Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Tatimet, borxhi rekord nė 2005


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Tatimet, borxhi rekord nė 2005
Permalink   






4,tetor,2006
Kreu i KLSH: Nuk u mblodhėn 35 miliardė lekė nė arkėn e shtetit






Tatimet, borxhi rekord nė 2005





Bode: Faji i firmave fantazėm dhe i gjykatave









Gjatė vitit 2005, borxhi doganor dhe tatimor ka arritur nė shifra rekord. Janė rreth 35 miliardė lekė qė kompanitė i kanė borxh arkės sė shtetit. Qeveria nga ana e saj, nuk ka mundur t’u vjelė shoqėrive debitore, borxhet qė ato kanė ndaj arkės sė shtetit. Kjo, pasi njė pjesė e kėtyre kompanive janė fantazmė, borxhi i tė cilave arrin nė nivele tė larta. Kategoria e dytė janė ato shoqėri tė cilat janė nė procese gjyqėsore. Kėto procese zgjasin 3 deri nė 4 vjet, ēka e pengon edhe mė shumė vjeljen e detyrimeve. Shoqėritė tė cilat janė nė procese gjyqėsore, i detyrohen shtetit 200 milionė dollarė, si rrjedhojė e mosmbylljes sė proceseve. Por ai ēka ėshtė edhe mė shumė shqetėsues, ėshtė fakti se ky borxh ka tendenca drejt rritjes.
Shifrat u bėnė publike dje nė Komisionin Parlamentar tė Ekonomisė nga Kontrolli i Lartė i Shtetit.
Ēeku
Kryetari i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, Robert Ēeku ka vėnė dje alarmin pėr dėmet qė i shkaktojnė buxhetit tė shtetit, mosarkėtimi i borxhit doganor nga ana e shumė kompanive. Ēeku u shpreh se nė kontrollin e ushtruar nga KLSH-ja, janė vėrejtur shkelje tė legjislacionit nė administrimin e tė ardhurave nga tatimet dhe doganat. Sipas tij, “dėmi ekonomik si rezultat i kėtyre shkeljeve, arriti nė 1.2 miliard lekė, ndėrsa borxhi qė kompanitė kanė ndaj administratave tatimore dhe doganore, arriti nė 35 miliardė lekė”. Ai theksoi se nė fund tė 2005-ės, borxhi ka arritur njė shifėr jashtėzakonisht tė lartė, mė e larta historike dhe ka tendencė rritjeje. Kryetari i KLSH-sė, Ēeku tha se shkelje janė konstatuar edhe nė administrimin e shpenzimeve korente nė paga dhe shpenzime operative, prej rreth 89 milionė lekėsh. “Shkelje kemi konstatuar nė kontrollet e ushtruara edhe nė shpenzimet kapitale, kryesisht nė prokurimet publike me vlerė 245 milionė lekė”, - tha ai. Kryetari i KLSH-sė u shpreh se pėr sa u pėrket investimeve publike, ende nuk ka njė kuadėr ligjor tė plotė, gjė qė ka sjellė qė nė projektet nė kuadėr tė kredive, tė konstatohen edhe shkeljet mė tė mėdha dhe dėmi ekonomik i shkaktuar arriti nė 429 milionė lekė. Ndėrsa dėmi i shkaktuar nga pushteti vendor, ėshtė 119 milionė lekė.
Bode
Borxhi doganor dhe tatimor, mund tė quhet gropa e zezė e buxhetit tė shtetit. “Borxhet e tatimeve dhe doganave pėrbėjnė njė problem shumė tė madh dhe unė e kam ngritur disa herė kėtė problem. Por kjo ėshtė njė ēėshtje e cila kėrkon njė trajtim tė kujdesshėm, pėr tė pasur sukses nė uljen e kėtij borxhi. Pėr fat tė keq, ky borxh nuk ulet”, - tha kreu i Financave, Ridvan Bode. Ai akuzoi firmat qė operojnė nė sektorin e karburanteve, se renditen ndėr debitoret mė tė mėdha ndaj administratės. Sipas tij, ka dy kategori firmash pėr sa u pėrket borxheve. E para, janė shoqėritė fantazmė, tė cilat nuk ekzistojnė. Ka kompani tė mėdha, tė cilat figurojnė nėn emrin e ndonjė emigranti i cili nuk jeton mė nė Shqipėri. Por ka edhe raste mė ekstreme, ku pronarė firme figurojnė emra tė vdekurish. “Kategoria e dytė janė ato shoqėri, tė cilat janė nė procese gjyqėsore. Sot ka me dhjetėra kompani tė kėsaj natyre, tė cilat kanė tė paktėn 200 milionė dollarė detyrime qė vazhdojnė nė mėnyrė ciklike gjyqet”, - tha ministri. Njė cikėl i tillė gjyqėsor zgjat 3-4 vjet. Sipas tij, ekzistojnė edhe shuma tė regjistruara prej 15 vjetėsh.


 


raegime:



  • Ēeku
    KLSH-ja rekomandon qė nė buxhetin e vitit 2007, njė pjesė e detyrimeve tė borxhit tatimor dhe doganor tė inkludohet nė parashikimet e 2007-ės. Tė vendoset njė rregull qė vlera e dėmit ekonomik tė konstatuar nga KLSH-ja, tė hyjė nė tė ardhurat e buxhetit 2007.
  • Bode
    Ministria e Financave ka hartuar njė ligj pėr investimet e huaja. Drafti i hartuar ėshtė nė Parlament. Sipas kėtij drafti, do tė jenė ministritė pėrgjegjėse pėr investimet e huaja dhe jo agjencitė. Kjo nė mėnyrė qė kėto projekte tė pėrfundojnė nė afatin e caktuar.
  • Malaj
    Borxhi doganor ėshtė njė fenomen qė haset nė tė gjitha vendet. Por vende tė ndryshme kanė strategji tė ndryshme. Ajo ēka nuk pėrputhet nė vendin tonė, ishte tendenca e vitit 2005. Qeveria pretendoi se borxhet mund tė mblidheshin edhe pėr 100 ditė. Qeveritė serioze e shikojnė kėtė si njė sfidė afatgjatė.
  • Dėmet
    KLSH-ja ka konstatuar shkelje nė prokurimet publike me vlerė 245 milionė lekė. Nė projektet nė kuadėr tė kredive, janė konstatuar edhe shkeljet mė tė mėdha dhe dėmi ekonomik ėshtė 429 milionė lekė. Ndėrsa dėmi i shkaktuar nga pushteti vendor ėshtė 119 milionė lekė.
                                                                Pergatiti: Arbi Hoxha: Arbi_1999@hotmail.com

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard