Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: PS: U vėrtetuan shifrat tona pėr pasurinė e Berishės


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
PS: U vėrtetuan shifrat tona pėr pasurinė e Berishės
Permalink   






                                                                       4,tetor,2006
Socialistėt insistojnė qė tė ngrihet komisioni pėr hetimin e pasurisė sė Kryeministrit






PS: U vėrtetuan shifrat tona pėr pasurinė e Berishės





 




 




Partia Socialiste ka qenė “e kėnaqur” dje, qė vajza e Kryeministrit Berisha ka vėrtetuar shifrat e bėra publike nga kjo parti pėr pasurinė e saj. Zėdhėnėsi Saimir Tahiri u shpreh se “shqiptarėt panė e dėgjuan se PS-ja ka thėnė tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn nė lidhje me pasurinė e familjes Berisha, e cila sipas vetė Zonjės Berisha, ėshtė plot 1 milion e 51 mijė dollarė”. Sipas Tahirit, vajza e Kryeministrit Berisha “pranoi ēka PS-ja ka thėnė me kohė; faktin se pasuria e familjes Berisha ėshtė mbi 1 milion e 51 mijė dollarė. E vetmja e re qė morėm vesh dje, ėshtė se ministri Lulzim Basha paska qenė njė pjesėtar aktiv i lėvizjes demokratike tė viteve ’90". Zėdhėnėsi ka sqaruar mė tej se PS-ja do tė kėmbėngulė pėr ngritjen e komisionit hetimor pėr pasurinė e familjes Berisha. Sipas tij, kjo parti disponon tė tjera fakte dhe dokumente qė kėrkojnė verifikim tė detajuar nė lidhje me pasurinė e Kryeministrit dhe tė familjes sė tij. “Ritheksojmė se kėtė hetim nuk mund ta bėjė kurrsesi Z. Nishani apo kushdo tjetėr nga ushtarėt e Z. Berisha”, - tha zėdhėnėsi i PS-sė. Socialistėt janė tė bindur se kėtė hetim duhet ta bėjė vetėm opozita, nė bazė tė sė drejtės qė i garanton Kushtetuta e vendit. “Partia Socialiste nuk do tė tolerojė shmangien e paprecedent tė Kryeministrit Berisha nga hetimi parlamentar i opozitės, sikurse nuk do tė tolerojė asnjė shkelje tė ligjit dhe Kushtetutės qė synon fshehjen e tė vėrtetave tė hidhura nė lidhje me Z. Berisha dhe bashkėpunėtorėt e tij”, - thuhet nė deklaratėn e zėdhėnėsit tė PS-sė. Gjatė muajit tė kaluar, PS-ja ka denoncuar faktin se si familja e Kryeministrit dhe veēanėrisht vajza e tij ka arritur tė vėrė gjithė kėtė pasuri, qė e thėnė nė shifra sipas PS-sė rezultonte qė pėrveē shtėpive dhe trojeve, tė kishte edhe njė depozitė parash kesh rreth 800 mijė euro. Megjithatė, kėto ishin deklaruar nga vajza e Kryeministrit nė deklaratėn zyrtare tė pasurisė pranė Inspektoratit tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive. Po kėshtu, me skema tė ndryshme, PS-ja ka denoncuar edhe emėrime nepotike tė Kryeministrit Berisha nė administratėn publike. Prandaj, edhe nisur nga kėto fakte, deputetėt e partisė mė tė madhe tė opozitės po kėrkojnė qė prej ditėsh njė hetim tė veēantė pėr Kryeministrin Berisha.


          


                                                              Pergatiti: Arbi Hoxha: Arbi_1999@hotmail.com



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard