Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Projektligji i ri. Drejtori i pėrgjithshėm jo mė vetėm oficer karriere. Ndryshon gjithė struktura.


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Projektligji i ri. Drejtori i pėrgjithshėm jo mė vetėm oficer karriere. Ndryshon gjithė struktura.
Permalink   


                                                                                      Tetor 7, 2006





 


Projektligji i ri. Drejtori i pėrgjithshėm jo mė vetėm oficer karriere. Ndryshon gjithė struktura






Kreu i policisė, tani post politik





Qeveria pėrgatit ndryshimin para zgjedhjeve. Ka mandat 5-vjeēar




 




Pak kohė para zgjedhjeve vendore, qeveria po pėrgatit njė projektligj qė do tė ndryshojė sistemin e deritanishėm tė drejtimit tė policisė. Sipas projektit, drejtuesit e policisė nuk do tė jenė detyrimisht oficerė karriere, por mund tė vinė edhe nga jeta civile. Nė kėtė mėnyrė, nėpėrmjet kėsaj klauzole dhe strukturės sė re, qeveria do tė rrėzojė krejtėsisht kupolėn e dikasterit blu. Duke filluar nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, drejtuesi Bajram Ibraj, dy zėvendėsit e tij; kryekomisarėt Arben Doēi dhe Ahmet Haxhiaj, si dhe tė gjithė drejtorėt e drejtorive qėndrore, humbasin postet e tyre. Sistemi i ri; me njė drejtor tė pėrgjithshėm dhe 5 zėvendės ose shefa departamentesh, kryen spostimin indirekt tė krerėve aktualė tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė. Madje, qė prej miratimit tė kėtij ligji, pėr tė qenė Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, nuk duhet tė kesh patjetėr njė karrierė tė mirėfilltė policie. Ėshtė caktuar nė nivel lideri, ndėrkohė qė u jepen mė tepėr kompetenca drejtuesve tė 5 departamenteve, tė cilat do tė jenė nė nivel zėvendėsdrejtorie.
Drejtoritė
Emėrimi i Drejtorit tė Pėrgjithshėm, parashikohet tė kryhet prej Kėshillit tė Ministrave, dhe ai do tė ketė njė mandat 5-vjeēar. Njė skemė kjo, ekuivalente me sistemin policor anglez. Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė mund tė emėrohet edhe njė jurist, pa qenė oficer policie, apo i ardhur nga ndonjė profesion tjetėr. Boll tė ketė vision me prioritete strategjike tė institucionit. Drejtorėt apo shefat e 5 departamenteve qendrore, dorėzojnė automatikisht gradat e tyre gjatė marrjes sė kėtyre detyrave. Titulli konsiderohet si grada e re e tyre, tė cilėn e dorėzojnė automatikisht nė momentin e largimit nga kjo detyrė. Projektligji i ri pėrcakton rikthimin e gradės qė kanė pasur para emėrimit nė postet, Drejtor apo zėvendėsdrejtor i Pėrgjithshėm. Njė vendim i tillė heq edhe precedentin e krijuar pėr shkak tė dhėnies sė gradave madhore, tė cilat nuk pėrshtateshin me postet e tjera tė policisė, nėse kėta drejtues transferoheshin nė njė detyrė tjetėr mė tė ulėt si rol.
Departamentet
Do tė jenė gjithsej 5, dhe do tė kenė kompetenca tė plota pėr sektorėt e tyre. Do tė quhen: Zėvendėsdrejtoria e Departamentit tė Krimeve; Zėvendėsdrejtoria e Departamentit tė Policisė me Uniformė; Zėvendėsdrejtoria e Departamentit tė Shėrbimeve Mbėshtetėse; Zėvendėsdrejtoria e Departamentit tė Procedurave Standarde; Zėvendėsdrejtoria e Departamentit tė Trajnimeve dhe Zėvendėsdrejtoria e Departamentit tė Burimeve Njerėzore. Nė fakt, zėvendėsdrejtorėt e Pėrgjithshėm tė Policisė, do tė kenė atributet e pėrgjegjėsive tė anės profesionale tė punės sė policisė.
Qarqet
Projektligji i ri "Pėr Policinė e Shtetit, strukturėn dhe gradat", parashikon qė struktura nė qendėr, tė mos reflektohet tėrėsisht nė bazė. Do tė ruhet pak a shumė struktura ekzistuese, me disa pėrshtatje sipas nevojave specifike. Kėshtu, ėshtė vendosur qė vetėm Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė, e cila ėshtė edhe mė e madhja nė vend, tė ketė tre zėvendėsdrejtorė qė do tė mbulojnė fushėn operacionale, atė tė rendit dhe prapavijėn logjistike. Kurse 11 drejtoritė e tjera tė policive nė prefektura, do tė kenė tė njėjtėn skemė qė kanė me njė drejtor dhe dy zėvendėsdrejtorė. Ndryshe nga struktura nė qendėr, drejtorėt dhe zėvendėsdrejtorėt e qarqeve do tė ruajnė gradat e tyre dhe duhet tė kenė patjetėr njė karrierė tė mirėfilltė nė polici.


 








Gati shkurtimet e 1700 oficerėve e policėve





 




 




Miratimi i strukturės sė re tė Policisė sė Shtetit, pritet tė nxjerrė nė lirim rreth 1700 oficerė dhe punonjės policie. Shkurtimet janė propaganduar si nevojė e arritjes nė nivelet e policive europerėndimore, tė raporteve punonjės policie pėr numėr popullsie. Nė fakt, janė larguar me dėshirėn e tyre 108 ish-oficerė tė lartė tė policisė, tė cilėt pėr shkak tė reformės sė gradave, i humbnin ato. Ishte njė urdhėresė e ministrit tė Brendshėm, Sokol Olldashi dhe zėvendėsdrejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, Arben Doēi, pėr konvertimin e gradave tė gjithė trupės sė policisė, kundrejt funksionit qė ata kanė aktualisht. Kėshtu, tė gjithė ata ish- oficerė tė lartė, tė shkarkuar dhe transferuar nė poste tė dorės sė dytė, tashmė detyroheshin tė dorėzonin edhe gradat larta qė i kishin ruajtur pas transferimit.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard