Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Gatuzo bėrtet: Jemi kampionėt e botės


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Gatuzo bėrtet: Jemi kampionėt e botės
Permalink   


                                                                                                       6,tetor,2006





Mesfushori i kombėtares italiane ka thėnė se suksesi i "axurrėve" nė botėror ėshtė harruar shumė shpejt     06-10-2006


"Ne jemi ata qė kanė fituar botėrorin." Kanė qenė kėto fjalėt e Rino Gatuzos. Mesfushori "axurr" ėshtė paraqitur i karikuar, si zakonisht, dhe thuajse e ka ngritur peshė njė mjedis tė tėrė, i cili duket se ėshtė shtypur nga pesha e polemikave qė e rrethojnė. Ukraina ėshtė njė etapė thelbėsore pėr kualifikimin nė Euro 2008 dhe Gatuzo e di mirė. Renditja ėshtė shqetėsuese dhe i vė nė vėshtirėsi "axurrėt", njė situatė qė i detyron tė luftojnė, ta nxjerrin nė pah grintėn dhe krenarinė, sikurse nėnvizon vetė Gatuzo. Ndaj Ukrainės, tė shtunėn nė Romė, janė nė lojė shpresat "axurre" tė kualifikimit nė Euro 2008 dhe mesfushori i Milanit ėshtė i ndėrgjegjshėm se nuk mund tė gabohet. "Na presin dy sfida kyēe, por ne duam vetėm tė tregojmė se jemi ata qė kanė fituar kampionatin botėror. Renditja ėshtė e frikshme, kėshtu qė do tė jetė e vėshtirė. Por mund t'i fitojmė tė dyja ndeshjet. I kemi mundėsitė pėr tė bėrė kthesė dhe jemi tė vetėdijshėm se mund tė paraqitemi mirė."
Fakti qė do tė pėrballen me ukrainasit, tė cilėt i mundėn nė ēerekfinalet e botėrorit nė Gjermani, mund tė jetė njė avantazh pėr djemtė e Donadonit, edhe pse "Ringio" u druhet dhuntive teknike tė Shevēenkos me shokė, tė cilėt ndėrthurin cilėsinė me dhuntitė e mira fizike. Nė Gjermani, "axurrėt" e patėn tė lehtė tė fitonin dhe vazhduan rrugėn e tyre drejt triumfit, dhe Gatuzo u ndal pikėrisht te fitorja e Berlinit: "Ajo qė mė ka goditur, ėshtė se fitimi i botėrorit ėshtė harruar. Nė futboll rėndėsi kanė vetėm tri pikėt, nuk ka rėndėsi loja e bukur. Pas ndeshjes ndaj Lituanisė, tė gjithė na kritikuan, por nė tė vėrtetė luajtėm mirė. Nuk ėshtė e vėrtetė se fitohet gjithnjė ndaj skuadrave tė vogla. Ndryshe nga njė muaj mė parė, tani jemi nė formė dhe duhet tė fitojmė. Donadoni po na pėrgatit qė tė luftojmė 90 minuta nė fushė." Ishte i pashmangshėm njė koment pėr trajnerin e ri "axurr", i cili ka mbi shpinė trashėgiminė e madhe tė Marēelo Lipit: "Skuadra ka besim tek ai, pėrfshi edhe mua. Me Lipin mbeten marrėdhėniet shumė tė mira, por me tė ėshtė kėnaqėsi tė takohem jashtė fushave tė futbollit, pasi t'i kem hequr veshjet e futbollistit." Sė fundi, diēka edhe lidhur me fanellėn nr.10, tė cilėn nuk dihet se kush do ta veshė tani qė nuk ėshtė Toti: "Mendoj se pėr Franēeskon po bėhen shumė polemika tė kota. Ai nuk ėshtė mirė fizikisht, nuk ka asnjė problem me trajnerin dhe nuk besoj se ėshtė i gėzuar qė nuk po vjen. Edhe pėr fanellėn nr.10 po bėhet njė polemikė absurde. Po tė ma jepnin mua, do tė ishte njė fyerje pėr futbollin: e kam veshur vetėm njė herė nė Gllasgou, por ndoshta atė ditė trajneri kishte pirė mė shumė birra se ē'duhej."

                                                        Pergatiti: Arbi:  Arbi_1999@hotmail.com

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard