Nuk eshte ne krize, as i demtuar, as i merzitur. Ronaldinjo shprehet se kur Barcelona te kete nevoje per te ai do te jete ne nivelin e tij me te mire, se eshte shume i lumtur ne klubin katalanas dhe se objektivi i skuadres eshte qe te perserise sukseset e sezonit te kaluar. Ne nje interviste te dhene per El Periodico de Catalunya, sulmuesi brazilian pranon se nuk eshte i shqetesuar per fillimin jo te mire te sezonit nga ana e tij.
Nuk jam nje makine, asnje nuk eshte i tille. Nuk jam i shqetesuar. Pse duhet te jete? Ndihem shume mire dhe jam gati te ndihmoj skuadren. Ky eshte objektivi im. Kur skuadra te kete nevoje per mua, une do te jem aty, u shpreh Ronaldinjo. Ne nje moment tjeter te intervistes, braziliani siguron se skuadra ka deshire dhe ambicje qe te perserise sukseset e sezonit te kaluar. Do te jete shume e veshtire, por do te luftojme per te fituar cdo titull, shtoi lojtari i Barcelones. Ronaldinjo nuk e kupton se pse njerezit thone qe Barcelona nuk eshte ne nje forme te mire. Nuk kemi vuajtur shume si me pare. Ka njerez qe nuk na kuptojne se cfare duam te bejme. Ndonjehere duket se fitojme me lehtesi, por kemi permbysur shume rezultate. Mund te permiresohemi si une ashtu edhe skuadra.
Nga ana tjeter, Ronaldinjo, eshte shume i prekur per demtimin e Etoose dhe shprehet se nuk ka ndermend te braktise Barcelonen dhe mohon ekzistencen e nje oferte nga skuadra e Milanit. Ne Barcelone ndihem si ne shtepine time, nuk me mungon asgje. Me gezon fakti qe njerezit kerkojne qe une te qendroj, perfundoi Ronaldinjo.