Ne edicionin e fundit te varietese “Portokalli”, pasi pershendeti edhe nje here spektatoret, e la skenen e prezantimit me idene se kjo mund te ishte edhe hera e fundit qe ngjitej aty. Ajo bote aq e bukur televizive qe i ishte servirur krejt papritur dhe pa e kerkuar aspak, padyshim qe kishte qene nje arene e mire per njohjen, por edhe karrieren e saj te shpejte. Dhe jo vetem kaq. Performancat e shpeshta para kameras, komunikimi i perjavshem me publikun dhe adhurimi qe merrte gjithmone prej tij ishin nje kenaqesi qe nuk e provonte kushdo. Prandaj ndihej mire sa here qe i propozonin nje format te ri. Gjithmone ne forme dhe e denje per te qene nje ikone televizive “prej verteti”. Megjithate, as fama qe u rrit sa hap e mbyll syte e as cilesimi prej shumekujt si vajza me e bukur e Tiranes, nuk e tunduan qe te hiqte dore nga nje projekt qe Xhemi Shehu po harton qe prej nje viti. Brunia elegante e formave perfekte trupore dhe me syte aq ndjelles jeshile, pertej asaj cfare bente cdo dite, ruante edhe nje tjeter enderr qe i kapercente spektaklet qe e bene personazh aq te kerkuar. Projektonte nje kthese te re ne karrieren e saj, dhe pikerisht tani beson se eshte koha e duhur te hedhe nje hap qe per shumekend mund te jete me teper se i guximshem. Planet e saj nuk kane aspak lidhje me ate qe prej kohesh perflitet nen ze.
Nuk eshte larguar nga ekrani i Top-Channel qe e beri te njohur, dhe nuk mendon te ndryshoje imazh. Hapi i saj kete here eshte shume me i madh se kaq. Tani me shume se kurre Xhemi eshte gati te lere, mbase pergjithmone, gjithcka ka arritur deri me tani. Bile edhe qytetin e lindjes. Pergatitet te udhetoje drejt Italise, te nise atje nje shkolle arti e me vone ku i dihet. Pse jo, mund te behet pjese edhe e spektakleve te medha italiane. Atje ku ne fund te fundit kane zene vend mire edhe shume emra te tjere shqiptaresh si balerine a si kengetare. Dhe pervec kesaj, pertej detit bukuroshen e ekranit e pret edhe shpirti binjak. Nje djalosh me te cilin ndan qe prej nje viti dashurine, e cila me ne fund do te kaperceje te vetmen pengese: Detin. Do te largohet per te lene pas ate imazhin e vajzes seksi qe brenda nje kohe te shkurter u be ikona perfaqesuese e nje kompanie, prezantuesja e preferuar e disa emisioneve, por edhe thashethemajen jo fort te vogel, qe cdo dite ngacmonte jeten e qete te Xhemit.
Numeron vetem tre vjet qe kur ka dale per here te pare ne ekran. Kohe qe i ka mjaftuar te shijoje nje karriere qe shume prej moshatareve te saj do ta kishte zili. Edhe pse televizioni nuk ka qene asnjehere synimi i Xhemit, vetem ky e shnderroi studenten e vitit te katert te Gjuheve te Huaja ne Universitetin e Tiranes ne nje imazhin te lakmuar nga te gjithe. Ne fillim si veline e emisionit “Fiks Fare”, e me pas si prezantuese e spektakleve “Shtojzovallet”, Topfest, “Portokalli” dhe qe prej nje viti edhe imazh i Digitalb-it. Nje karriere qe u ngrit sa hap e mbyll syte e qe e ktheu studenten e anglishtes ne vajzen e preferuar te regjisoreve. “Besoj se me ka ndihmuar fati per te arritur deri ketu. Nuk kam synuar asnjehere t’i hyj televizionit. Edhe ne konkurimin per t’u pranuar si veline ne “Fiks fare” kam shkuar rastesisht. Dy dite me vone mesova se isha perzgjedhur. Nuk kisha as kohe te mendohesha, sepse gjithcka ndodhi shume shpejt”, tregon Xhemi, duke shtuar se e shumta qe kishte enderruar per karrieren e saj ka qene e ardhmja si kengetare. Nje enderr prej se ciles hoqi dore shpejt, sapo beri proven e pare dhe kuptoi qe nuk kishte asnje prirje per te. Megjithate hyrja rastesore ne studiot e emisionit investigativ nuk e pengoi Xhemin te binte shpejt ne sy. Me shpejtesi marramendese vajza qe i kishte thene gjithmone “jo!” kerkesave per pjesemarrje ne konkurse bukurie e gjeti veten te rrethuar nga kerkesat qe e ftonin te zinte vend jo me vetem si veline, por edhe si prezantuese. “Me kamerat isha mesuar, por ne proven e pare si prezantuese tek spektakli veror “Shtojzovallet” me trembte pak ideja e perballjes me publikun”, kujton eksperiencen e pare Xhemi. “Por shume shpejt u mesova, madje cdo puntate ndihesha perhere e me mire”. Dhe kjo i hapi rrugen te kthehej edhe ne imazhin e nje prej kompanive satelitore ne Shqiperi, e cila nuk e humbi rastin per te pasur Xhemin te pranishme ne te gjitha spotet publicitare. Cka mjaftoi qe fytyra e bukur e saj te shfaqej ngado e te kthehej brenda nje kohe te shkurter ne njeri publik dhe te kerkuar. Rastesia e mbi te gjitha fati duket se u treguan shume te mire me Xhemin, qe numeron shume kenaqesi gjate ketyre viteve qe e vendosen ne qender te vemendjes. Edhe pse jo rralle ka ndjere edhe xhelozine apo “luften e brrylave” ne vendin ku punonte. Nuk mban mend te jete perplasur ballazi me dike, nje rivale a armike, megjithate kjo nuk do te thote qe jo rralle jane munduar ta pengojne te jete prezantuese e mire ne spektaklet kryesore te Top-Channel. “Me shume kam perfituar kenaqesi gjate ketyre viteve”, thote ajo, “edhe pse shpesh kam degjuar qe shumekush shprehte xhelozi per performancat e mia. Madje dashakeqesi apo pengese qe une te mos isha pjese e nje emisioni te caktuar. Ndaj ketyre kam preferuar te hesht dhe te ndjek e qete punen time, dhe mendoj se kam bere mire. Sepse fati nuk me ka tradhetuar asnjehere”. Dhe rezultati duket. Shume televizione te tjera u afruan tek vajza seksi qe nderkohe e kishte marre vendimin t’i qendronte besnike ekranit qe e beri te famshme. Ashtu sic eshte edhe sot.
Nderkaq, zerat ne fakt nuk kane munguar te komentojne cdo moment te karrieres se Xhemit. Por qe ka preferuar t’i injoroje gjithmone. Aq me teper qe tashme ato cfare thuhen nuk kane rendesi. Asnje ekran tjeter nuk do ta tundonte Xhemin te ikte nga puna qe ka. Asnje oferte, pervec projektit qe ka nisur te zbatoje nderkohe dhe qe do e largoje jo vetem nga Top-Channel, por edhe nga Shqiperia. Dhe mbase pergjithmone.
I ka plotesuar te gjitha aplikimet e nevojshme, dokumentat e gjithcka tjeter i duhet per t’u regjistruar ne Akademine e Artit ne Rome. Eshte impenjuar prej ditesh me projektin e saj te ri dhe asgje deri tani nuk e ka lekundur besimin se kjo eshte koha e pershtatshme per t’u larguar nga Shqiperia. Nuk i vjen aspak keq qe do te heqe dore nga ato qe ka arritur deri me sot, sepse beson se edhe studimet ne degen Menaxhim Arti do te jene nje shans i mire per nje te ardhme te suksesshme. Aktualisht ne Tirane (me ndonje udhetim te shkurter drejt Dhermiut ne mes, per te thyer rutinen)e mban vetem pergjigja qe pret te marre nga Ambasada Italiane per vizen e udhetimit dhe me pas do te niset. “Mendoj se ka ardhur koha te nderroj ambjent. Dua te largohem nga Tirana dhe te mendoj dicka tjeter per karrieren time”, thone Xhemi, e cila nuk e fsheh qe ne projektet e saj te ardhshme ben pjese edhe pjesemarrja ne spektaklet e njohur te Maria de Filipit. Nderkaq pervec shkolles, ne kryeqytetin e lashte italian e pret edhe dikush qe me Xhemin ka nje lidhje te vecante. Nje mik zemre me te cilin eshte e lidhur qe prej nje viti e qe me ne fund do te bashkohet. “Jam e dashuruar me nje djale qe jeton ne Itali”, thote ajo pa dashur ta zbuloje emrin e zgjedhurit te saj. Nje personazh i perfolur jo pak nga kronikat roze per lidhjen me vajzen elegante te ekranit, e nese iu referohemi ketyre te fundit miku i Xhemit nuk mbetet te jete tjeter vecse balerini Leon Cino, qe prej vitesh jeton ne Itali. Megjithate, tani per tani vete Xhemi vetem kaq pranon te zbuloje per lidhjen e saj, duke i lene te tjerat per nje kohe tjeter, mbase kur te kete dicka me shume per te thene. Me e rendesishmja per momentin eshte shkolla e artit qe lakmon dhe karriera qe programon te ndertoje ne vendin fqinj. Do te largohet pa lene pas asnje peng qe mund t’i kete mbetur gjate kesaj kohe qe u be e njohur, pervec prinderve, te cilet eshte e sigurt se do t’i vizitoje here pas here.
Por, pervecse imazhin e nje vajze te sukseshme dhe te realizuar, pa pishmane a brejtje ndergjegje, Xhemi do te lere ne Shqiperi edhe nje thashethemnaje jo te vogel qe e ka shoqeruar gjate viteve te karrieres se saj te shpejte. 23-vjecarja nga Tirana eshte vendosur jo rralle edhe ne qender te kronikave roze. Zera qe ne fillimet e tyre e kane trazuar jo pak jeten e Xhemit, e cila ne nje moment te caktuar vendosi te mos shqetesohej me per ato cka perfliteshin lart e poshte. Perderisa ishte e pafuqishme t’i sqaronte te gjithe a t’u jepte fund atyre fjaleve, zgjodhi t’i injoronte e te mos u jepte me rendesi. Edhe pse shpesh e urrente faktin qe tanime ishte njeri publik dhe si e tille binte ne sy ngado qe shkonte. “Kam degjuar histori nga me te cuditshmet”, thote ajo, “qe nga thashethemet qe kam qene e martuar, qe kam pasur shume te dashur, trillime nga me te ndryshmet. Ne fillim isha kurioze te degjoja ato qe thuheshin per mua, por me pas m’u kthyen ne nje bezdi te vertete. Te paverteta qe shpesh kapercenin cdo lloj llogjike”. E fundit ishte nje video jo thjesht erotike e lancuar pak kohe me pare ne internet, personazhi i se ciles u perfol se ishte pikerisht Xhemi. Ishte nje nga ato xhirime, cuditerisht ne mode kohet e fundit e qe identifikojne emra personazhesh shqiptare si protagoniste te tyre. Edhe pse ne te shumten e rasteve kane qene bllofe. “Ate video ma tregoi nje shoku im dhe me tha qe ishin perhapur zera qe aty isha une”, tregon Xhemi, e cila asnjehere nuk ka folur publikisht per fjalet e fundit ne adrese te saj. “Nuk i vura rendesi sepse jam e qete dhe e di se nuk kam qene asnjehere e perfshire ne te tilla histori. Pastaj une nuk i kam pasur asnjehere floket me kacurrela, ashtu si ajo vajza ne video dhe nuk kam asnje tatuazh ne trup, ne nje kohe qe ajo ka dy te tille ne kurriz”, shton ajo duke hedhur poshte perfundimisht thashethemet e pak koheve me pare dhe duke shtuar se edhe kete here behet fjale thjeshte per nje manipulim. Aq me teper qe ne xhirimet e nxehta amatore, qe per disa dite ishin kryeqendra e thashethemeve, flitet ne nje gjuhe sllave dhe jo shqip. Por ndersa ngrys vetullat per fjalet e shumellojta per lidhjet e saj, Xhemi qesh kur kujton se nuk i ka shpetuar as listes se personazheve te njohur qe thuhet se i jane nenshtruar kirurgjise estetike. Vetem pak muaj me pare u tha se bukuroshja syjeshile kishte zgjedhur te shtonte permasat e gjoksit nga mrekullia e bisturise. “Deri me tani nuk kam ndryshuar asgje ne trupin tim”, thote ajo. “Me siguri do te mendoj nje nderhyrje plastike, por kjo eshte e sigurte se do te ndodhe shume vite me vone atehere kur do te kem nevoje”. Dhe deri atehere ka ende kohe. Sepse tani per tani Xhemi eshte e perqendruar ne te tjera projekte te rendesishme. Per momentin po mendon vetem qe te largohet nga Shqiperia. Per te lene pas edhe famen, por edhe thashethemet qe thuhen per te. E per te nisur serish nga e para. Nje jete te re pertej detit e nje karriere qe shpreson te jete kaq e suksesshme dhe me fat sa kjo e Tiranes.