Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Berisha pėr Ramėn: Bashkėpunim me klanet e drogės


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Berisha pėr Ramėn: Bashkėpunim me klanet e drogės
Permalink   






Berisha pėr Ramėn: Bashkėpunim me klanet e drogės

 



Rrėmbimi, Moisiu mbledh krerėt e sigurisė




Rusmali, merr lajmin nė kokteilin e ambasadės




Presidenti thirri mbrėmė nė njė takim tė veēantė, krerėt e lartė tė administratės sė shtetit, qė janė pėrgjegjės pėr ēėshtjen e sigurisė nė vend.
Menjėherė pas kėsaj ngjarjeje, nė zyrėn e presidentit zbriti Bahri Shaqiri, kreu i SHISH-it, Bajram Ibraj, Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė dhe drejtues tė tjerė tė shtetit. Reagimi i kreut tė shtetit erdhi nė mėnyrė tė rrufeshme, kur kryeministri i vendit nuk ndodhej nė Shqipėri, por nė Strasburg dhe kur zv.kryeministri gjendej sė bashku me zyrtarė tė tjerė tė lartė nė Ambasadėn Gjermane nė njė kokteil pėr festėn kombėtare.
Burimet nga Presidenca bėnė tė ditur se Moisiu ka ndjekur me vėmendje tė gjithė situatėn e mbrėmshme, sapo ėshtė njoftuar pėr situatėn e publikuar edhe nė mediat shqiptare e tė huaja. Fillimisht, Moisiu ka pritur njė e nga njė personalitetet qė pėrgjigjen pėr sigurinė, ndėrsa ka pritur deri nė orėt e vona tė mbrėmjes qė ata tė ktheheshin nga aeroporti i Rinasit, prej nga ishte nisur edhe avioni qė u mor peng.
Qeveria
Ministrat e qeverisė “Berisha”, dhe vetė zv.kryeministri Ilir Rusmali qė pėr njė ditė tė tėrė kishte marrė nė dorė kompetencat ekzekutive pėr shkak tė mungesės sė kreut tė qeverisė, kanė qenė nė ceremoninė e organizuar nė Ambasadėn gjermane me rastin e festės kombėtare tė Gjermanisė, ndėrsa janė njoftuar kur kanė qenė aty nė lidhje me ngjarjen e ndodhur. Sipas tė pranishmėve nė ceremoni, prezent ishte ministri i Jashtėm Besnik Mustafaj i shoqėruar nga bashkėshortja si dhe zv.Kryeministri Rusmali, i cili mėsohet se ėshtė larguar rreth orės 19:00 nga ceremonia, ndėrsa ministri i Drejtėsisė, Aldo Bumēi ka mbėrritur nė ceremoni rreth kėsaj ore. I pari qė ėshtė larguar pas njoftimit ka qenė sekretari i pėrgjithshėm i misionit tė Bashkimit Evropian nė Tiranė, Karlo Natale. Burimet bėjnė tė ditur se kreu i PS-sė Edi Rama nuk ka shkuar nė ceremoni, pasi ka qenė i zėnė duke komunikuar me deputetin e partisė sė tij, Sadri Abazi, qė ndodhej nė avion. Nė lidhje me ngjarjen u ngrit menjėherė njė komision ndėrministral, i kryesuar nga zv. Kryeministri Ilir Rusmajli. Ndėrkohė, Kryeministri Berisha ndodhet nė Strasburg, por sipas burimeve nga Kryeministria, ka qenė gjatė gjithė kohės i informuar pėr gjithēka ka ndodhur me avionin e rrėmbyer.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard