Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: "Inis Gjoni po sulmohet prej kohėsh"


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
"Inis Gjoni po sulmohet prej kohėsh"
Permalink   







                                                                                                4,tetor,2006


“Pėrgjegjėsia pėr gabimin nė certifikatė, bie mbi punonjėsen e Gjendjes Civile dhe jo mbi arsisten”



 



"Inis Gjoni po sulmohet prej kohėsh"





Avokati Terpo: Klientja ime nuk ka falsifikuar asnjė dokument



 




TIRANE


Inis Gjoni, sėrish probleme me Drejtėsinė. Por kėtė herė, duket se balerina dhe kėngėtarja e mirėnjohur nuk do tė jetė e dėmtuara, ashtu sikurse nė rastin kur u publikua videoja intime e saj, por personi qė do tė hetohet "pėr falsifikim dokumentesh" dhe "falsifikim tė akteve tė Gjendjes Civile". Por faktin e falsifikimit tė certifikatės personale, pėr tė pėrfituar njė pasaportė tė dytė me tė dhėna tė rreme, ashtu sikurse ka bėrė tė ditur policia, e ka hedhur poshtė avokati mbrojtės i regjisores, Genci Terpo. Ai u shpreh pėr "Gazeta Shqiptare", se Inis Gjoni nuk ka bėrė asnjė falsifikim dokumenti dhe ndaj saj nuk ka nisur asnjė procedim penal. "Si ēdo qytetar tjetėr, ajo vajti pėr tė aplikuar pėr pasaportė. Por nė momentin qė po plotėsonte formularin, Inisi ka vėnė re se tė dhėnat nė certifikatėn qė vetėm pak orė mė parė e kishte marrė nė Gjendjen Civile, nuk korrespondonin me ato tė sajat. Pėr kėtė fakt ka vėnė nė dijeni punonjėsin e policisė dhe ėshtė larguar pėr t'u pajisur me njė certifikatė tė rregullt", - sqaroi Terpo. Sipas avokatit, nė kėtė rast kur njė punonjėse e Gjendjes Civile bėn njė gabim apo lapsus nga shpejtėsia, teksa plotėson tė dhėnat e certifikatės, atėherė pėrgjegjėsia duhet tė bjerė mbi tė dhe jo mbi personin qė ėshtė pajisur me certifikatė. "Inis Gjoni nuk kishte asnjė interes qė tė pajisej me njė pasaportė me tė dhėna tė rreme, pasi nuk do tė mund tė udhėtonte mė jashtė shtetit", - tha Terpo, duke saktėsuar se ajo ka dokumente greke e tė tjera viza nė pasaportė. Pėrfaqėsuesi ligjor i kėngėtares dhe balerinės, e cila prej shumė kohėsh ka qenė nė qendėr tė skandaleve tė shtypit dhe problemeve me Drejtėsinė, u shpreh se klientja e tij po sulmohet tė paktėn qė prej njė viti. "Inis Gjoni u akuzua dhe si bashkėpunėtore e rrjetit tė drogės "Kompas", megjithėse nuk kishte asnjė lidhje me tė. Ajo ishte nė momentin e gabuar", - deklaroi mė tej ai. Njė tjetėr moment qė ka tensionuar sė tepėrmi regjisoren e mirėnjohur, ka qenė dhe publikimi i videos sė saj intime, gjė pėr tė cilėn ajo akuzon Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda. Edhe pse Prokuroria e Tiranės ka bėrė tė ditur se hetimet pėr kėtė ēėshtje janė mbyllur, njė fakt tė tillė e hedh poshtė avokati Terpo, i cili theksoi se nė momentin qė organi i akuzės pushon njė ēėshtje, duhet tė vėrė nė dijeni palėn e dėmtuar, gjė qė s'e ka bėrė ende. Nga ana tjetėr, Gjoni ka paditur nė gjykatė, organin e akuzės sė Krimeve tė Rėnda, si institucioni qė publikoi videon, duke kėrkuar njė dėmshpėrblim prej 500 mijė dollarė. "E di qė gjykatat shqiptare s'do tė japin njė vendim nė favorin tonė, por ēėshtja do tė shkojė deri nė Strasburg. Tek kjo gjykatė do tė gjendet dhe e drejta", - theksoi mbrojtėsi. Mė tej ai u ndal sėrish tek ngjarja mė e fundit, ku Gjoni akuzohet se ka falsifikuar certifikatėn, pėr tė nxjerrė njė pasaportė tė re pėr jashtė shtetit, edhe pse tė mėparshmes nuk i kishte skaduar ende afati.
Bėhet fjalė pėr rreth njė muaj mė parė, kur Inis Gjoni ėshtė paraqitur nė Komisariatin numėr 2 tė Policisė sė Tiranės, pranė kryqėzimit tė 21 Dhjetorit, pėr t'u pajisur me pasaportė, por me tė dhėna tė tjera, ku mosha e kėngėtares ishte ulur njė vit. Sipas policisė, dyshohet se ajo ka bashkėpunuar me punonjėsen e Gjendjes Civile tė njėsisė bashkiake Nr.7, Tatjana Male, pėr tė bėrė tė mundur falsifikimin e certifikatės.


                                       Pergatiti: Arbi Hoxha : Arbi_1999@hotmail.com



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard