Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Ti e vret njė grua nė emėr tė nderit?


Administrator

Status: Offline
Posts: 147
Date:
Ti e vret njė grua nė emėr tė nderit?
Permalink   


Dhuna kundėr gruas ėshtė shkelje e rėndė e tė drejtave tė njeriut. Opinioni gjerman aktivizohet pėr tė mbrojtur gratė emigrante nga dhuna e burrave

Dhuna kundėr grave- vepėr penale

Jo vetėm nė Pakistan, Jordani dhe Turqi e vende tė tjera myslimane, janė kryer vrasje nė emėr tė nderit. Por vrasje tė tilla kanė ndodhur edhe nė vendet perėndimore, edhe nė Gjermani. Madje deri para disa kohėsh ato cilėsoheshin si "vepra penale tė varura nga mentaliteti" dhe me kėtė ato penalizoheshin si vrasje nė gjaknxehtėsi dhe jo si vrasje tė paramenduara.

Dhuna kundėr gruas ėshtė nė tė vėrtetė njė akt i dėnueshėm dhe njė shkelje e rėndė e tė drejtave tė njeriut, shprehet Kai Müller nga Amnesti International. Kjo organizatė po pėrpiqet, qė prej vitit tė shkuar, pėrmes njė fushate ndėrkombėtare tė tėrheqė vėmendjen e opinionit publik. Motoja: "Shiko dhe vepro - ndal dhunės kundėr gruas".
Edhe Ministria pėr familjen nė Gjermani pėrpiqet qė tė sensibilizojė njerėzit. Aktualisht po pėrgatitet njė projekt, i cili do tė bėjė, qė nė shkallė vendi nė Gjermani, tė ngrihet njė qendėr emergjence, apo njė numėr telefoni i njėjtė nė tė gjithė vendin, ku gratė tė mund tė telefonojnė kur ndodhen nė rrezik.

Organizata gjermane e tė drejtave tė gruas "Terre des Femmes" ka mjaft ekspertė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė gruas. Prej themelimit tė saj nė vitin 1981, kjo organizatė ėshtė marrė me rastet e krimeve "nė emėr tė nderit". Dhunė ndaj gruas, cilėsohet sipas kėsaj organizate, jo vetėm vrasja pėr nder, apo martesa e detyruar, por edhe gjymtimi seksual dhe dhuna familjare, tė cilat nė Gjermani dėnohen me ligj. Christa Stolle, drejtuesja e "Terre de Femme" shprehet: Nė mes tė Gjermanisė janė zhvilluar shoqėri paralele patriarkale. Nė emėr tė tolerancės dhe shoqėrisė multikulturore, dhuna ndaj gruas nuk u kuptua ashtu siē duhet. Pėr fat tė mirė, viktimat herė pas here thyejnė heshtjen e tyre dhe kthehen nė aktiviste dhe mbrotjėse tė grave. Serpa Ēeleli ėshtė njė turke, autore e librit kundėr martesės sė detyruar. Ajo flet nėpėr shkolla pėr kėtė temė. Apo kosovarja Hanife Gashi, vajza 16 vjeēare e sė cilės u vra nga i jati, po nė emėr tė nderit. Libri i saj "Dhimja ime mban emėrin tėnd" ėshtė njė sinjal kundėr terrorit tė burrave nė shumė familje emigrantėsh. Hanife Gashi mbėshtet punėn e organizates sonė Terre des Femme".

Kėrkohet ashpėrsimi i ligjit

Kjo organizatė kėrkon nga qeveria gjermane shfuqizimin e ligjeve, tė cilat u mundėsojnė keqbėrėsve paraqitjen e rrethanave lehtėsuese. Krijimi i ambienteve tė mbrojtura pėr gratė ėshtė i nevojshėm, pasi nė shumė vende shtėpitė e grave janė njė gjė e rrallė. Nga ana tjetėr duhet tė gjenden financime pėr fushata qė tė iniciojnė ndryshimin e mentalitetit mbi gruan. Avokatja me origjinė turke, Sejran Ates, e nderuar edhe me Ēmimin e Berlinit pėr Gruan, ngre zėrin, pėr mungesėn e vetėdijėsimit nė komunitetin turk pėr ekzistencėn e njė problemi tė tillė. Ajo kėrkon: Ne duhet tė ashpėrsojmė ligjin, tė kontrollojmė se si vepron ai, dhe tė bėjmė qė ai tė zbatohet. Por duhet tė krijojmė edhe ligje tė reja. Kėrkesa ime, e mbėshtetur edhe nga "Terres Femmes" ėshtė qė martesa e detyruar tė trajtohet si njė akt penal mė vete dhe jo nėn nenin e shtrėngimit dhe detyrimit me dhunė. Kjo do tė ishte diēka mė shumė se ashpėrsim.

Corina Ter-Nedden nga qendra "Papatya" e cilėson si hap shumė tė rėndėsishėm mbrojtjen direkte tė grave emigrante, qė ndodhen nė rrezik nė Gjermani. Megjithėse Gjermania ėshtė gati nė krye tė listės sė vendeve evropiane, pėrsa i pėrket shtėpive qė ofrojnė strehė pėr gratė nė rrezik, prapė ka mungesa nė kėtė drejtim. Ter-Neden thotė:

"Ne ju ofrojmė mbrojtje atyre vajzave, tė cilat i ikin dhunės familjare dhe duan tė kenė njė adresė tė fshehtė. Fillimisht, tek ne vinin vajza me origjinė turke, edhe sot ato pėrbėjnė grupin mė tė madh. Por kėtu kemi vajza me prejardhje nga mė tė ndryshmet. Ēdo vit pranojmė 60 deri nė 70 vajza nga mosha 13 deri nė 21 vjeē. Edhe punonjėset tona janė vetė me prejardhje tė ndryshme. Kėtu punojnė turke, kurde dhe gjermane. Gjithsej jemi pėrkujdesur pėr 1200 vajza tė reja. Ato qėndrojnė deri nė gjashtė javė tek ne. E rėndėsishme pėr ato ėshtė qė tė gjejnė pastaj njė perspektivė tė re jete. Prej vitit tė shkuar kemi instaluar edhe njė linjė kėshillimi pėrmes telefonit dhe internetit.

Ter- Nedden nga shtėpia e gruas ėshtė e mendimit, se pėr ndjekjen e autorėve tė krimeve tė tilla, pengesė bėhet edhe lehtėsia me tė cilėn ata mund tė lėnė Gjermaninė. Pra autorė tė tillė mund tė "importohen" me lehtėsi dhe tė largohen po aq kollaj. Nga ana tjetėr njė rrezik pėrbėn edhe fakti, se shumė nga viktimat transportohen shumė kollaj jashtė shtetit dhe mund tė humbasin andej ēdo lloj gjurme.

Vrasjet e ndodhura nė Berlin kanė bėrė qė organizata tė tilla tė nxjerrin njė mėsim. Konfrontimet pėr tė drejtėn e kujdestarisė pėr fėmijėn, mbėshtetur aq bukur mbi tė tė drejtėn e fėmijės pėr tė komunikuar mė tė dy prindėrit mund tė kthehen nė rrezik jete pėr gratė e divorcuara pėr shkak tė dhunės.

Edhe policia britanike nė anketimet e saj, ka pėrcaktuar se pėr gratė pėrbėjnė njė rrezik tė vėrtetė, pikėrisht konfrontimet pėr tė drejtėn e kujdestarisė pėr fėmijėn.

Majida Riviza, nga Komisioni pėr statusin e gruas nė Pakistan bėn fjalė pėr njė tė vėrtetė tronditėse. Rreth 1500 gra dhe vajza vriten nė Pakistan ēdo vit pėr shkak tė nderit. Madje pėr kėtė mjaftojnė vetėm thashathemet dhe jo faktet. Autorėt e krimit gjenden nė rrethin familjar. Rivizi apelon tek organet e drejtėsisė dhe policisė nė mėnyrė qė ato tė jenė mė tė vėmendshme ndaj problemeve tė grave:

Ne duhet t'a bėjmė tė qartė se kjo sjellje tradicionale ėshtė kundėr fesė sė tyre, kundėr njeriut. E vemtja qė mund tė bėhet ėshtė rritja e nivelit arsimor, nė mėnyrė qė autorėve t'u bėhet e qartė, se ajo qė bėjnė ata ėshtė e papranueshme. Kjo kėrkon kohė, por mendoj se pėrmes sensibilizimit dhe arsimit mund t'ja dalim mbanė.

Nė shumė raste, vrasje tė tilla mbulohen nėn emrin e nderit. Por dosje tė panumėrta tė proceseve gjyqėsore nga mė tė ndryshmet, japin njė pamje tjetėr: Vrasjet nė emėr tė nderit, kryhen shpesh me qėllim tė fshehjes sė akteve tė tjera tė dėnueshme, si pėrdhunimi apo incesti, tė cilat turpėrojnė familjen. Nga ana tjetėr vrasje tė tilla janė shprehje e problemeve tė rėnda familjare, prej kohėsh tė pazgjidhura, si psh. sherre familjare apo probleme trashėgimie.

Gjermania aktive nė mbrojtjen e gruas

Tema e dhunės kundėr gruas po gjen vėmendje gjithnjė e mė tepėr edhe tek politikanėt gjermanė. Ute Voigt sekretare shteti nė Ministrinė e Brendshme pohon, se keqkuptimi i liberalizmit ka bėrė qė shumė vetė tė shohin mėnjanė nė raste tė tilla. Kjo ka qenė e gabuar: Ėshtė e nevojshme qė tė pohojmė qartė: Kultura dhe traditė ėshtė diēka qė ne e respektojmė, por mbi atė qėndron dinjiteti i femrės dhe i njeriut, liria, tė cilėn kushtetuta jonė kėrkon t'a garantojė pėr tė gjithė. Nė kėtė kuptim ne jemi pėrpjekur qė tė reagojmė edhe politikisht. Kėtė vit kemi arritur qė tė plotėsojmė nenet e ligjit nė rastet e shtrėngimit dhe detyrimit me dhunė. Kėshtu ja kemi dalė mbanė qė raste tė tilla tė dėnohen deri nė pesė vjet burg, pėr shembull kush detyron dikė qė tė martohet me detyrim. Ky ėshtė njė sinjal i rėndėsishėm qė bėn tė qartė, se akte tė tilla penalizohen.

Edhe nė konferenvėn e organizuar nga fondacioni Friedrich Ebert u pohua njėzėri, se krime tė tilla tė shėmtuara nuk meritojnė asnjė lloj rrethane lehtėsuese.

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard