Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: ABC publikon raportin e censuruar tė komisionet “Ceka” pėr tregun e telefonisė celulare


Perdorues i avancuar

Status: Offline
Posts: 33
Date:
ABC publikon raportin e censuruar tė komisionet “Ceka” pėr tregun e telefonisė celulare
Permalink   


ABC publikon raportin e censuruar tė komisionet Ceka pėr tregun e telefonisė celulare

Gazeta ABC

Grupi i ekspertėve tė atashuar pranė Komisionit Kuvendor pėr hetimin e monopolit nė telefoninė celulare ka arritur nė njė konkluzion qė mund tė implikojė rėndė AMC-nė dhe Vodafone. Nė njė pjesė tė raportit, qė ėshtė censuruar nga komisioni parlamentar qė drejtohej nga deputeti Neritan Ceka shkruhet se kompanitė e telefonisė celulare AMC e Vodafone Albania kanė bėrė njė marrėveshje tė heshtur pėr aplikimin e tė njėjtave tarifave, lėshimin e territoreve njėra-tjetrės si dhe ofrimin shėrbimeve te njėjta duke eliminuar qėllimisht konkurrencėn aq tė nevojshme nė eliminimin e situatės monopolistike. Nė rast se njė gjė e tillė vėrtetohet AMC dhe Vodafone rrezikojnė gjoba tė rėnda nė bazė tė legjislacionit shqiptar nė fuqi, qė shkojnė deri nė 10 pėr qind tė xhiros vjetore. Njė fakt tė tillė e njohin kompanitė, ndoshta pak mė shumė AMC e cila ka marrė njė gjobė tė parė prej 160 milionė lekėsh pėr mosdorėzim tė dhėnash te Autoriteti i Konkurrencės nė momentin e fillimit tė hetimeve.
AMC_Logo.gif
Marrėveshja
Asnjėri prej ekspertėve qė punuar me Komisionin Parlamentar Ceka pėr hetimin e tregut tė telefonisė celulare nuk e di arsyen e vėrtetė tė heqjes sė mė shumė se 20 faqeve nga raporti nė versionin final.
ABC ka siguruar raportin e plotė tė ekspertėve dhe do tė publikojė nė vijimsi faktet qė rezultuan nga hetimi disa mujor i Kuvendit, por qė nė fund u mbyll nė heshtje si tė gjitha dosjet qė kanė tė bėjnė me kompanitė celulare. Fushata elektorale pėr zgjedhjet vendore, ku AMC dhe Vodafone pėrfliten nė media si sponsor kryesorė tė partive kryesore politike e nė mėnyrė tė veēantė tė atyre qė janė nė pushtet, ishte njė argument i fortė pėr tė neutralizuar raportin e komisionit parlamentar qė kishte nė pėrbėrje deputetė nga mazhoranca dhe opozita dhe drejtohej nga kjo e fundit.
Lidhur me marrėveshjen, ekspertėt pėrmendin nė raportin e tyre se mjafton tė pėrmendim disa fakte qė tė arrijmė nė konkluzionin e mėsipėrm: AMC e ofroi shėrbimin e SMS pak ditė pas Vodafone ndėrkohė qe kishte mundėsi ta lanēonte mė herėt kėtė shėrbim, ndėrsa Vodafone e realizoi shėrbimin MMS pak ditė pasi AMC e lanēoi atė.

Mė pas raporti thotė se AMC i lejoi tė mbulonte zona Vodafone, ndėrkohė qė po tė ishte treguar mė agresive do ti kishte mbuluar vetė mė parė duke patur parasysh qė kishte mundėsi mė tė medha p.sh. rasti i qytetit tė Krumės. Kjo mėnyrė sjelljeje nė treg i ka ndihmuar keto kompani duke i sjellė tė ardhurat e tyre nė rritje dhe duke i mbajtur ēmimet tė larta nė kurriz tė konsumatorit, thonė ekspertėt. Mė pas ata evidentojnė edhe raportin e Autoritetit tė Konkurences ku thuhet: tregu i telefonisė celulare ėshtė njė treg i pastėr duopolistik me tendencė tė dukshme monopolistike. (raporti me nr. Prot. 339 dt. 13.06.2006).

Shkeljet e ligjit
Raporti thekson se situata tė tilla nė treg janė tė papranueshme dhe ka institucione qė i luftojnė ato. Ligji Shqiptar i Telekomunikacioneve nė nenin 3 tė tij pėrcakton objektivat afatgjata tė politikės sė zhvillimit tė telekomunikacioneve ku veēojmė: akses nė shėrbimet telefonike me ēmime tė pėrballueshme; mbrojtje mė e mirė e pėrdoruesit;.

Nga statistikat e ndryshme tė institucioneve ndėrkombėtare Shqipėria renditet si njė nga vendet mė tė varfra tė Europės, ndėrsa ēmimet e aplikuara nga kompanitė celulare nė Shqipėri siē i kemi lartpėrmėndur janė mė tė lartat. Kjo do tė thotė qė objektivat e Ligjit nuk janė arritur dhe ēmimet qė aplikojnė kompanitė celulare nuk kanė pėsuar thuajse asnjė ndryshim megjithėse kanė kaluar 5 vjet qė ka filluar operimin edhe kompania e dytė celulare, Vodafone Albania.

__________________


Perdorues i avancuar

Status: Offline
Posts: 33
Date:
Permalink   

AMC e Vodafone kanė nė dorė sigurinė kombėtare

ABC vazhdon botimin e raportit tė censuruar tė ekspertėve pėr celularėt


Njė fakt tronditės kanė zbuluar ekspertėt qė punuan pėr Komisionin Hetimor Parlamentar Pėr situatėn monopol nė tregun e telefonisė celulare. Nė raportin e paraqitur nė Kuvend janė fshirė dhe pjesė tė rėndėsishme ku flitet pėr rėndėsinė e sigurisė kombėtare qė aktualisht ėshtė nė dorė tė dy kompanive AMC dhe Vodafone.
Fakti qė shqiptarėt, nė mėnyrė te veēantė zyrtarėt e lartė, shumicėn e gjėrave i realizojnė nėpėrmjet telefonave celularė ka pėrbėrė njė argument tė rėndėsishėm pėr tu marrė nė konsideratė nga ekspertėt gjatė hartimit tė raportit qė nuk u lejua as tė lexohet nė Kuvend. Theksojmė me pėrgjegjėsi se kėto dy kompani private tė huaja, kanė mundėsi tė kontrollojnė tė gjithė jetėn politike dhe ekonomike tė Shqipėrisė, shkruhet nė raport.
Ekspertėt sjellin nė vėmėndje se nė sistemet e telefonisė celulare, qarkullojnė tė gjitha bisedat dhe informacionet e Presidentit, Kryeministrit, tė gjithė institucioneve tė shtetit, tė gjithė biznesit dhe ekonomisė shqiptare. Sipas tyre ligji 8618 ka disa nene si neni 20, 22, 23, 24, 25 dhe 26, pėr kufizim ose mbrojtje. Ekspertėt theksojnė se ERT duhet tė ushtrojė kontrolle te vazhdueshme pėr zbatimin e neneve tė lartpėrmendura. Mjafton tė sjellim nė kujtesė skandalin e fundit ne Greqi pėr pėrgjimin e shtetarėve dhe politikanėve,qė ēoi nė ndryshime nė Qeveri, apo skandalin qė ka plasur sė fundi nė Itali me Telekom Italia pėr pėrgjimet. Jo zyrtarisht thuhet se AMC dhe Vodafone zotėrojnė njė seri tė gjatė mesazhesh dhe telefonatash ku janė pėrfshirė zyrtarėt mė tė lartė tė shtetit shqiptar dhe mund ti pėrdorin si mjet presioni nė ēdo moment.

__________________


Perdorues i avancuar

Status: Offline
Posts: 33
Date:
Permalink   

Sa shtrenjtė i paguajmė celularėt

AMC ka tarifa tre herė mė tė larta se homologet e Cosmote ndėrsa Vodafone 1.7 herė mė tė larta


Ekspertėt e rekrutuar nga komisioni parlamentar pėr hetimin e telefonisė celulare kanė bėrė dhe llogaritjet e sakta se sa shtrenjtė e paguajnė shqiptarėt shėrbimin e telefonisė. Pėr tė dhėnė njė gjykim se sa tė larta janė ēmimet e telefonisė celulare nė Shqipėri, ata kanė krahasuar tė dhėnat me tregun ndėrkombėtar nė vendet fqinjė. Pak a shumė telefonia celulare ka hyrė nė tė njėtėn kohė nė tė tėra vendet e rajonit, por situata qė paraqitet nė vendet fqinjė pėrsa u pėrket tarifave qė kjo telefoni aplikon ėshtė e ndryshme. Ekspertėt kanė dhėnė shembuj konkretė pa u zgjatur nė mėnyrat sesi ėshtė arritur kėto ēmime duke mos i njohur mirė mekanizmat e tregut nė keto vende.

AMC, 3 herė mė e shtrenjtė brenda grupit

Tarifat e larta qe aplikon operatori AMC nė krahasim me operatorėt e tjerė qė i pėrkasin tė njėjtit grup (grupit Cosmote). Keto tarifa janė 2-2.3 here mė tė larta pėr thirrje brėnda rrjetit, 2.4-3.6 herė mė tė larta pėr thirrje drejt operatorėve tė tjerė mobilė si dhe 2.7-3.1 herė mė tė larta pėr thirrje drejt telefonise fikse.

Vodafone, 1.7 herė mė i shtrenjtė brenda grupit

Tarifat e larta qe aplikohen nga operatori Vodafone Albania i krahasuar me nje operator tjeter qė i pėrket tė njėjtit grup (grupit Vodafone). Keto tarifa janė 1.8 here mė tė larta pėr thirrje brėnda rrjetit, 1.7 herė mė tė larta pėr thirrje drejt operatorėve tė tjerė mobilė dhe 2.1 herė mė tė larta pėr thirrje drejt telefonise fikse. Pėr tė bėrė njė paraqitje sa mė tė plotė tė situatės nė kėtė pikė po paraqesim edhe shpenzimet e shqiptarėve pėr telefonine e lėvizshme nė krahasim mė tė ardhurat etyre vjetore. Nga analiza e bėrė pėr kėtė problem del se Shqiptarėt harxhojnė pėr telefoninė celulare rreth 390 Milion USD/vit Pra: 260 USD/abonent, 140USD/banor, 8 % tė tė ardhurave,ndėrsa Europa 1 2 % .

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard