Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Farsa politike greke me emrin “Epir i Veriut


SuperModerator

Status: Offline
Posts: 12
Date:
Farsa politike greke me emrin “Epir i Veriut
Permalink   


Ka afro 100 vjet qė politika greke ka filluar dhe vazhdon edhe sot
propagandimin e kuptimit apo tė pėrfytyrimit Epir i Veriut (Vorio Epir) dhe
tė pretendimeve pėr tė. Propaganda tepėr intensive e deri e pasaktė,
gjithėkund pėrfshin masivisht mediat dhe sferat politike dhe ka bėrė qė
kuptimi Epir i Veriut tė pėrvetėsohet dhe tė pėrdoret sot edhe nga zyra tė
ndryshme Europiane e tė tjera. Por ai pėrdoret nė kuptimin e vet jo tė
vėrtetė; ai trajtohet si njė dukuri qė egziston, qė pėrbėn shqetėsim dhe qė
kėrkon njė farė trajtimi dhe zgjidhjeje pa u thelluar nė vėrtetėsinė
historike.

Ndoshta jo krejtėsisht nė kėtė kuptim por thjesht si term referues pėr njė
territor gjeografik i banuar nga nje popullsi e caktuar greke, pėrsėri pa u
thelluar sa duhet ai ėshtė pėrdorur edhe nga autorė tė ndryshėm perendimorė,
pėrfshirė edhe Robert D. Kaplanin nė librin e tij Greqia, dashnorja e
perėndimit, gruaja e lindjes. Njoftimet e mediave nė vend qė tė spjegonin
Greqinė moderne nuk bėnė gjė tjetėr veēse hodhėn dritė mbi injorancėn e
Perėndimit pėr shtrirjet mė tė gjėra dhe mė tė rėndėsishme tė historisė
greke, shkruan Kaplan. Prandaj ėshtė gjetur me vend pėrfshirja kėtu e disa
sqarimeve themelore pėr kėtė ēeshtje.

Deri nė vitet 1912-1913, me ndarjen e Ballkanit sipas linjave qė vendosi
Kongresi i Berlinit mė 1878, termat apo kuptimet Epir i Veriut (Vorio Epir,
Northern Epirus) dhe vorioepirote (Vorioepirotes), siēi quajnė grekėt sot
popullsinė qė jeton atje, nuk janė pėrmendur absolutisht nė asnjė dokument.
Kjo pasqyron njė tė vėrtetė, sepse termi Vorio Epir nuk pėrfaqėson ndonjė
kuptim gjeografik tė Epirit si territor. Pėr tė kuptuar drejt problemin e
kufijve jugorė tė Shqipėrisė duhen studiuar me vėmendje ndarja
administrative e Perandorisė Bizantine para pushtimit otoman, si dhe
emėrtimet qė morėn kėto territore nė organizimin e shtetit otoman nė
shekullin XV e mė tej. Nė kėtė kuadėr, vend tė posaēėm merr edhe Epiri, pėr
tė cilin pėrmbledhlazi pa pretenduar zbulime tė reja disa gjėra kryesore
mund tė thuhen me saktėsi historike tė provuar.

Epiri pėrbėn njė krahinė dhe njėrin nga shtetet e Ilirisė tė Jugut. Ai
shtrihej nė malet e Vetėtimės (Akrokeraunet antike) dhe nė rrjedhėn e mesme
tė Vjosės, deri nė gjirin e Ambrakisė nė Jug, dhe nga malet e Pindit nė
Lindje deri nė brigjet e detit Jon nė Perėndim. Si emėr i pėrveēėem
gjeografik ai fillon tė njihet nga fundi i shekullit VI p.e.r., deri sa nė
shekullin IV p.e.r. mori edhe kuptim tė pėrcaktuar politik.

Fiset qė banonin nė kėtė trevė ishin Tesprotėt, Kaonėt dhe Molosėt. Ato fise
dolėn nė histori si forma politike mė vete nė Luftėn e Peloponezit (432-404
p.e.r.) dhe ishin aleatė tė Spartės mė 429 p.e.r. Sundimtari i Molosėve,
Tarypa, krijoi edhe shtetin qė u quajt Lidhja e Molosėve. Pas mesit tė
shekullit IV p.e.r., ata pėrfshihen nėn ndikimm maqedon, por sundimtaret
vendas vazhduan proēesin e bashkimit mė tej derisa erdhėn tek Aleanca
Epirote, njė shtet federalist i kohės se Aleksandrit Molos (342-31 p.e.r.).
Etapa e tretė ėshtė sundimi i Pirros (307-272 p.e.r.), i cili shtiu nėn
zotėrim edhe pjesė tė Maqedonisė, Tesalisė dhe disa krahina tė Ambrakisė,
Amfilokisė dhe Akarnanisė.

Shteti monarkik epirot humbi rėndėsinė nė vitet 30 tė shekullit III p.e.r.
dhe u kthye nė shtet republikan i njohur me emrin Lidhja Epirote. Nė vitin
167 p.e.r. ajo ra nėn sundimin romak dhe pas vitit 148 p.e.r. u bė pjesė e
provincės maqedone. Me reformėn e Dioklecianit (fundi i shekullit III e.r.),
emėrtimi Epir shtrihet deri nė brigjet e Vjosės dhe u quajt Epiri i Ri (Epir
Nova) pėr tu dalluar nga pjesa tradicionale qė u quajt Epiri i Vjetėr
(Epirus Veins). Nė trevėn e Epirit tė Vjetėr, nė fillim tė shekullit XIII, u
krijua i quajturi Despotati i Epirit dhe nga shekulli XV nuk bėhej mė dallim
ndėrmjet Epirit tė Ri dhe tė Vjetėr. Pra, Epiri i Ri u krijua si provincė e
prefekturės sė Ilirikumit -Ilirise, nga reformat e Dioklecianit. Ai
pėrfshinte krahinat e Shqipėrisė sė sotme, qendrore dhe jugore, nga lumi Mat
deri nė lumin Vjosa dhe qeverisej nga njė konsullar e kishte si qendėr
Dyrrahiumin. Edhe Epiri i Vjetėr pėrfshihej nė prefekturėn e Ilirikumit dhe
shtrihej nga lumi Vjosa deri nė gjirin e Ambrakisė, qeverisej nga njė
hegjemon dhe kishte si qendėr Nikopolin (Prevezėn e sotme).

Shumė autorė tė lashtė si Herodoti, Tukididi, Straboni, tė cilėt mbahen si
baballarėt e historisė greke, kanė arritur nė pėrfundimet pėr pėrcaktimin e
Epirit si territor dhe si popull duke dėshmuar se kjo hapesirė (Epiri) nuk
pėrfshinte pjesė tė Greqisė. Sipas Strabonit, Greqia kufizohej me Akarnian
(sot malet e Pindit) dhe me gjirin e Ambrakisė n Veri, si dhe me territorin
e quajtur Epir tė banuar nga barbarė, siē i quainin grekėt e lashtė tė
gjithė ata qė nuk flisinin greqisht. Pra, i takonin njė race tjetėr,
barbarėve. Ka jo pak autorė dhe shkencėtarė serioze Europianė qė kanė
dėshmuar se Epiri nuk ka qenė ndonjėhėrė grek. Mund tė pėrmenden edhe disa
harta zyrtare tė botuara nė Angli, Gjermani dhe Austro-Hungari nė shekujt e
kaluar ku pėrdoret termi Shqipėri e Jugut dhe jo pėrcaktimi Epir.

Prandaj, koncepti gjeografik dhe politik i Epirit ka qenė ai qė pėrshkruam,
Epir i Vjetėr dhe Epir i Ri. Ndarja dhe pėrcaktimi i Epirit nė Epir tė
Veriut dhe pėr rrjedhojė edhe nė Epir tė Jugut nuk ka asnjė vėrtetėsi
historike. Termi Vorio Epir ėshtė njė pėrfytyrim, njė kuptim politik,
falsifikim i sė vėrtetės historike pėr Epirin, pėr trashėgiminė dhe
gjeografinė e tij. Ai ėshtė krijim i atyre qarqeve tė cilėt si platformė
politike shtetėrore nė Asamblenė Kombėtare tė Greqisė mė 1844, pėrmes gojės
sė kryeministrit Jan Koteli, shpallėn Megali-Idene (Idenė e Madhe) si themel
tė egzistencės sė Greqisė. Synimi ka qenė krijimi i njė shteti tė madh grek
nė kufijtė e Perandorisė Bizantine, ku do tė pėrfshiheshin edhe popullsi tė
tjera ballkanike, si shqiptare, bullgare, maqedone, etj.

Ndėr tė tjera, objekt i kėsaj platforme ishte pėrfshirja nė shtetin grek tė
njė pjese tė tokave shqiptare, e thėnė mė saktė edhe krahinat e Korēės dhe
Gjirokastrės (mundėsisht edhe mė shumė), qė Fuqitė e Mėdha Europiane i
njohėn si pjesė tė shtetit shqiptar pasi i dhuruan Greqisė rajonet mė jugore
shqiptare nė Epir, si Ēamėrinė dhe krahina tė tjera, si Janinėn e Kosturin.
Pėr arritjen e kėtij synimi u krijua, u pėrdor dhe vazhdon tė pėrdoret
pasaktėsisht pėrfytyrimi i ashtėquajtur Vorio Epir. Kjo ka qenė baza e
politikės greke gjatė shekujve XIX dhe XX nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.
Fatkeqėsisht, ajo edhe sot duket se mbizotėron drejtimin e politikės greke
ndaj Shqipėrisė, pavarėsisht se me ēfar velloje dhe etiketimi pėrpiqet tė
mbulohet


__________________
eeeee
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard