Te behesh e fameshme sa hap e mbyll syte. Nje histori qe perseritet nga nje bukuroshe tek tjetra. Tani rradhen e ka Xhemi Shehu. Nga nje veline e zakonshme u shnderrua ne nje ikone televizive. Jo vetem si imazh reklamash por edhe si prezantuese e nje spektakli te perjavshem. Tani rrefen sekretet si e ndolli fatin e saj te mbare
Afro tri vjet me pare, fshihej cdo dite nen nje uniforme jo dhe aq te kendshme. Ndersa mikeshat e saj benin qejf neper gjimnaze, ajo studionte ne nje kolegj turk dhe as qe i behej vone fare per c'ka ndodhte jashte atij rrethimi kangjellash. Ajo zbatonte me perpikmeri rregullat e shkolles se saj.
Fundi i gjate e me kuadrata, qe ia mbulonte edhe kycin e kembes, nuk e bezdiste aspak. Ndaj dhe nuk i shkonte ndonjehere ne mendje te imitonte shoqet e klases, ta paloste edhe ajo fshehurazi qemerin, derisa te mberrinte ne gjatesine e pelqyeshme, sa te zbuloheshin gjunjet. Ajo ndjehej rehat edhe me ate gjatesine e diktuar. Edhe jaken e kemishes e mberthente ne kopsen e fundit, pa qene nevoja t'ia kujtonin here pas here rregulloren. Nxenese e zellshme dhe e urte ishte atehere. Pse jo, perderisa thelle thelle e ndjente se ajo lloj uniforme "si gjithe te tjeret" dhe ato lloj rregullash, qe e vinin ne rradhe me te tjerat, nuk i prishnin ndonje pune te madhe. Edhe ashtu, ajo asnjehere nuk kalonte ne rruge pa u vene re. Madje behej edhe me interesante. Syte kureshtare te te tjereve, perpiqeshin te zhbirilonin fundin e gjate e te gjere, per te imagjinuar kembet, qe zvarriteshin nen te.
Atehere, asnjeri prej atyre djelmoshave, qe ia kishin vene syrin bukuroshes me syte e medhenj jeshile, nuk kishte si ta merrte me mend, se vetem pak kohe me pas nuk do te kishin me pse te lodheshin aq shume. Se vajza do te zhvishej vete. Do te zbulonte pa pritur e pa pandehur jo vetem gjunjet por shume me shume se kaq. E kujt do t'ia merrte mendja se ajo vajza e ndrojtur, qe ecte me koken ulur e duke shtrenguar fort pas gjoksit te mbuluar nen jelekun e uniformes, canten e saj te shkolles, do te behej nje dite njera prej velinave te emisionit Fiks- Fare. E kush do ta besonte se ajo do te shperthente kaq fort ne nje imazh krejt ndryshe, qe nuk kishte me asnje pike takimi me figuren prej vajze te mire? Askush. As babai i saj nuk u ka besuar dot vesheve kur nje dite te bukur bija e tij, e urte dhe e bindur, ngriti krye dhe i tha se deshironte shume te shkonte tek "Fiks fare". Kjo kryengritje e ka cuditur pa mase. Por ja qe gjithcka mund te ndodhe. Per babain ndodhi gjema, ndersa per Xhemi Shehun ndodhi vertet nje mrekulli. Vetem keshtu mund te quhet metamorfoza e saj e menjehershme, te cilen ne fakt ajo nuk e kerkoi vete. Fillimisht ajo thjesht u bind, si gjithmone, per te bere sa me mire ate qe i kerkuan. Nese do pyesnim babain e saj, ai me siguri do te thoshte se ajo cfare i kerkuan do ta shtinte ne mekat te bijen e tij. Ndersa Xhemi vete tashme eshte e bindur kur thote se fustani i bardhe, qe i dhane te vishte, ne nje reklame per nje firme ndertimi, do t'i sillte shume fat. Se ajo "po"-ja qe tha menjehere, ishte fjalekalimi me i sakte per te hyre, pa ndjere asnje gjemb nen kembe, ne boten e televizionit. Ate qe e synojne te gjitha bukuroshet ne moshen e saj, duke u stermunduar neper konkurse bukurie apo neper audicione te ndryshme. Ndersa ajo s'ia ka pasur nevojen asnjeres prej tyre. Te jete ceshtje fati?
Ajo vetem me fatin e lidh gjithcka i ka ndodhur ne keto kohe, ndonese zileqaret, qe ka rreth e rrotull, nuk kane lene koment pa bere, per gjithe kete mbaresi te sajen: pas mbarimit te edicionit Fiks- Fare ku ishte veline, e rikthyen serish, per te mos e lene me vetem ne rrolin pa ze te nje veline. E bene edhe imazhin e digitalb-it. E se fundmi i kane besuar dhe nje mision me te madh, ate te prezantimit te nje spektakli te perjavshem veror, "Shtojzavallet". E te mendosh qe gjithcka ka ndodhur ne fare pak kohe, nuk u ve shume faj zileqareve, qe flasin. Por tek e fundit, ato ate pune kane. Xhemi duket qe nuk ua ve me shume veshin. Ne fillim merzitej ca, por tani e ka kuptuar se ka pune shume me te rendesishme per te bere, e se asnje sekond nuk duhet humbur kot. E ka kuptuar, se nese arrin te besh dicka ne boten qe e synojne te gjithe, nese hedh hapat ne nje terren te minuar, sigurisht qe do ta pesosh ne nje fare menyre. Asaj i ka qelluar rreziku me i vogel: ai i thashethemeve, qe gjithsesi nuk kane qene me te hidhura se ato qe thuhen zakonisht per gjithkend, qe behet VIP sa hap e mbyll syte. Ndersa gjithcka tjeter i ka ecur shume mire dhe ajo e di vete pse: "Une jam shume supersticioze si natyre, ndaj dhe me eshte krijuar bindja se gjithcka ka ecur mire pas asaj dites, kur e veshur si nuse, hyra ne nje kishe, per te realizuar nje prej momenteve te reklames sime te pare, per firmen "Teuta construcion". Sigurisht qe po me pelqente ajo eksperience e re, ndaj ndoshta krejt pa e kuptuar, aty ne kishe
kam shprehur deshiren, qe te mos kishte fund ajo kenaqesi, qe po provoja". Ishte nje cast i vetem, kur ndoshta shkopi magjik i ka qelluar mbi koke, pikerisht atehere kur duhej, per t'i dhene shenjen se mrekullia do te ndodhte shume shpejt. Ndodhi vetem pak dite pas shfaqjes neper ekrane te asaj reklame, qe u realizua nga stafi i Top Channel. Ndodhi ne diten e fundit te pregatitjeve per nisjen e trasmetimit te edicionit te ri te Fiks -Fare. "E mbaj mend shume mire ate dite. Ishte e diele, data 31 gushti i 2003-****. Te nesermen do te fillonte emisioni. Ishin provuar shume e shume vajza e ne fund me thane se do te isha une njera prej velinave". Brune me te mire se Xhemi nuk kishte. Ata qe e kishin zgjedhur per reklamen ishin te bindur per kete dhe te tjeret nuk ua ben me dysh zgjedhjen. Keshtu Xhemi se bashku me bjonden Manjola Hasanin, do te shfaqeshin ne ekran, si dy velinat e reja, pasardheset e Edes dhe Aides. Sigurisht qe Xhemi e dinte fare mire sa te famshme ishin bere dy velinat e para dhe nuk kishte pse te mos shpresonte se po aq e njohur do te behej dhe ajo. Ne fakt ajo cfare do te ndodhte me te, i kaperceu te gjithe kufijte e parashikimeve te saj. Me kot ishte trembur ne ditet e para. "Une nuk e dija se cfare isha e zonja te beja. Sigurisht qe kisha frike sepse ne krah tim ishte nje balerine profesioniste, ndersa une nuk kisha kercyer asgjekundi pervecse ne aktivitetet e shkolles." Por ia doli mbane. Fillimisht sepse ishte vertet shume e bukur, me kembe te bukura, me vithe te harkuara, me syte jeshile e te medhenj e me buze qe binin jo pak ne sy. Pra i kishte te tera ato qe i duheshin nje veline. Por pastaj e preferuan edhe pse mesoi shpejt te kercente si ajo profesionistja, madje edhe me lezetshem se ajo. Ndoshta kjo ka qene arsyeja pse e rimoren serish, kur u kishte mbaruar afati e kur ne fakt ne ekran u shfaqen velina te reja. "Brunia duhej te ikte ndaj u desh te krijohej shpejt e shpejt nje dyshe e re. Per brunen me zgjodhen mua". Ishte ky rikthim ne prill- majin e 2004-es, pas se cilit Xhemi do te gjente perfundimisht udhen e saj, ate qe do te kishte te bente perfundimisht me televizionin.
Nje rikthim i rastesishem, sic ishte dhe fillimi. Sepse fati vazhdonte te ishte i nderur ende ne deren e saj. "Ndryshe jam e bindur qe nuk do te kishte ndodhur asgje nga keto". Asnjehere dhe askush nuk do ta kishte bindur dot qe te konkuronte ne ndonje konkurs bukurie, per te synuar me pas ndonje pozicion te tille ne ekran. Nese nuk do te kishin qene ofertat e bera ne rrethe te ngushta, mes miqsh, nuk do te ishte shfaqur askund. Nuk eshte e veshtire ta besosh, se kane qene te tjeret ata qe ia kane ndjelle deshiren per te bere dicka me bukurine qe ka, nese i referohesh kohes kur nuk ishte me veline. Pasi mbaroi afati qe i kishin caktuar, ajo nuk ishte me asgje. Nisi ta ndjeje pak e nga pak boshllekun qe i la mbarimi i asaj eksperience te bukur por kjo nuk do te thoshte se ajo do te vijonte perpjekjet per te mbetur ne ekran. Ndaj nisi normalisht jeten e zakonshme. Jo me me ate uniformen e te kolegjit, por gjithsesi e veshur me xhinse e me bluza pa teprime ne dekoltete e tyre. "Iu kushtova shume shkolles. Pas mbarimit te kolegjit nisa studimet ne fakultetin e gjuheve te huaja por nje vit e kisha lene pas dore, pasi angazhimi me emisionin Fiks- Fare ma mori mendjen fare". Sipas saj, te ishe nje veline, ishte shume me e rendesishme se te ishte nje nder studentet e rregullta te Gjuheve te Huaja. Xhemi ishte rritur e nuk kishte pse te mendonte si nje here e nje kohe ne kolegj. S'kishte me rregulla, s'kishte me brazda ku duhej te ecte detyrimisht. Mirepo "lajthitja" ishte vetem per aq kohe sa quhej veline e njihej si e tille. Me pas? Kthim ne identitet. Qe do te thote se Xhemi nuk donte t'ia dinte me se cfare behej me boten e televizionit. Te pakten keshtu thote: "Kisha disa oferta te tjera, nga televizione te tjera, por nuk doja vertet te ngaterrohesha me me ekranin, ndoshta dhe pse ishin oferta qe nuk me ngjisnin. Kam shkuar ne takimet e kerkuara dhe ne fund kam thene "jo". E ne fakt ca kohe me pas do kuptoja se kisha bere shume mire". Sepse do t'i mberrinte nje oferte shume e mire. "Me thirren per te drejtuar "Portokalline" me Agron Llakajn dhe me Amarden, por ikja e papritur e njeres prej velinave te rradhes, beri qe une te shihesha si rasti me i mire per te bere zevendesimin". Nuk i erdhi aspak keq, qe i iku "Portokallia" nga duart, sepse me Fiksin, ishte fiks fare. "Nje vit ne Fiks Fare nuk me kishte mjaftuar qe te kenaqesha deri ne fund me ate lloj emisioni ndaj rikthimi me interesonte". Ndoshta edhe pse do te kishte me shume mundesi te tregonte se cfare dinte te bente. Ndaj nuk vonoi shume dita kur fytyren dhe trupin e bukur te Xhemit do ta shikonim non stop ne ekran, tashme si ikone e digitalb-it. Vajze vertet me fat. Fat qe i ka sjelle edhe ca shanse te tjera.
Edhe nje spektakel te perjavshem, ku ajo nuk eshte me thjeshte nje veline por prezantuesja, tek e cila, vajzat konkurente qe shpresojne te behen velina, mund te shohin te ardhmen e tyre. Xhemi tashme mund te quhet nje shembull i mire per t'u ndjekur. Aq me shume pas kesaj eksperiences se fundit, te cilen duket qe po e kalon me sukses. "Kameren nuk e kisha aspak problem sepse isha mesuar me te gjate Fiks- Fare. Ajo qe me trembi ne shfaqjen e pare ishte prezenca ime perballe me publikun. Por vetem ne dy- tre minutat e pare ishte ky siklet, pastaj ua mora doren edhe njerezve". Ia ka marre doren ne fakt gjithckaje. Ndaj vajzat e vogla mund te besojne se gjithcka mund te ndodhe, se nje dite ne vend te Xhemit mund te jete ndonjera prej tyre. Ndersa Xhemi vete kushedi se ku do ta kete instaluar imazhin e saj te bukur. Sepse sigurisht, qe ajo nuk ka me pse te heqi dore nga bota e televizionit. Ne mos ne "Portokalline" e ketij viti, ne mos ne reklamat e ardhshme te digitalb-it do te shfaqet ndoshta ne ndonje ekran tjeter. Nuk do te humbase. Tashme nje imzh i tille eshte i pranueshem per te gjitha televizionet. E nese nuk do te kete ndonje oferte te tille, dicka e ka te siguruar tashme... te qenurit nje prej modeleve me te mira te "Geraldina sposa". Xhemi ka kohe qe ia ka marre doren edhe ketij lloj profesioni... te cilin e pati fat po nga ajo dita kur hyri ne kishe, per reklamen e saj te pare, me vellon qe mbante pikerisht kete firme: "Geralina sposa". Kane kaluar pak kohe nga ajo dite fatlume qe mbi te gjitha do te shenjonte mbarimin e nje epoke: ate te nxeneses se kolegjit, mbuluar nga uniforma dhe nisjen e nje revolucioni te vogel "alla Xhemi". Ai sapo ka filluar, e nuk dihet se kur dhe si do te perfundoje. Xhemi shpreson se do te ndodhin te tjera mrekulli. Koha eshte e gjitha ne favor te saj.
Ca sekrete te vogla
Qe nga dita kur hyri ne boten e televizionit, vec kenaqesise se fames ka ndjere dhe ate lloj kenaqesie, qe te jep firmosja e nje rroge te permuajshme. Nuk e tregon kurrsesi shumen qe ka marre, por te siguron se tashme ka te ardhura shume te mira. Dhe ia arrin ta menaxhoje shume mire veten: duke mos shpenzuar shume per garderoben. "Por ama nuk di te kursej kur eshte fjala per akullore e cokollata". Nje vajze e vetme si ajo, e rritur me pekule, nuk e ka te lehte te shkeputet nga keto kenaqesite e vogla. Te pakten tani ka buxhetin e saj, te cilin nuk ka pse ta ndaje aspak me familjen. "Ata nuk kane nevoje per mua. Nese do te kishin do t'i ndihmoja padiskutim". Jane para, qe i ka te gjitha per vete, aq me shume ne keto kohe qe eshte single. Xhemi vetem!? Askush nuk do ta besonte. Ajo kembengul dhe me gjysem zeri thote: "Jam e dashuruar por jo e lidhur". Ajo e di shume mire qe te tjeret jane kurioze te dijne se me ke eshte e lidhur ne keto kohe. Kjo lloj kureshtje e pafre ka nisur ta bezidise tashme. "Ndaj keto kohe jam ndjere shume mire ne rrethet ku kemi shkuar per "Shtojzavallet". Jashte Tiranes njerezit te shohin me qejf, te takojne, te pershendesin pa dashur te hyjne ne jeten tende private. Ndersa ketu..." Ketu njerezit i duken dashakeqe, aq sa nuk besojne se ajo gjithcka e ka arritur fale fatit dhe aftesive te saj.
Rruga per te kaluar nga njeri ekran ne tjetrin nuk eshte aspak e gjate. As e veshtire. Figura te ndryshme televizive, e kane treguar qarte kete, ne levizjet e tyre te herepashereshme. Alketa Vejsiu, qe ne keto kohe shfaqet vetem ne ekranin e Klanit, nje here e nje kohe njihej si vajza e Top Albania Radios. Enkel Demi qe identifikohej ca kohe me Top Channelin, sot njihet si Enkeli i Klanit. Balerines se njohur te Klanit, Amardes, i mjaftoi vetem nje hap ne ajer per te kapercyer ca metra me tutje, tek studiot e piramides, per t'u shnderruar ne nje showgirl e "Portokallise". E nuk do te jete aspak cudi qe ne kete sezon te ri, te rikthehet serish ne vatren e saj, pra ne grupin e baletit, ne Klan. Ne kete levizje ka hyre edhe djaloshi qe tashme shfaqet pothuajse cdo dite ne ekranin e Klanit, ANDY DJ. Nje here e nje kohe ishte i Top Albanias, tani i perket vetem Radio Energy-se dhe kompanise Klan. Ka dhe te tjere, ne rrjedhen e ketyre lloj levizjeve, ku hyn dhe regjisori Petri Bozo. Dikur me studiot e tij te punes ne Klan, sot i lidhur me stafin e Top Channel. E ndoshta kesaj levizjeje sa andej kendej, do t'i shtohen dhe figura te tjera... edhe Xhemi ndoshta. Vorbulla mund ta perfshoje dhe ate.