Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Bllokohen 5 karburante nė Tiranė Shkak, cilėsia e ulėt e karburanteve dhe dokumentacioni


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Bllokohen 5 karburante nė Tiranė Shkak, cilėsia e ulėt e karburanteve dhe dokumentacioni
Permalink   


                                                                                                       6,tetor,2006


Ilir Kurti, kryeinspektori i ISHKNG-sė: Kėtė javė kontrolli do tė shtrihet nė tė gjithė qarkun e Tiranės  


Bllokohen 5 karburante nė Tiranė


Shkak, cilėsia e ulėt e karburanteve dhe dokumentacioni


Pikat e karburanteve nė vend nuk janė tė pajisura me dokumentacionin e duhur pėr tė ushtruar aktivitetin e tyre. Pėrveē kėsaj, shumė prej tyre mashtrojnė qytetarėt pėr cilėsinė e naftės qė ato tregtojnė. Inspektorati Shtetėror i Kontrollit tė Naftės dhe Gazit (ISHKNG) ka bllokuar dje 5 pika karburantesh, pasi nuk ishin tė pajisura me dokumentacionin e duhur. Kontrolli mbi pikat e karburanteve do tė vazhdojė nė ditėt nė vijim pėr tė gjithė qarkun e Tiranės.
“Ka filluar bllokimi i aktivitetit tė jashtėligjshėm nė fushėn e tregtimit tė karburanteve. Vetėm dje janė bllokuar 5 pika tregtimi karburantesh”, - pohon pėr “Gazeta Shqiptare” Ilir Kurti, kryeinspektori i ISHKNG-sė. Sipas tij, tė gjitha pikat e tregtimit qė kanė mungesė dokumentacioni do tė bllokohen, deri sa tė pėrmbushin tė gjitha kriteret e pėrcaktuara nė ligj.
Cilėsia
Ndėrsa nė pikat qė konstatohen se ka shkelje tė cilėsisė sė naftės, ndaj tyre do tė merret masa e gjobės, e cila varion nga 300 mijė lekė nė 500 mijė lekė. Gjatė njė kontrolli tė ushtruar nga ISHKNG-ja nė qytetin e Fierit, ka rezultuar se shumė pika tregtimi kanė abuzuar me cilėsinė e naftės. “10 pika karburantesh nė qytetin e Fierit janė gjobitur me 300 mijė lekė, pasi kishin abuzuar me cilėsinė e karburanteve qė tregtonin”, - tha Kurti.
Po tė hedhim njė vėshtrim prapa, nuk ėshtė hera e parė qė shoqėritė e tregtimit tė karburanteve abuzojnė me cilėsinė e naftės qė ato tregtojnė. Edhe rreth njė vit mė parė kur ēmimi i naftės pėsoi rritje, ISKSHG-ja ushtroi kontroll nė disa pika karburanti nė Tiranė, nga tė cilat 6 rezultuan qė naftėn “D2” e tregtonin si naftė tė cilėsisė “D1”. Nafta “Eurodiesel” ose nė gjuhėn teknike “D1” apo “EN 511”, qė ėshtė naftė e cilėsisė mė tė lartė, shpeshherė nė pikat e karburanteve tregtohet pėr naftės “D2”.
Ēmimi
Ēmimi i arit tė zi nė bursat po shkon drejt rėnies. Sipas mediave tė huaja, njė fuēi nė bursat ndėrkombėtare ėshtė kuotuar me 58 dollarė, nivel ky mė i ulėti nė kėto muaj. Nė mė pak se dy muaj ēmimi i naftės ėshtė ulur me 25 pėr qind. Vetėm nė kėto dy javėt e fundit ēmimi i arit tė zi nė bursat ndėrkombėtare ka rėnė me 4 dollarė pėr fuēi. Pavarėsisht uljes sė ēmimit tė karburanteve nė tregjet ndėrkombėtare, tregu ynė nuk ka pasur ndonjė reagim tė ndjeshėm. Sipas konjuturės sė tregut vendas, niveli i kuotimit tė karburanteve nė bursat ndėrkombėtare duhet tė reflektohet edhe nė tregun vendas. Kjo, pasi mbi 80 pėr qind e karburanteve qė tregtohet nė vend importohet nga jashtė. Prodhimi vendas aktualisht pėrballon vetėm 10 pėr qind tė kėrkesės. Duke pasur parasysh konjukturėn e tregut vendas, kur ēmimi i naftės nė bursa ulet, kjo rėnie duhet tė reflektohet edhe treg. Por ende nuk po shikohet njė ndikim i tillė. Pikat e tregtimit tė karburanteve brenda qytetit tė Tiranės nuk i kanė ulur ēmimet e karburanteve. Kėshtu, benzina tregtohet me 140 lek/litėr, nafta D1 130 lek/litri dhe D2 me 120 lek/litri. Njė ulje e lehtė ēmimi vihet re vetėm nė pikat e karburanteve jashtė qytetit tė Tiranės, ku ēmimi i benzinės ėshtė 130 lek/litri, D1 ėshtė 125 lek/litri dhe D2 me 115 lek/litri.


 


Tė dhėna



  • 58 USD pėr fuēi, ēmimi i naftės nė bursa
  • 140 lek / litėr ēmimi i benzinės
  • 130 lek / litėr ēmimi i naftės D1
  • 120 lek / litėr ēmimi i naftės D2

                Pergatiti Arbi: Arbi_1999@hotmail.com



-- Edited by ArBi at 14:17, 2006-10-06

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard