Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Historia e plote e skandalit qe mban emrin Inis Gjoni


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Historia e plote e skandalit qe mban emrin Inis Gjoni
Permalink   



4,tetor,2006
Artistja thith droge perpara kameras amatore. Kokaina tani moda e fundit e VIP-ave" Artistja thith droge perpara kameras amatore. Kokaina tani moda e fundit e VIP-ave



Kokaina, moda e fundit e VIP-ave


Kokaina e paster nuk eshte me nje tabu ne Shqiperi; droga e forte e te pasurve ka dhe perdoruesit e saj dhe nje treg te caktuar konsumatoresh, konsumatore VIP. Cmimi I shtrenjte I saj ne tregtine me shumice e pakice, ben qe perdorues te saj te jene kryesisht persona me mundesi te konsuiderueshme financiare. Ata jane kryesisht te rinj, prinderit e te cileve kane biznese te fuqishme, vete njerez te biznesit, te artit e spektaklit, por thashethemet nuk lene pas edhe politikanet.
Perdoruesit shqiptare te drogave te tjera, duke nisur nga marihuana, heroina e tanime edhe kokaina, llogaritet te jene rreth 40 mije vete. Burime te rezervuara te policise pohojne se vetem ne Tirane, ku dhe ndodhet maxhoranca e perdoruesve te drogave te renda, konsumohet deri ne 15 kilogram droge e ketij tipi ne muaj. Kurse numri I atyre qe e marrin vetem ne kryeqytet, llogaritet deri ne 5 mije vete.
Policia
Ne dosjet e policise, kokaina ze pak vend. Ne tre mujorin e fundit te vitit te shkuar eshte regjistruar vetem nje rast arresti per posedim kokaine. Policia ka mundur te kape 12.4 gram kokaine te paster. Perpara saj, ne vitin e kaluar, ishte shenuar nje tjeter rast bllokimi kokaine, ne sasine 1 kilogram. Por vetem dhjete dite me pare, policia mundi te bllokoje sasine rekord te droges se forte; ne Durres u ndaluan tre vete qe kishin ne automjetin e tyre nje sasi prej 1.365 kilogram kokaine. Policia deklaroi se ajo ishte me origjine nga Bolivia dhe se I perkiste nje grupi kriminal nga ky qytet, drejtimi I te cilit besohej se behej nga Lulezim Berisha, aktualisht I arrestuar ne Maqedoni per llogari te drejtesise shqiptare. Por surpriza e hetimeve paraprake te policise ishte gjetke; kokaina ka mberritur nga vendi latinoamerikan ne Shqiperi nepermjet aeroportit te Rinasit. Si e tille, duket se ajo ishte destinuar per tregun dhe konsumatorin vendas. Te pakten keto jane dyshimet serioze qe ngre policia.


Burime te rezervuara te saj pohojne ekzistencen e nje xhiroje milionash te ketij tregu ne Shqiperi. “Si ne te gjithe boten dhe ketu, ka oferte per te gjithe, nga 400-500 leke per nje sasi qe garanton deri ne dhjete cigare me hashash, ne 1 mije leke per dozen e heroines e deri ne 75 euro e me shume per cdo porcion kokaine te paster ne tregun e pakices. Kokaina eshte oferta per te pasurit”, pohon burimi yne. Sipas tij, heroina, pavaresisht se dhe ajo ka nje numer mjaft te madh perdoruesish ne Shqiperi, hyn ne Shqiperi tranzit dhe transportohet ilegalisht ne Perendim, ndersa kokaina ka nje treg te garantuar vendas. “Ajo eshte me e kerkuar nga personazhe VIP sepse efekti I saj eshte me I drejtperdrejte dhe mbi te gjitha nuk te jep ndervaresi fizike. Nuk krijon shenja te dukshme per perdoruesin dhe menyra e marrjes se saj eshte me praktike dhe aspak e dhembshme”, thote burimi yne.
Hetimet
Deri me tani, policia duke ndjekur shperndaresit e droges, pergjithesisht ka mberritur ne posedues dhe perdorues te heroines dhe drogave te tjera, por eshte shenuar vetem nje rast I tille, kur perdoruesit kerkonin kokaine.
“Ne kete treg gjithcka eshte me e sofistikuar. Vete pozita sociale e klienteve te kokaines e ben pothuaj te pamundur kapjen e tyre. Ata kane para e mjete te tjera, frekuentojne lokale e restorante shik, ne te cilet ndjekja eshte me e veshtire. Dhe pergjithesisht per ta, shperndarja behet direkt ne banesat e tyre”, komenton burimi. Sipas tij, tendenca e numrit te kesaj kategorie perdoruesish eshte ne rritje dhe si e tille, edhe tentativat e furnizuesve ilegale te tregut do te behen edhe me te forta ne te ardhmen. “Ne kemi listat tona nje numer emrash te tyre dhe ne to, ndodhen dhe individe te njohur, por listat tona jane te paplota dhe ligji shqiptar, ende nuk e denon penalisht perdoruesin e droges”, thote burimi yne.



-- Edited by Admin at 14:10, 2006-10-06

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard