Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: 25/02/2007 : “FBI-ja tė zbardhė edhe masakrimin e vėllait tim”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
25/02/2007 : “FBI-ja tė zbardhė edhe masakrimin e vėllait tim”
Permalink   


Angazhimi pėr tė zbardhur krimet e rėnda dhe identifikimi i autorėve tė tyre e kanė bėrė pesimist vėllanė e Zyhdi Myderrizit nga Konispoli.

Fiqiriu, prej 17 muajsh kėrkon zbulimin e vrasjes sė tė vėllait, i cili u gjet i masakruar, me trup tė ndarė nga koka, por deri sot nuk dihet zyrtarisht se kush e ka kryer krimin. “Ashtu si u zbulua masakra e Zall Herrit, tė zbulohet edhe masakra e Konispolit. Shteti shqiptar vuri njė shpėrblim prej 50 mijė eurosh pėr informatorin, madje nuk nguroi tė thėrriste edhe ekspertė tė FBI-sė. Por njė masakėr e ngjashme, madje edhe mė e lehtė pėr t’u zbuluar, se njihet viktima, duket se ėshtė lėnė nė harresė nga organet e kriminalistikės dhe prokurorisė”, thotė ai. Bėhet fjalėn pėr masakrėn te “Burimi i Vasilikoit”, ndodhur mė 12 tetor tė vitit 2005 nė Konispolin e largėt, ku 45-vjeēarin Zihni Myderrizi, e kanė masakruar me mjete tė mprehta. Ka qenė njė nga vrasjet mė tė bujshme qė ka tronditur gjithė opinionin publik, jo vetėm vendas, por edhe atė tė huaj, tė informuar nga media. E vetmja ndihmė qė iu ofrua nė kėtė kohė policisė sė Sarandės ishin disa efektiva tė ardhur nga Drejtoria e Policisė sė Vlorės, por asgjė nuk u zbulua. “Asnjė shpėrblim pėr informatorin, madje asnjė publikim nga ana e Ministrisė sė Brendshme nė faqen e internetit, ashtu sikundėr u bė pėr identikitin e kufomės sė Zall-Herrit”, pohon Fiqiri Myderrizi. Policia e kishte edhe mė tė lehtė tė zbulonte autorin, pasi kufoma njihej se kujt i pėrkiste, madje shumė bashkėfshatarė ndoshta e njohin autorin por heshtin, ndėrsa familjarėt bėjnė thirrje se pas vrasjes sė tij, fshihet linja e trafikut tė drogės Shqipėri-Greqi. “Mė vjen keq nga ky shtet kur pėr njė vajzė adoleshente, ngjarjen e Zall-Herrit, u hodhėn 50 mijė euro pėr atė qė jep informacion pėr autorin dhe pėr kėtė unė nuk jam kundra. Por tė gjenden autorėt e ēdo krimi qė bėhet, ndėrsa pėr vėllanė tim, qė i prenė kokėn, nuk shqetėsohet kush qoftė nga shteti, por edhe nga organet e specializuara pėr tė gjetur autorin”, shprehet vėllai i viktimės. Ai ėshtė interesuar prej 1 viti e gjysmė per hetimet qė po kryhen, por ndonėse i ėshtė thėnė se po punohet shumė, sipas tij nuk ka asgjė konkrete. “Krimi ndodhi nė 10 tė paradites dhe shumė persona janė dėshmitarė, megjithatė, Prokuroria nuk ka fajėsuar askėnd. Kam 1 vit e gjysmė qė unė nuk jam thirrur nga askush, vetėm se kam trokitur vetė nė dyert e policisė. Kam shkuar edhe te Krimet e Rėnda nė Tiranė, mė kanė thėnė se nga data 15 shtator do tė vinin nė Sarandė, por edhe sot e kėsaj dite nuk po duken. Nė polici mė thonė fjalė tė mira por konkretisht kam gur nė trastė. Ndėrsa nė Prokurori kam hyrė e kam dalė por kot, asgjė konkrete nuk kam marrė prej tyre”. Fiqiri Myderrizi tregon sėrish se ai dyshon pėr ngjarjen te dy grupe, tė cilėt mund ta kenė ekzekutuar vėllanė e tij pasi ka qenė dėshmitar i njė skene qė nuk u ka interesuar autorėve. Banorėt e Konispolit thonė, se ky nuk ėshtė rasti i vetėm i vrasjeve makabre nė kėtė zonė. Nė fillim tė viteve ‘90, njė tė moshuari nė malet e Konispolit, pasi u vra iu nxorrėn sytė, ndėrsa nė vitin 1998, polici Vladimir Bejdo, u gjet i masakruar nė njė pus tė fshatit. Tė trija kėto ngjarje mbeten ende tė pazbuluara.



-- Edited by ArBi at 17:09, 2007-02-25

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard