy Frog, mund te degjoni vetem "Crazy hits" sic eshte kenga "Pump up the jam", "Crazy sounds cacapella", "Whoompi (there it is", "Axel F", "Dirty frog", "Magic melody", "Popcors"( kenge kjo qe vjen ne disa variante remix) etj. Ka vetem pak dite qe ka dale ne treg. Mund ta gjeni ne te gjitha pikat e ****jes se "Number one". Kushton 600 leke.

Nek

"Una parte di me" ka dite qe ka hyre edhe ne tregun muzikor shqiptar, duke u prezantuar permes kenges "Lascia che io sia", e cila ka ardhur edhe ne ekrane permes videoklipit te ri qe Nek ka realizuar. Ne kete album jane dhjete kenge te reja: "contramano", "L'inquietudine", "Una parte di me", "non vale un addio" etj. Kjo cd kushton 600 leke.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard