Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Nė pranga minorenit qė vrau nė Greqi


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Nė pranga minorenit qė vrau nė Greqi
Permalink   






                                                                                  4,tetor,2006
U dorėzua 2005, policia e liroi se duhej denoncim






Nė pranga minorenit qė vrau nė Greqi










Kishte vrarė nė Greqi dhe ishte dorėzuar nė policinė shqiptare qė njė vit mė parė, por pėr shkak tė provave tė pamjaftueshme ajo e kishte lėnė tė lirė. Por 17-vjeēari Erid Hoxha ėshtė prangosur sėrish sė fundi nga organet e policisė, pas tė dhėnave qė kanė mbėrritur nga Greqia. Policia zbatoi njė vendim tė Gjykatės sė Faktit nė Durrės, sipas tė cilit ndaj 17-vjeēarit Erid Hoxha ėshtė vendosur masa e sigurisė arrest me burg pa afat pėr veprėn penale tė vrasjes me paramendim dhe tė armėmbajtjes pa leje. Kjo ėshtė njė histori e cila ndodhi me datėn 19 gusht tė vitit qė shkoi, nė qytetin e Janinės nė Greqi. Nė kėtė qytet Erid Hoxha, lindur nė Vlorė e banues nė qytetin e Durrėsit, ishte vendosur sė bashku me familjen e tij disa vjet mė parė. Mbrėmjen e 18 gushtit 2005 ai ka qenė i ftuar nė banesėn e 35-vjeēarit Marinos Manjati, i cili ishte oficer nė pension. Atė natė Hoxha e ka vrarė grekun me njė thikė dhe mė pas ėshtė larguar nga banesa. Djali i ri e ka mbajtur frymėn nė Shqipėri dhe ka shkuar te gjyshja e tij nė Vlorė. Pas disa ditėsh ai ėshtė paraqitur nė policinė e Durrėsit dhe ėshtė dorėzuar, duke u vetė denoncuar si autor i vrasjes nė Janinė. Policia dhe Prokuroria vitin qė shkoi vendosėn qė tė mos e arrestojnė atė, pėrderisa nė duart e tyre nuk kishte asnjė dokument zyrtar nga pala greke. Gjatė kėsaj kohe organi i Prokurorisė sė Durrėsit me anė tė njė letėr porosie, i kėrkoi homologėve tė tij grekė dokumentet pėr kėtė vrasje. Para disa kohėve pala greke solli nė Durrės tė plotė dosjen hetimore pėr kėtė vrasje. Atė natė djali vlonjat i kishte ngulur grekut 40 thika nė trup. Nė hetuesi ai ka deklaruar se kjo vrasje ngjau pasi greku kishte nisur pėrdhunimin ndaj tij. Vetėdorėzimi nė polici, deklarata e tij si dhe skeda greke pėr viktimėn, janė nė ndihmė tė djalit tė ri.

                                                Pergatiti: Arbi Hoxha: Arbi_1999@hotmail.com

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard