Ka filluar aktivitetin e saj publik ne 1990 si drejtuese e emisionit "Mbremje Kulturore ne krahte Adrian Krastes. Ne spektaklin e fundit te ketij emisioni u degjua per here te pare nje kenge incizuar ne studion e Radio Televizionit e kenduar nga ajo. Per here te pare ajo vjen ne Tirane ne Pranvere 1993 ne "Kenget e Stines" dhe kendon "Nese naten vij". Nje kenge suksesi, me te cilen vleresohet me cmimin e dyte. Pas kesaj kendon kenge si "Kam frike nga dashuria", "Simpati" perkatesisht ne Fest 93 dhe Kenget e Stines 94. kompozuar nga Alfred Kacinari. Nderkohe ajo zhvillon nje karriere aktive si kengetare ne vendin fqinj, Greqi. Ne 96 rivjen ne Festivalin Kombetar me kengen "Kerkoja fatin" kompozuar nga Alfred Kacinari. Ne 97 kendon ne Festivalin Kombetar kengen "Hape qiellin per mua" qe u rendit e katerta ne garen e kenges. Kjo ishte nje nga hitet e atij viti dhe mjaft e dashur per publikun. Gjithashtu ne 98 merr pjese ne Kenget e Stines me "Qyteti im". Ne Fest 98, kendon "Fjale te perjetshme" te E. Zhulalit dhe vleresohet si "Interpretuesja me e mire". Ne "Kenga Magjike 99" merr 2 cmime, vendin e trete ne festival dhe cmimin nga Kritika, nje balade e Ardit Gjebreas dhe Alfred Kacinarit. Po ne Fest 99 kendon me orkestrim te Gazzibo, muzike te F.Tudes. Ne 2000 me kengen "Ante i tokes sime" fiton cmimin e pare ne Festivalin Kombetar. Po kete vit ne "Kengen Magjike 2000" fiton cmimin e dyte. Ne 2001 ne Kengen magjike fiton "Cmimin e pare" me duetin e famshem "Per nje cast me ndal zemra" me Pirro Cakon. Ne Festivalin 2001, Cmimi i dyte ne "Antinostradamus" me muzike te Pirro Cako. Albumi i pare i saj "Ante" doli me 25 Dhjetor 2001. Permban 12 kenge nga te cilat 5 tekse i ka shkruajtur vete ajo. CD perben nje liberth me 16 faqe. Rovena Dilo ka mbaruar fakultetin e Gjuhes dhe Letersise, i pelqen shume letersia dhe linguistika. Ndonjehere shkruan poezi dhe ka per hobi kercimin, notin dhe kopshtarine. Shenja e horoskopit eshte Demi. Ka asistuar ne disa seanca fotografike te fotografit te mirenjohur Fadil Berisha. Ka dhene shume intervista ne gazeta e revista te Shqiperise dhe Kosoves. Ka dale ne 4 kopertina revistash ne Shqiperi ne AKS, Spekter, Jeta, dhe ne Kosove ne revisten Teuta dhe Rrezja e drites.