Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Moisiu vendos, nuk shkarkon Sollakun


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Moisiu vendos, nuk shkarkon Sollakun
Permalink   


                                                                                     Tetor 7, 2006

 





Presidenca “No Coment”, por sinjalet janė dhėnė, Kreu i shtetit nga Nju Jorku nė Tiranė



 



Moisiu vendos, nuk shkarkon Sollakun





Pritet letra me shpjegimet nė Kuvend: Ja arsyet e mia








Prokurori i Pėrgjithshėm emėrohet nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit’. Ky nen i Kushtetutės, i shkruar nė frymė pozitiviste, i jep tė drejtė Presidentit edhe tė firmosė pėr shkarkimin e tij. Por tė gjitha sinjalet tregojnė se zoti Moisiu ėshtė kundėr largimit tė Kryeprokurorit Sollaku. ‘Nuk do tė ketė njė firmė presidenciale nė kėrkesėn e maxhorancės parlamentare pėr shkarkimin e Kryprokurorit’. Njė burim konfidencial dėshmoi dje pėr Gazeta Shqiptare se tė paktėn pėr kreun e shtetit nuk ka mė dilema; ai nuk e lėshon Sollakun. Burimet zyrtare nė Presidencė preferojnė tė heshtin dhe nuk dėshirojnė tė komentojnė njė lajm tė tillė. Njė ‘s’kemi komente’, i thatė megjithatė nuk pėrgėnjeshtron atė ēka pritet qė vetė Presidenti ta bėjė publike shumė shpejt.
Mėnyrat
“Do tė kishte ndodhur qė kėtė javė, por rrėmbimi i avionit tė Turkish Airlines e shtyu pėr njė moment tė dytė deklarimin presidencial pėr kėtė ēėshtje’, kėmbėngul burimi konfidencial. Madje ai shtyhet edhe mė tej kur pohon se me njė grup shumė tė ngushtė personash pranė Presidentit tė Republikės, por jo pjestarė tė stafit, zoti Moisiu ka diskutuar edhe mėnyrėn sesi do tė bėjė tė ditur vullnetin e tij. ‘Janė tė paktėn dy variante nė diskutim, i pari dhe qė ka mė shumė gjasa tė ndodhė, ėshtė qė zoti Moisiu tė dėrgojė njė letėr nė Kuvendin e Shqipėrisė nė tė cilėn do tė shpjegojė arsyet e tij pse nuk do tė firmosė kėrkesėn antiSollaku. Burimi kėmbėngul edhe se drafti i kėsaj letre ėshtė gati dhe se nė thelb letra nėnvizon seriozitetin e Presidentit nė shqyrtimin e ēėshtjes, rolin e tij nė balancimin e pushteteve, pavarėsinė e gjyqėsorit dhe kėrkesėn konsekuente pėr respektimin e pavarėsisė sė sistemit tė drejtėsisė’, shpjegon burimi, sipas tė cilit, nė kėtė letėr nuk do tė mungojnė as referimet e shpeshta tė faktorit ndėrkomėbėtar e madje edhe njė citim i Presidentit amerikan Xhorxh Bush i 20 shtatorit tė kėtij viti qė do tė aktualizohet nė letėr nė njė mėnyrė disi tė ndryshuar: “Ju pėrshėndes dhe ju inkurajoj pėr kurajon dhe pėr punėn qė po bėni, sidomos pėr pėrpjekjet tuaja pėr tė ruajtur dhe konsoliduar pavarėsinė e sistemit gjyqėsor nė Shqipėri, gjė pėr tė cilėn mė kanė folur juristė tė shquar amerikanė, qė janė takuar me ju dhe kanė vizituar Shqipėrinė”, i ėshtė drejtuar zoti Bush Presidentit Moisiu nė takimin e tyre tė fundit nė OKB.
Eshtė e besueshme qė po nė SHBA, nė takime konfidenciale, zoti Moisiu ka kėrkuar kėshillė pėr situatėn delikate tė krijuar me ēėshtjen Sollaku dhe ka marrė garanci mbėshtetjeje, por njė gjė e tillė nuk ėshtė bėrė publike nga stafi i tij pikėrisht pėr t’u pėrdorur nė njė moment tė dytė nėse do tė jetė e nevojshme.
Mėnyra e dytė e publikimit tė vendimit presidencial mund tė jetė ajo e njė komunikimi tė gjerė me shtypin nėpėmjet njė konference, por kjo ka pak gjasa tė ndodhė.
Sinjalet paraprake
‘…kur kritikat shndėrrohen nė sulme verbale dhe kolektive, dhe pėr mė tepėr, marrin trajtat e fushatave politike duke synuar qė krizat dhe dėshtimet e pushteteve tė tjera t’i faturohen sistemit gjyqėsor, atėherė ėshtė pėrgjegjėsia ime kushtetuese dhe e ēdo institucioni e individi nė kėtė vend, tė mos pajtojhet me kėtė situatė dhe tė luftojė pėr ruajtjen dhe forcimin e pavarėsisė sė pushteteve kushtetuese’, mė qartė se kaq, zoti Moisiu nuk mund tė paralajmėronte vendimin e tij. Ky deklarim i bėrė pėrpara gjykatėsve tė mėrkurėn, besohet se ėshtė hapi i parafundit pėr tė kapėrcyer nė krahun tjetėr tė njė hendeku tashmė tė hapur mes institucionit tė presidencės dhe ekzekutivit nė Shqipėri. Hapi tjetėr, publikimi i mosfirmosjes sė dekretit tė pritur pėr Sollakut, ėshtė vetėm ēėshtje kohe. Zoti Moisiu po pret pikėrisht kohėn mė tė pėrshtatshme pėr ta bėrė sepse pėr tė nuk ka mė mėdyshje. ‘Do tė punoj me tė gjitha forcat tė jem Presidenti i tė gjithė shqiptarėve, duke ju afruar ndershmėrinė, pėrgjegjėsinė dhe transparencėn nė ushtrimin e detyrės sė lartė qė mė keni besuar’, kėtė betim tė zotit Moisiu ditėn qė ai u ul nė poltronin e kreut tė shtetit, do ta kujtojė me shumė mirėnjohje opozita qė i dha votat diēka mė shumė se katėr vjet mė parė. E cila nė kėtė mėnyrė do tė sigurojė absolutisht fitoren e saj mė tė madhe mbas disfatės nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė korrikut tė vitit tė kaluar. Natyrisht, i penduar do tė mbetet zoti Berisha qė do tė shohė se fatin e betejės sė tij pėr Sollakun e vendosi njeriu qė ai i besoi aq shumė nė tė shkuarėn. Por duke harruar se i zgjedhuri i tij do tė besonte mė shumė nė tekstin e kushtetutės qė i ėshtė zgjedhur pėr slogan nė faqen e parė: ‘Kėtu fillon e ardhmja!’ Njė e ardhme e cila nuk do tė mund tė garantojė mė paqe mes tyre, por do tė jetė e shenjuar pėrfundimisht nga lufta.



-- Edited by ArBi at 15:46, 2006-10-07

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard