Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: PD, Olldashi pėr Bashkinė e Tiranės. Ministri i Brendshėm konsiderohet si mė i preferueshmi pėr garėn me Ramėn


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
PD, Olldashi pėr Bashkinė e Tiranės. Ministri i Brendshėm konsiderohet si mė i preferueshmi pėr garėn me Ramėn
Permalink   


Kryesia e vogėl e PD-sė shqyrton kandidaturat. Olldashi, mė i preferueshmi pėr garėn me Ramėn


PD, Olldashi pėr Bashkinė e Tiranės
Ministri i Brendshėm konsiderohet si kandidatura mė e fortė


Sokol Olldashi pritet tė jetė kandidati i demokratėve pėr Bashkinė e Tiranės.


Ministri i Brendshėm i ka tė gjitha shanset pėr t’u “shpallur” kandidat pėr kryetar bashkie pėr Tiranėn. Kryesia e vogėl e demokratėve, e cila pėrbėhet nga kryetari Sali Berisha, dy nėnkryetarėt, Bamir Topi dhe Jozefina Topalli, zv.kryeministri, Ilir Rusmali, vetė ministri Sokol Olldashi, Sekretari i Pėrgjitshėm Bode etj kanė biseduar mbi kandidaturėn kryesore pėr kryeqytetin, qė do tė dalė pėrballė kandidatit socialist, ku deri mė tani pėrflitet emri i kryesocialistit, Edi Rama. “Kupola” e demokratėve, sipas burimeve, ka qenė mė tepėr nė favor tė kandidaturės sė Ollda**** nė kėtė post, nisur dhe nga puna qė ka kryer deri mė tani ministri i Brendshėm, si dhe nga fakti se ai ėshtė kryetar i degės sė PD-sė pėr Tiranėn. “Kupola” ka diskutuar edhe mbi disa kandidatura tė tjera, pėrfshirė ministrin e Transportit, Lulėzim Basha. Sipas burimeve, gjatė analizės sė fakteve qė kanė zhvilluar kokat drejtuese tė PD-sė ėshtė vendosur qė me 90 % tė mundėsive, ministri i Brendshėm ėshtė kandidatura kryesore pėr Bashkinė e Tiranės. Kjo pėr shkak se demokratėt kanė vendosur qė tė dalin nė zgjedhje me njė kandidaturė tė fortė nga radhėt e PD-sė. E vetmja rezervė e Berishės nė kėtė moment ėshtė njė kandidat nga jashtė radhėve tė PD-sė, ide qė ka pak gjasa tė realizohet.


Olldashi
Ndėrkohė qė, sipas burimeve pranė PD-sė, Olldashi, edhe nėse caktohet si kandidat pėr kėtė post, mund tė mbajė dhe postin e ministrit tė Brendshėm dhe gjatė votimeve. Por ndėrkohė atij i duhet tė dorėzojė mandatin e deputetit tė PD-sė, nė tė cilin ka dalė direkt nga zona e Shijakut. Nėse Olldashi mund t’i humbasė zgjedhjet, do tė vazhdojė tė jetė pėrsėri si ministėr i Brendshėm. Demokratėt kanė tashmė pėrgatitjet e tyre pėr pėrzgjedhjen e kandidaturave, duke diskutuar paraprakisht ndėrmjet “forumeve” tė vogla partiake, pėrpara se ata tė diskutohen nė kryesinė e PD-sė. Pėr Tiranėn si kandidaturė mė e favorizuar ishte gjatė kohės ministri i Transportit, Lulzim Basha, por ai tashmė nuk ėshtė mė favorit pėr kėtė sfidė. Ndonėse vetė Olldashi kohė mė parė nė media ėshtė shprehur se nuk kishte ambicie pėr kėtė post, duket se zgjedhjet pėr kėtė ēėshtje kanė vetėm njė, nėse “kupola” e lartė e PD-sė vendos atė si favoritin kryesor pėr betejėn e madhe tė Tiranės. Vetė ministri i Brendshėm e pati cilėsuar si kandidaturė tė mirė ministrin e Transportit, Basha pėr bashkinė e kryeqytetit. Demokratėt synojnė tė rimarrin drejtimin e kėsaj bashkie, e cila ka qenė nė drejtimin e socialistėve prej mė shume se shtatė vitesh. Kėsaj radhe demokratėt hyjnė nė zgjedhje si parti nė pushtet. I fundit qė ka pasur drejtimin e bashkisė nga demokratėt ka qenė Albert Brojka. Pėr dy mandate radhazi kjo bashki ėshtė drejtuar nga ana e Edi Ramės. Gjatė zgjedhjeve vendore tė mėparshme tė vitit 1998 dhe nė 2003 demokratėt kanė kandiduar Besnik Mustafajn dhe Spartak Ngjelėn.


 


Precedenti, Rama ishte ministėr Kulture nė 2001
Ministrat nuk i pengon Kushtetuta


Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė nuk i pengon ministrat e qeverisė qė tė kandidojnė nė zgjedhjet lokale, duke ushtruar njėkohėsisht dhe postin qeveritar. Ministrit, nėse ėshtė deputet, i duhet tė dorėzojė mandatin e deputetit, por si ministėr ai mund tė vazhdojė tė qėndrojė nė detyrė ekzekutive. Ndėrkohė qė Shqipėria ka njohur njė precedent tė tillė kohė mė parė, kur njė ministėr qeverie ka kandiduar pėr kryetar bashkie, duke mbajtur njėkohėsisht dhe detyrėn nė qeveri. Njė gjė e tillė ndodhi nė vitin 2001, kur ministri i Kulturės i asaj kohe, Edi Rama, kandidoi nėn siglėn e PS-sė pėr postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. Por Partia Demokratike, nė atė kohė nė opozitė, protestonte pėr njė fakt tė tillė, pėr shkak se nuk mundej qė njė ministėr tė kandidonte njėkohėsisht pėr zgjedhjet e pushtetit vendor, pasi kjo do sillte njė ndikim tė qeverisė nė kėto votime.


 


Deklarata
Topi: Basha, jo pėr Tiranėn


Kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, njėkohėsisht dhe nėnkryetar i kėsaj partie, Bamir Topi, ka qenė i pari nga zyrtarėt e lartė tė PD-sė, qė ka kundėrshtuar emrin e ministrit tė Transportit, Lulzim Basha, si kandidat pėr Bashkinė e Tiranės. Sipas tij, pėr Tiranėn PD-ja duhet tė ketė dalė me njė kandidaturė tė fortė politike, me eksperiencė, si dhe qė ka aftėsi administrative. Topi ka hedhur poshtė mundėsinė e daljes nė kėto votime me njė kandidaturė nga shoqėria civile. Demokratėt, sipas tij i kanė tė gjitha shanset qė tė rimarrin drejtimin e pushtetit vendor nė Tiranė.


 



  • Presidenti: Data e zgjedhjeve, mė 15 nėntor
    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, gjatė vizitės sė tij nė Korēė ka bėrė tė ditur pėr gazetarėt se do tė vendosė mė 15 nėntor pėr datėn e zgjedhjeve tė ardhshme vendore. “Deri nė 15 nėntor, kur parashikohet dekretimi i datės sė zgjedhjeve, ka ende kohė”, deklaroi kreu i shtetit pėr median.
  • Gjinushi: Nuk ka lojė me njė skuadėr
    Kryetari i PSD-sė, Skėnder Gjinushi, u shpreh dje se presidenti nuk mund tė deklarojė datė zgjedhjesh pa u garantuar standardet. “Deklarimi i datės nga Berisha ėshtė vetėm presion ndaj presidentit”, tha Gjinushi, duke shtuar se loja nuk mund tė bėhet vetėm me njė skuadėr. Gjinushi deklaroi se opozita nuk do tė marrė pjesė nė zgjedhje, ku nuk garantohet njė proces i lirė dhe i ndershėm.
  • Vasili: PD do tė manipulojė zgjedhjet
    “Maxhoranca do tė zhvillojė zgjedhje tėrėsisht tė manipuluara dhe tė vjedhura”. Kėshtu ėshtė shprehur dje sekretari i Pėrgjithshėm i LSI-sė, Petrit Vasili. “LSI, duke vlerėsuar kritike situatėn e krijuar dhe rrezikimin e plotė tė mbajtjes sė zgjedhjeve tė ardhshme vendore kėrkon zhbllokimin e menjėhershėm tė komisionit tė Reformės Zgjedhore, tė mbajtur peng nga maxhoranca”, tha Vasili.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard