Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Flashet me te fundit te dates: 6,tetor,2006


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Flashet me te fundit te dates: 6,tetor,2006
Permalink   






SHKUP. Ministria e Ekonomisė e Maqedonisė njoftoi sot se do tė nisė njė procedurė pėr organizimin e njė takimi ministror nė Maqedoni brenda kėtij viti, pėr tė nėnshkruar marrėveshjen pėr naftėsjellėsin AMBO. Nė njoftimin e Ministrisė thuhet se para dy vitesh ėshtė nėnshkruar njė memorandum ku saktėsohet qė periudha maksimale pėr fazėn pėrgatitore nuk duhet tė jetė mė shumė se tre vite. Po ashtu, sipas njoftimit, nė marrėveshjen e ardhshme do tė pėrcaktohen tė drejtat dhe detyrimet e vendeve pjesėmarrėse.




17:32

UASHINGTON. Ekonomia amerikane krijoi 51.000 vende tė reja pune nė shtator pas 188.000 vendesh tė krijuara nė gusht, ndėrsa pėrqindja e papunėsisė ėshtė ulur nė 4,6 pėr qind tė popullsisė aktive, kundrejt 4,7 pėr qind qė ishte muajin paraardhės, njoftoi sot Departamenti i Punės. Ky ėshtė niveli mė i ulėt qė prej tetorit 2005 dhe njė zhgėnjim pėr analistėt qė flisnin pėr rreth 120 000 vende tė reja pune. Ky raport pritej me padurim, sepse tregjet po shtrojnė pyetje lidhur me rėnien e ekonomisė.




17:14

BUDAPEST. Afro 50 000 manifestues ishin mbledhur sot nė orėn 16:40 nė rrethinat e parlamentit nė Budapest pėr tė kėrkuar dorėheqjen e kryeministrit socialist, Ferenc Gyurcsany, konstatoi njė gazetar i AFP-sė.




17:09

BRATISLAVĖ. Afro 8 milionė paketa cigaresh kontrabandė qė vinin nga Kina u sekuestruan nė portin lumor tė Bratislavės nė Danub, me njė vlerė prej 658 milionė eurosh, njoftuan sot burime doganore sllovake. Tė fshehura nė njė kontenier tė mbushur me kuti ēorapesh, paketat e cigareve tė markės amerikane, ishin tė shkruara nė frėngjisht, sipas drejtorit tė Doganave tė Bratislavės, Peter Toth. "Malli mbėrrti nė territorin e BE-sė nė njė garaZh kontenierėsh nė Hamburg, ndėrsa kaloi tranzit nga Republika Ēeke", tha ai.




16:47

VLORĖ. Nė qytetin e Vlorės u pėrkujtua sot 70 vjetori i krijimit tė Bibliotekės Publike "Shevqet Musaraj". Me kėtė rast, nė mjediset e saj u zhvillua njė ceremoni me pjesėmarrjen e intelektualėve vlonjatė, dashamirėsve tė librit, tė kulturės, pėrfaqėsuesve tė Ambasadės sė SHBA-sė nė Tiranė, etj. Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve, Bujar Leskaj, theksoi se "krijimi i kėtij institucioni tė informimit publik ishte njė sinjal drejt njė epoke moderne".




16:04

TIRANE. Gjykata e Tiranės vendosi sot masėn e sigurisė “arrest me burg” pėr tė pandehurit Dorjan Aliko, 20 vjeē, Elis Mata, 23 vjeē dhe Jeton Abazi, 21 vjeē, qė tė tre banues nė Tiranė, qė akuzohen pėr grabitjen e disa argjendarive nė Tiranė . Vendimi u dha nga gjyqtarja Ariana Caco, pas kėrkesės sė paraqitur nga prokuroria. Sipas akuzės, “personat e mėsipėrm, nė bashkėpunim me shtetasin Ervin Aliko, dyshohet se kanė vjedhur nė mėnyrė tė pėrsėritur njė argjendari nė rrugėn “Haki Stėrmilli”, duke shkaktuar njė dėm prej 2.000.000 lekėsh”.




14:56

MOSKE. Rusia dėboi me nje avion emigrantėt e paligjshėm gjeorgjianė, nė njė goditje tė fundit kundėr fqinjit tė saj jugor, deklarojnė zyrtarėt.Tė dėbuarit gjeorgjianė u dėrguan nė njė aeroport ushtarak nė periferi tė Moskės dhe u hipėn nė njė avion me destinacion Tbilisin. Zyrtarėt nuk dhanė hollėsira lidhur me numrin e gjeorgjanėve qė ndodheshin nė bord.




08:58

GJEORGJI. Partia nė pushtet nė mes tė njė embargoje tė fuqishme ruse, kryeson zgjedhjet lokale qė u zhvilluan njoftoi presidenti Sakashvili. Lėvizja Kombėtare fiton afro 70 pėr qind tė votave nė Gjeorgji pohoi presidenti. Ndėrsa, sipas sondazheve nė dalje tė qendrave tė votimit realizuar nga organziata jo-qeveritare, partia presidenciale fiton 56 pėr qind tė votave.




08:55

BOLIVI. Tė paktėn 12 persona u vranė dhe 57 tė tjerė u plagosėn pas pėrleshjeve tė ashpra mes disa tė miturve dhe tė papunėve nė minierėn e kallajit njoftoi ministrja e Brendshme duke shtuar se bilanci mund tė rėndohet pasi ka shumė tė plagosur. Qeveria e Evo Moralesit vlerėsoi se kėto pėrleshje ishin rezultat i njė dhune tė pakuptimtė dhe vėllavrasėse.




08:55

BOLIVI. Tė paktėn 12 persona u vranė dhe 57 tė tjerė u plagosėn pas pėrleshjeve tė ashpra mes disa tė miturve dhe tė papunėve nė minierėn e kallajit nė Huanuni njoftoi ministrja e Brendshme duke shtuar se bilanci mund tė rėndohet pasi ka shumė tė plagosur. Qeveria e Evo Moralesit vlerėsoi se kėto pėrleshje ishin rezultat i njė dhune tė pakuptimtė dhe vėllavrasėse.




21:15

TIRANE. Nė Aeroportin Ndėrkombėtar "Nenė Tereza", nė Rinas, u zhvillua sot ceremonia e pritjes sė Kontigjentit tė 7-tė Paqeruajtės nė Irak. Ai pėrbėhet nga 120 trupa, nga tė cilėt 13 oficerė, 47 nėnoficerė dhe 60 ushtarė profesionistė, nėn drejtimin e major Arben Kinxhit. Kontigjenti ynė ėshtė renditur pėrkrah koalicionit "Liria e Irakut" dhe ka shėrbyer nė Mosul. Gjatė periudhės prill-tetor 2006, trupat tona kanė kryer detyra tė rėndėsishme si: ruajtje objektesh tė rėndėsisė sė veēantė, patrullim, shoqėrim personalitetesh etj. Ata kanė pėrmbushur me sukses objektivat e caktuara dhe janė dalluar pėrkrah partnerėve tė tjerė nė mision.




21:14

PRISHTINĖ. Shefi i Zyrės Britanike nė Prishtinė, David Blunt, deklaroi sot se "janė tė qarta avantazhet e njė zgjidhjeje tė shpejtė tė statusit tė Kosovės". Pas njė takimi tė pėrfaqėsuesve tė vendeve tė Grupit tė Kontaktit nė Prishtinė me Kryeministrin e Kosovės, Agim Ēeku, ambasadori britanik, Blunt, duke komentuar "disa spekulime" rreth kalendarit tė procesit pėr statusin final tė Kosovės, vėrejti se deklarata e fundit ministrore e Grupit tė Kontaktit "e bėn tė qartė se do bėhen tė gjitha pėrpjekjet pėr tė arritur njė marrėveshje brenda vitit 2006".




21:12

KORĒE. Njė 17 vjeēar nga rrethi i Gram**** u ndalua nga seksioni i luftės kundėr trafiqeve njerėzore nė Drejtorinė e Policisė sė Korēės me akuzėn e dhėnies sė ndihmės pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit tė njė shtetasi algjerian pėr qėllime fitimi. Burime zyrtare tė policisė rajonale, bėnė tė ditur se 17 vjeēari me inicialet V.Y, banues nė fshatin Snosėm tė rrethit tė Gram****, u ndalua sot me akuzėn "dhėnie ndihme pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit".




18:38

ATHINĖ. Greva e mijėra mėsuesve grekė bllokoi sot pėr orė tė tėra trafikun nė pjesėn qendrore tė Athinės duke lėnė dhjetėra turistė tė huaj tė bllokuar me bagazhet e tyre nė rrugėt e mbyllura tė kryeqytetit. Arsimtarėt kėrkojnė rritjen e rrogave tė tyre dhe akuzojnė qeverinė pėr mosmbajtje tė premtimeve elektorale lidhur me shtimin e buxhetit tė shtetit pėr arsimin. Policia deklaroi se rreth 10 000 pjesėmarrės shkaktuan protestėn mė tė madhe nė vend prej vitesh.




17:27

PUKĖ. Policia e Pukės ndaloi sot tre vėllezėr, pasi akuzohen pėr tentativė vrasjeje, nė bashkėpunim me njėri - tjetrin. Burime zyrtare nga policia lokale bėnė tė ditur se vėllezėrit Kastriot, 17 vjeē, Ylber, 25 vjeē, dhe Prengė Vocrri, 28 vjeē, banorė tė fshatit Kryezi tė rrethit tė Pukės janė ndaluar sot, pasi, nė bashkėpunim me njėri - tjetrin, kanė tentuar tė vrasin me armė zjarri shtetasin Gjovalin Cuku, 43 vjeē, Dedė Cuku, 28 vjeē, tė dy banorė tė qytetit tė Fushė Arrėzit dhe Gjergj Cuku, 24 vjeē, banues nė fshatin Kryezi tė rrethit tė Pukės. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pas njė konflikti mes tyre pėr motive tė dobėta. Pas hetimeve paraprake nė vendngjarje, policia ka sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale njė gėzhojė metalike, ndėrsa po punohet pėr gjetjen e armės sė krimit.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard