Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Kuriozitet: Si funksionon truri pas zgjimit nga gjumi


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Kuriozitet: Si funksionon truri pas zgjimit nga gjumi
Permalink   


Si funksionon truri pas zgjimit nga gjumi

Shumė njerėzve u duhet kohė pėr t’u dalė gjumi pasi ēohen nga shtrati. Njė studim i ri tregon se gjatė minutave tė para pas zgjimit, aftėsia jonė pėr tė marrė vendime nuk ėshtė mė e mirė se pas konsumimit tė njė sasie jo tė vogėl alkooli.

Nuk ėshtė habi qė kaq shumė njerėz pinė kafe nė mėngjes pėr tė fituar energji. Njė studim i ri nga Universiteti i Kolorados ka zbuluar se dobėsia fizike dhe mungesa e ekuilibrit qė ndjejmė kur zgjohemi nga gjumi mund tė na bėjė mė tė paaftė se po tė mos flinim fare.
Josh Rodgers ėshtė student qė ka marrė pjesė nė kėtė studim. Kur ai zgjohet papritur dhe i kėrkohet tė bėjė njė test tė thjeshtė matematike, Josh nuk lėviz shpejtė dhe nuk mendon qartė. “Ėshtė me tė vėrtetė e vėshtirė”.
Profesor Kenet Right udhėhoqi studimin i cili ėshtė botuar nė gazetėn e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė. “Ne kemi zbuluar se kur ngrihemi nga gjumi aftėsitė tona janė shumė mė tė kufizuara sesa gjatė orėve qė jemi zgjuar. “Profesor Right ka zbuluar edhe se kur mund tė merren notat mė tė ulėta nė provime. “Mungesa mė e theksuar e aftėsive ndodh menjėherė pas zgjimit, gjatė minutave tė para”.
Shumicėn e kohės kjo lloj mungesė ekuilibri e quajtur ndryshe “inerci e gjumit” kalon gjatė 10 minutave tė para. Por pėr ca njerėz mund tė zgjasė deri nė 2 orė. Profesor Right dhe studiues tė tjerė testuan njė grup pacientėsh sė pari pasi kishin fjetur gjithė natėn pėr njė javė me radhė. Pastaj ata i testuan ata pacientė pasi kishin qėndruar 26 orė pa gjumė. Pacientėt ishin mė mirė kur ishin mė mirė kur ishin pa gjumė fare.
Ruth Meyler udhėton shumė dhe thotė se studimi ėshtė i saktė. “Kam 36 orė qė jam pa gjumė dhe nuk ėshtė fare problem.” Ka njė arsye pėr kėtė. Profesor Right thotė se pjesa ballore e trurit, si i gjithė trupi nuk do tė zgjohet nga gjumi kur bie alarmi. “Kjo ėshtė pjesa e trurit qė ėshtė e lidhur me aftėsinė pėr tė menduar qartė dhe pėr tė marrė vendime.”
Ky zbulim ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mjekėt dhe punonjėsit e urgjencės, si dhe personelin ushtarak, pra tė gjithė ata njerėz qė duhet tė marrin vendime tė rėndėsishme, nganjėherė tė lidhura me jetėn apo vdekjen, ndėrsa kanė ende inerci gjumi. Kjo ėshtė gjithashtu diēka qė njerėzit qė ngasin makinėn pėr nė punė duhet ta marrin parasysh. Profesor Right thotė se pjesa mė e madhe e aksidenteve ndodhin herėt nė mėngjes kur njerėzit janė rrugės pėr nė punė.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard