Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Leonardo dhe rikthimi i ditėve tė suksesit


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Leonardo dhe rikthimi i ditėve tė suksesit
Permalink   






 


 



 





Sytė e tij tė kaltėr dhe vėshtrimi i ėmbėl, me sa duket i bindėn regjisorėt hollivudianė se ai mund tė ishte njė aktor i mirė. Dhe ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye i dhanė mundėsinė, qė qysh nė adoleshencė tė luante nė krah tė njė prej emrave mė tė mėdhenj tė ekranit, Robert de Niro. Njė pėrvojė qė, siē do tė pohonte mė vonė, do ta ndihmonte shumė bukuroshin, Leonardo Di Caprio, pėr tė mbijetuar nė botėn e egėr tė filmit. Dhe vetėm 4 vjet mė vonė, ai arriti tė shėnonte njė hyrje tė fuqishme nė kinema si protagonist nė njė prej filmave mė tė vlerėsuar tė atyre viteve, “Titanic”. Por si u rrit Di Caprio dhe ėndrra e tij? Hap pas hapi me sfidat dhe arritjet profesionale e personale tė Leonardos, pas daljes sė filmit tė tij mė tė ri, “The Departed”.
Biografia
Emrin ia ka vendosur e ėma, njė grua me origjinė gjermane, e cila gjatė shtatzėnisė nė momentin kur ndjeu goditjen e parė tė fėmijės nė bark ishte duke vėshtruar njė pikturė tė Da Vinēit nė Uffizi. Njė vit pas lindjes sė tij, ajo dhe bashkėshorti i saj italian George u divorcuan. Leo u rrit nė Echo Park, nė atė kohė njė e zonė e Los Angelesit, dominuar nga droga. Nė moshėn 5-vjeēare u paraqit nė shfaqjen televizive tė preferuar “Romper Room”, por rrezikoi tė largohej prej aty pėr sjellje tė keqe. Pas disa rolesh nė filma komercialė si (“Mickey’s Safety Club”) dhe nė disa serialė televizivė mori njė rol debutues nė “Critters 3” (1991), ndėrsa nė filmin “This Boy’s Life” (1993) nė krah tė Robert De Niros me rolin e Toby-t, karriera e tij shėnoi njė ngjitje tė dukshme.
Ēmimin e parė akademik dhe nominimin pėr “Globi i artė” i mori pėr rolin e vėshtirė tė Arniet nė filmin “What’s Eating Gilbert Grape” (1993). Ai do tė krijonte impakt tė jashtėzakonshėm me njė rol shumė bashkėkohor tek “Romeo + Juliet” (1996), ndėrsa hyrjen e fuqishme nė botėn e kinemasė do ta shėnonte me filmin mė tė madh “Titanic” (1997), qė u vlerėsua me disa nominime nė “Academy Awards”, ndonėse vetė Leo nuk mori ndonjė ēmim. Performanca e tij nė “The Man in the Iron Mask” (1998/I) nuk shėnoi ndonjė arritje e po kėshtu edhe “The Beach” (2000/I), ndėrsa nė vitin 2002 mundi tė rikthehej potent me “Catch Me If You Can”.
Filmi i ri
Filmi mė i ri qė ka pėr protagonist Leonardo Di Caprion dhe qė mban titullin “The Departed” ėshtė prezantuar pikėrisht kėto ditė tetori. Ky produksion kinematografik shėnon bashkėpunimin e tretė midis Leonardos dhe drejtorit Martin Scorsese. Dy bashkėpunimet e para, “Gangs of New York” dhe “The Aviator” arritėn tė merrnin 21 nominime nė “Academy Award nominations”.
Skenari i filmit nė tė cilin luan aktori 32-vjeēar ėshtė shkruar nga William Monahan dhe bazohet nė filmin “Infernal Affairs”. Ngjarja e vendosur nė Boston, qė paraqet pėrplasjet midis policisė shtetėrore tė Bostonit dhe mafies irlandeze, sjell historinė e dy policėve: njėri i infiltruar nė organizatėn mafioze pėr llogari tė policisė dhe tjetri njė polic qė realisht punon pėr mafien. Loja e maces me miun bėhet gjithmonė e mė intensive nė pėrpjekje pėr tė zbuluar identitetin e njėri-tjetrit.
Rikthim nė suksesin e “Titanic”
Performanca nė filmin “Titanic” do t’i jepte mundėsinė Leonardo Di Caprios dhe partneres sė tij, Kate Winslet, tė shtrinin krahėt drejt suksesit, ēmimeve dhe pasurisė. Sot, nėntė vjet mė pas ata i rikthehen kėtij suksesi, por me partnerė tė ndryshėm. Shumė shpejt filmat e tyre, pėrkatėsisht “The Departed” dhe “Little Children” do tė jenė nėpėr kinematė botėrore. Nė bashkėpunimin me tė njohurin Martin Scorsese dhe aktorėt Matt Damon e Jack Nicholson, Leo pret njė nominim pėr filmin mė tė mirė, ndėrsa Kate do tė hapė festivalin e filmit nė New York sonte nė mbrėmje.
Projektet qė do tė shpėtojnė botėn
Leonardo Di Caprio ėshtė i kujdesshėm, dhe jo vetėm nė fushėn e filmit, modės, tė parave, etj. Ai tashmė po tregon kujdes edhe pėr mjedisin. Dhe pėr tė treguar se ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė raca njerėzore, Di Caprio po tenton tė shpėtojė botėn pėrmes dy filmave dokumentarė me metrazh tė shkurtėr, tė titulluar “Water Planet” dhe “Global Warming”. “Ngrohja globale nuk ėshtė vetėm problemi kryesor ambientalist i ditėve tė sotme, por edhe ēėshtja mė e madhe me tė cilėn duhet tė pėrballet njerėzimi”, ėshtė shprehur aktori. Kėto ditė Leo do tė fluturojė drejt Romės, ku mė 15 tetor do tė prezantojė filmat, tė cilėt trajtojnė argumente shumė tė rėndėsishme: tė drejtėn pėr ujė qė deri mė sot u ėshtė mohuar miliona njerėzve dhe ngrohjen e tokės. Kėto tema aktori i ka shumė pėr zemėr, nisur edhe nga kujdesi i tij pėr ambientin dhe bashkėpunimi me “Green Cross International”. Mė pas, nė mbrėmje Di Caprio do tė prezantojė edhe filmin “The Departed”.
Fama e pengon tė krijojė miqėsi
Leonardo Di Caprio mund ta ketė botėn nėn kėmbė, por aktori ka bėrė tė ditur se ėshtė i lodhur nga njerėzit qė i qėndrojnė pranė dhe ka nisur tė bėhet cinik ndaj statusit tė tij si njeri publik, sidomos pas famės qė fitoi me filmin “Titanic” nė vitin 1997. Ai ka bėrė tė ditur se ndjehet kaq i bezdisur, saqė nuk dėshiron tė ketė miq tė tjerė. Leo, 32, vjeē, qė pak kohė mė parė u shkėput nga njė lidhje me supermodelen, Gisele Bundchen, pas njė stuhie spekulimesh nga ana e medias ka bėrė tė ditur se ndodhet nė njė betejė tė vėrtetė midis jetės qė ai bėn dhe kėrkesės pėr ta futur veten nė punė. “Nuk ėshtė aspak e kėndshme tė takosh njerėz, tė cilėt janė tė gatshėm qė nė mendjen e tyre tė pėrcaktojnė se kush je ti”, citon gazeta “Sun” fjalėt e aktorit.
“Kėta nuk janė tipi i njerėzve me tė cilėt unė dua tė shoqėrohem, madje nuk mė intereson as tė bisedoj me ta”, ka shtuar. “E vėrteta ėshtė se unė nuk kam mė nevojė pėr shokė. Kam miqtė e mi. Por takoj njerėz dhe nėse ata janė dikush dhe ndiej njė lidhje me ta, nuk u them: “Edhe unė jam po kaq i famshėm dhe skeptik”, deklaron aktori. “Por kam njė grup tė madh njerėzish rreth vetes dhe gjithė kėto situata mė kanė bėrė mė tė ngushtė me ta”, pėrfundon. Leo, i cili luan me Jack Nicholson, Matt Damon, Martin Sheen nė filmin e ri tė Martin Scorsese, ”The Departed”, ka pohuar se suksesi i “Titanic” i ndryshoi jetėn.


Tė dhėnat


Emri: Leonardo Wilhelm Di Caprio
Shkurtimi: Leo
Ditėlindja: 11 nėntor 1974
Vendlindja: Hollywood, California, USA
Gjatėsia: 1.80 m
Shenja e horoskopit: Akrepi
Profesioni: Aktor


 


Filmi mė futi nė jetėn reale tė mafies


Bashkėpunimi i tretė me Scorsese duket se e ka bėrė tė ndjehet mirė Di Caprion dhe nė pritje tė suksesit, lidhur me kėtė eksperiencė tė re tė njė personazhi, krejt ndryshe nga tė zakonshmit, aktori pohon: “Karakteret tona janė dy anė tė sė njėjtės monedhė, parė kjo nė shumė aspekte. Ata vijnė nga ambiente tė ndryshme, por do ta kishin mė tė lehtė tė bėnin zgjedhjen e karakterit tjetėr, nė varėsi tė rrethanave. Nuk jam shumė i familjarizuar me kėtė formė dhune, por kjo ėshtė ajo qė duhet tė bėjė njė aktor, tė pėrshtatet. Dhe nėse nuk ke praktikuar kurrė gjėra tė tilla nė jetėn tėnde reale, atėherė shko tė takosh njerėz qė i kanė bėrė vėrtet kėto lloj gjėrash. Pėr mua ka qenė pjesė e punės udhėtimi deri nė Boston dhe takimi me njerėz tė tillė. Nuk kisha qėndruar kurrė mė parė atje. Mėsova mbi kulturėn e fshehur tė Bostonit, takova njerėz realė qė e kanė jetuar fundin e viteve ’80-tė dhe veēanėrisht mora takim me disa djem nga jugu i Bostonit. Ky vend realisht ėshtė shumė interesant, pasi njerėzit dinė me se merren tė tjerėt. Eshtė si njė mikrokozmos i vogėl. Unė kisha lexuar disa libra, por qė tė mishėroja karakterin tim mė duhej tė takoja personalisht disa nga kėta djem, pėr tė hyrė thellėsisht nė mendjen e tyre”.


 


Nė kėrkim tė dashurisė sė vėrtetė


Leo mund tė jetė njė mashkull i dėshirueshėm nga shumė fanse dhe mund tė jetė konsideruar si mashkull tėrheqės, por vetė aktori deklaron se ėshtė ende nė kėrkim tė dashurisė. Ylli i kinemasė qė ka arritur tė joshė disa nga femrat mė tė bukura nė botė, ende nuk ėshtė nėnshtruar dhe pohon se ėshtė nė kėrkim tė diēkaje reale. “Unė besoj te dashuria me shikim tė parė, por personalisht nuk e kam takuar ende”, ka deklaruar ai pėr njė gazetė britanike. “Nuk kam qenė kurrė njė Romeo qė takon njė vajzė dhe bie nė dashuri me tė menjėherė. Eshtė njė proces mė i ngadaltė pėr mua. Unė gjithmonė startoj me ngadalė”. Pas suksesit tė arritur te “Titanic” nė vitin 1997, Di Caprio u lidh me modelen Kristen Zang, e mė pas me supermodelet Naomi Campbell, Eva Herzigova dhe Helena Christensen. Lidhja e tij trevjeēare, gjithashtu me njė modele, brazilianen Gisele Bundchen mori fund vitin e shkuar. Por nga ana tjetėr, Leonardos nuk i pėlqen imazhi i playboy-t, qė ėshtė krijuar pėr tė dhe vazhdon tė jetė nė kėrkim tė dashurisė.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard