Rifillojne bisedimet Milan-Juventus-Buffon. Presidenti I Juventusit Cobolli Gigli eshte pare te hyje ne seline e kuqezinjve per te folur pikerisht me Adriano Gallianin ne nje takim qe zgjati rreth gjysem ore. Mund te konsiderohet nje vizite e shkurter kjo, por e mjaftueshme per te diskutuar nje sere argumentesh te nje rendesie te madhe. Prej kohesh marredheniet midis dy klubeve kane qene te mira edhe pse gjate veres keto marredhenie u ftohen jo pak per ceshtjen Abbiati. Pas deshtimit per te marre si Zambrotten dhe Buffon, Milan eshte rikthyer perseri merkatos se tij dhe tashme eshte rritur kembengulja per portierin e kombetares italiane. Eshte nje levizje e kujdesshme e kryer nga Galliani I cili eshte I ndergjegjshem se dhe kusherinjte e Milanit, Inter jane aty te gatshem per te perfituar ne cdo moment. Ne fakt drejtuesit e Interit nuk kane hezituar per te ofruar nje shifer prej 30 milione euro klubit torinez dhe ne kete pike zikalterit kane nje avantazh te konsiderueshem.por Juventus deri tani e ka cilesuar portierin e saj si te pa****shem. Ne Galileo Ferraris po pergatitet ne fakt nje plan per forcimin e skuadres me qellim rikthimin sa me shpejt ne serine A dhe Buffon konsiderohet si nje pike e rendesishme ne kete projekt. Por nje oferte prej 30 milione mund te krijoje jo pak probleme. Dhe Milan nuk duket se ka ndermend te hape nje ankand te rrezikshem. Por vetem pak ore me pare Galliani ka nuhatur se dicka mund te ndodhe dhe qe ai mund ta ktheje ne favor te klubit te tij. Nga:A.H:Arbi_1999@hotmail.com