4,tetor,2006 Artistja thith droge perpara kameras amatore. Kokaina tani moda e fundit e VIP-ave" Artistja thith droge perpara kameras amatore. Kokaina tani moda e fundit e VIP-ave
Me ben te ndjehem me sexy! Me ben te ndjehem me e guximshme”. Nje xhirim amator disa minutesh jep nje pergjigje te pagabueshme. Kokaina ka tregun dhe perdoruesit e saj shqiptare. Filmimi surprize qe Gazeta Shqiptare ka ne dispozicion, eshte bere ne ambientet e brendshme te nje apartamenti luksoz ne Tirane dhe personazhi kryesor I saj eshte nje yll I ekranit shqiptar. Artistja brilante, idhull I adoleshenteve shqiptare, eshte xhiruar teksa thithte me hunde kokaine te paster. Dhe “sexy dhe e guximshme”, jane fjalet e saj teksa merrte droge. Dhe e bente si nje dicka normale, qe standarti I larte I jeteses se saj ja lejonte. Filmimi, Behet fjale per nje xhirim amator te nje cifti, personazhi kryesor eshte artistja, ndersa miku I saj nuk duket; degjohet vetem zeri I tij, qe komenton levizjet e saj dhe I jep “komanda” dashurie. Artistja shqiptare, krejtesisht e zhveshur, qendron e ulur ne nje karrige dhe perpara saj ndodhet nje pjate te bardhe porcelani. Ajo merr nje porcion kokaine, e hedh ne tavoline dhe e ndan me kujdes me nje karte plastike. Pastaj, me nje kartmonedhe nje mije lekeshe, te prerjes se re, e terheq ne hunde. Nje here, dy here dhe pastaj dhe me fort. Ata bashkebisedojne normalisht, madje vajza permend dhe emrin e disa mikeshave te veta, te njohura te perbashketa te ciftit. Komentojne ate cka po bejne duke dokumentuar gjithcka ne aparatin digital. Natyrisht pa ditur se kohe me pas, filmimi disa minutesh do te bente papritur nje xhiro ekstremisht te shpejte neper Tirane, e shperndare me ‘Bluetooth’ nga celulari ne celular. Artistja, Ndodhet krejtesisht e zhveshur perballe mikut te saj qe e xhiron te gjithe skenen. Ajo leviz neper dhome dhe here pas here vazhdon te terheqe kokaine. “Me ben te ndjehem me sexy”, pohon vajza bukuroshe. Se bashku me mikun qe e ndjek me syrin ne objektiv. Ne fakt gjithe filmimi ka nota te theksuara erotizmi, por nje erotizem I permbajtur, soft. Eshte nje figure e njohur e artit shqiptar. Nje artiste e re, teper e talentuar dhe me nje pamje qe e ka bere pashmangshmerisht pjese te endrrave te shume prej fanseve te saj. Ajo dallohet qarte ne imazhet filmike, por per arsye etike, Gazeta vendosi te mos e beje te njohur identitetin e saj, qofte dhe si nje shenje respekti per identitetin e saj te theksuar artistik. Filmimi, Nese dihet autori I videos turbulluese – ai eshte miku I artistes se njohur - eshte pothuaj e pamundur te zbulohet mekanizmi qe e dergoi ate ne treg. Filmimi I perket nje kohe te papercaktuar me pare dhe eshte I gjate rreth 3 minuta. Qe prej disa ditesh, ne baret e shumte te ish-Bllokut, por edhe gjetke, ne celularet e klienteve te ndryshem nisi te mberrinte me ‘Bluetooth’ imazhi rrenqethes me ‘pulle te kuqe’. Fakti qe artistja shqiptare dallohej shume qarte ne te, beri qe shume shpejt, xhirimi I nxehte te fitonte popullaritet. “Ne cdo tre celulare me kamera te klienteve te mi, ne njerin ndodhet patjeter ky xhirim, thote pronari I nje lokali, pikerisht ne qender te ish-Bllokut. Ai pranon dhe se dhe vete e ka marre ne te njejten menyre filmimin roze dhe se e ka treguar dhe shperndare ate pa te keq tek miqte e vet. Ai tregon se kjo nuk eshte gje e re; dimrin e vitit te kaluar ishte shume ne mode nje sekretari telefonike e incizuar nga nje vajze anonime. Ajo kishte nje tekst teper te nxehte, duke u shtirur si nje ‘dashnore’ e tradhetuar. Mbasi telefonohej nje person, atyre u vihej te degjonin kolonen e saj zanore. Ngjante si nje dialog I vertete qe perfundonte me te shara te frikshme. “Ka dhe te tjera video te ketij lloji ne treg, ca nga vajzat qe une kam pare, jane dhe ato fytyra te njohura”, thote ai, perfundimisht I bindur se histori te tipit Paris Hilton dhe Kate Moss, jane te mirepritura dhe ne Shqiperi, te destinuara te bejne buje ne nje shoqeri qe gjithmone e me pak po e konsideron tabu seksin dhe drogen
Kokaina, moda e fundit e VIP-ave
Kokaina e paster nuk eshte me nje tabu ne Shqiperi; droga e forte e te pasurve ka dhe perdoruesit e saj dhe nje treg te caktuar konsumatoresh, konsumatore VIP. Cmimi I shtrenjte I saj ne tregtine me shumice e pakice, ben qe perdorues te saj te jene kryesisht persona me mundesi te konsuiderueshme financiare. Ata jane kryesisht te rinj, prinderit e te cileve kane biznese te fuqishme, vete njerez te biznesit, te artit e spektaklit, por thashethemet nuk lene pas edhe politikanet. Perdoruesit shqiptare te drogave te tjera, duke nisur nga marihuana, heroina e tanime edhe kokaina, llogaritet te jene rreth 40 mije vete. Burime te rezervuara te policise pohojne se vetem ne Tirane, ku dhe ndodhet maxhoranca e perdoruesve te drogave te renda, konsumohet deri ne 15 kilogram droge e ketij tipi ne muaj. Kurse numri I atyre qe e marrin vetem ne kryeqytet, llogaritet deri ne 5 mije vete. Policia Ne dosjet e policise, kokaina ze pak vend. Ne tre mujorin e fundit te vitit te shkuar eshte regjistruar vetem nje rast arresti per posedim kokaine. Policia ka mundur te kape 12.4 gram kokaine te paster. Perpara saj, ne vitin e kaluar, ishte shenuar nje tjeter rast bllokimi kokaine, ne sasine 1 kilogram. Por vetem dhjete dite me pare, policia mundi te bllokoje sasine rekord te droges se forte; ne Durres u ndaluan tre vete qe kishin ne automjetin e tyre nje sasi prej 1.365 kilogram kokaine. Policia deklaroi se ajo ishte me origjine nga Bolivia dhe se I perkiste nje grupi kriminal nga ky qytet, drejtimi I te cilit besohej se behej nga Lulezim Berisha, aktualisht I arrestuar ne Maqedoni per llogari te drejtesise shqiptare. Por surpriza e hetimeve paraprake te policise ishte gjetke; kokaina ka mberritur nga vendi latinoamerikan ne Shqiperi nepermjet aeroportit te Rinasit. Si e tille, duket se ajo ishte destinuar per tregun dhe konsumatorin vendas. Te pakten keto jane dyshimet serioze qe ngre policia.
Burime te rezervuara te saj pohojne ekzistencen e nje xhiroje milionash te ketij tregu ne Shqiperi. “Si ne te gjithe boten dhe ketu, ka oferte per te gjithe, nga 400-500 leke per nje sasi qe garanton deri ne dhjete cigare me hashash, ne 1 mije leke per dozen e heroines e deri ne 75 euro e me shume per cdo porcion kokaine te paster ne tregun e pakices. Kokaina eshte oferta per te pasurit”, pohon burimi yne. Sipas tij, heroina, pavaresisht se dhe ajo ka nje numer mjaft te madh perdoruesish ne Shqiperi, hyn ne Shqiperi tranzit dhe transportohet ilegalisht ne Perendim, ndersa kokaina ka nje treg te garantuar vendas. “Ajo eshte me e kerkuar nga personazhe VIP sepse efekti I saj eshte me I drejtperdrejte dhe mbi te gjitha nuk te jep ndervaresi fizike. Nuk krijon shenja te dukshme per perdoruesin dhe menyra e marrjes se saj eshte me praktike dhe aspak e dhembshme”, thote burimi yne. Hetimet Deri me tani, policia duke ndjekur shperndaresit e droges, pergjithesisht ka mberritur ne posedues dhe perdorues te heroines dhe drogave te tjera, por eshte shenuar vetem nje rast I tille, kur perdoruesit kerkonin kokaine. “Ne kete treg gjithcka eshte me e sofistikuar. Vete pozita sociale e klienteve te kokaines e ben pothuaj te pamundur kapjen e tyre. Ata kane para e mjete te tjera, frekuentojne lokale e restorante shik, ne te cilet ndjekja eshte me e veshtire. Dhe pergjithesisht per ta, shperndarja behet direkt ne banesat e tyre”, komenton burimi. Sipas tij, tendenca e numrit te kesaj kategorie perdoruesish eshte ne rritje dhe si e tille, edhe tentativat e furnizuesve ilegale te tregut do te behen edhe me te forta ne te ardhmen. “Ne kemi listat tona nje numer emrash te tyre dhe ne to, ndodhen dhe individe te njohur, por listat tona jane te paplota dhe ligji shqiptar, ende nuk e denon penalisht perdoruesin e droges”, thote burimi yne.