Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Zhyli: Ne Spanje ndihem i lire!


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Zhyli: Ne Spanje ndihem i lire!
Permalink   







 “Ketu te Barcelona ke mundesi te japesh maksimumin dhe afrimohesh si lojtar. Keshtu u ka ndodhur pothuajse te gjithe lojtareve qe sot luajne me kete klub”

Eshte francezi i pare qe triumfon me Barcelonen. Triumfon ne statistika, ne shenimin e golave dhe eshte shume vendimtar ne cdo ndeshje. Gjithashtu triumfon me trajnerin sepse i kupton shume mire rotacionet qe ben Frenk Rajkard. Eshte nje kampion qe luan shume ndeshje me skuadren e Barcelones dhe asnje me kombetaren e tij. Duke pare Zhyline, te gjithe mendojne se eshte shume i kenaqur.

Ju bezdis fakti qe ju qendroni duke u stervitur ne Barcelone, ndersa Franca luan ndeshjet eliminatore?

Jo, aspak. Une vazhdoj te mos flas me trajnerin francez. Gjithcka eshte njesoj qe perpara Boterorit.

Qe do te thte...

Une nuk i telefonoj dhe as ai mua. Domenek i thote shtypit se dera eshte e hapur. Do te thote qe kjo teme eshte pak e keqe per mua. Por nuk ndodh asgje sepse ky eshte futbolli.

A e kuptoni qe te gjithe po dyshojne per lojen e Barces?

Jane gjera te gazetaereve. Ne jemi shume mire, nuk kemi asnje dyshim. Humbem Eto’one, por do te luftojme si gjithmone.

Si ishte kamerunasi?

Ai i ka gjerat shume te qarta dhe deshiron te punoje shume qe te rikuperohet shpejt.

Ju qe zhvilluat te gjithe fazen pergatitore jeni me mire se Ronaldinjo qe zhvilloi vetem 15 dite.

Une bera dy muaj pushim, qe eshte pushimi me i gjate qe kam bere ne gjithe jeten time. Ne Danimarke punuam fort dhe me pas erdhi turneu ne SHBA dhe te gjithe u lodhem per shkak te ndryshimit te orarit dhe te udhetimeve te shumta qe beme. Nuk u stervitem shume. Nuk e di nese jam me mire se te tjeret, por kam qene me mire perpara se te fillonte sezoni.

Si e shikoni Ronaldinjon?

Qe nje lojtar te bjere pak nga niveli i tij eshte shume normale. Per mua nuk ka ndodhur asgje. Ronaldinjo mund ta ndryshoje situaten e tij per nje ose dy minuta. Do ta shihni ne fushen e lojes qe nuk ka ndodhur asgje me te.

Valencia e ish shokut tuaj, Morientesit, eshte rivalja juaj ne kampionat.

Morientes eshte nje lojtar i rendesishem per Valencian. Mendoj se Valencia eshte nje kundershtar serioz si per Barcelonen ashtu edhe per Real Madridin. Kane ndertuar nje skuader shume te forte dhe gjithashtu kane nje trajner shume te madh.

Cfare prisni nga ndeshjet e radhes perballe Seviljes, Celsit dhe Realit?

Jemi te pergatitur per keto ndeshje dhe ky eshte nje rast i mire per ne per te treguar forcen tone.

Pse sterviteni me nje ritem ndryshe nga pjese tjeter e skuadres?

Bej nje pune te vecante qe te forcohem nga ana fizike. Ne qofte se nuk kemi ndeshje atehere mund te punojme me shume, te fitojme force dhe fizik. Tani qe nuk luaj me skuadren kombetare, kam shume kohe per t’u pergatitur per ndeshjet e radhes me Barcelonen.

Jeni shume i pershtatur me skuadren e Barcelones dhe te gjithe thone se jeni nje shok perfekt. Cfare mendimi keni?

Ndihem mire tek kjo skuader. Jam shume i pershtatur dhe me mungon vetem kombesia spanjolle. Duke qene nje lojtar pa kombetare, e kam pyetur shpeshhere Olegerin se cfare duhet te bej per te luajtur me kombetaren spanjolle. Jam i gatshem te luaj.

A ju kane thene shoket se jeni me i vogli, persa i perket permasave tuaja?

Ky eshte trupi im dhe gjithmone e dija qe nuk do te ndryshoja. Femijeve me te vegjel i keshilloj qe te luftojne per te arritur lartesine e duhur dhe me pas te kerkojne forcen e trupit, por te kesh trup te shkurter, do te thote te jesh i zgjuar dhe i shpejte.

Kete e thote edhe nje qe ka lindur ne rruge.

Sigurisht, rruga eshte liria. Kur je ne ndonje skuader gjithcka eshte e programuar, ka uniforma, disipline, orare dhe ushtrime.

Barcelona indentifikohet me keto gjera?

Sigurisht qe po. Shumica e lojtareve kemi ardhur nga rrug. Samuel, Deko, Ronaldinjo, Beleti, Edmilson, te gjithe luanin ne rruge ose ne plazh. Ky eshte sekreti yne. Kurse Ksavi ose Iniesta jane perfekt sepse jane rritur me disipline dhe me rregulla.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard