Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Shumacher: Tė dielėn do tė jap lamtumirėn


Perdorues i shpeshte

Status: Offline
Posts: 13
Date:
Shumacher: Tė dielėn do tė jap lamtumirėn
Permalink   


Pėr herė tė parė, Majkėll Shumaker ka pranuar se pas Ēmimit tė Madh tė Italisė, do tė bėjė tė ditur vendimin pėr tė ardhmen e tij. "Po, mendoj se tė gjithė do ta marrin vesh nė Monza vendimin pėr tė ardhmen time," ka konfirmuar shtatė herė kampioni i botės pėrpara 35 mijė tifozėve qė ndodheshin nė Nyrbyrgring, pėr tė parė festėn tradicionale tė "Ferrar Racing Days" it. Ka qenė prezantuesi i kėsaj shfaqeje ai qė e ka pyetur nė lidhje me vendimin pėr tė ardhmen
"Pa dyshim qė tė gjithė doni qė Majkėll Shumaker tė garojė edhe pėr 50 vite tė tjera," ka thėnė komentatori pėr t'ia lėnė radhėn mė pas pėrgjigjes sė pilotit tė Ferrarit. "Tė dielėn e ardhshme do tė bėhet i ditur edhe vendimi i tij." Me sa duket, nė shfaqjen e ditės sė diel nė Nyrbyrgring, Majkėll Shumaker u ka dhėnė lamtumirėn edhe pilotėve gjermanė, tė njėjtėn gjė qė me sa duket do tė bėjė nė fundjavėn e ardhshme pėr tifozėt italianė nė Monza. Mė pas, vetė piloti gjerman ka folur pėr garėn e Monzės. "Objektivi ynė edhe pėr kėtė garė do tė jetė fitorja dhe unė do tė jap maksimumin nga xhiroja e parė deri tek e fundit. Titulli kampion ėshtė ende i hapur dhe unė kam shumė shpresa pėr ta fituar." Gjatė "Ferrari Racing Days", shtatė herė kampioni i botės ka pilotuar njė Ferrari FXX, njė tjetėr Ferrari F599 GTB Fiorano dhe njė Ferrari tė Formulės 1, F2005, pėr t'u larguar mė pas nga pista.

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard