Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Video Skandal:Bastardet Police greke rrahin shqiptaret!!!


Administrator

Status: Offline
Posts: 147
Date:
Video Skandal:Bastardet Police greke rrahin shqiptaret!!!
Permalink   


Tregon per nje Stacion Policie Greke qe detyron ne menyre Barbare 2 Shqipetare (te akuzuar per vjedhje) te rrahin njeri-tjetrin.
Kjo video eshte trasmetuar gjithashtu edhe nga stacioni Grek Mega Chanel siē behet e ditur ne Blogun Agonek




-- Edited by Admin at 14:06, 2007-06-17

__________________


Perdorues i avancuar

Status: Offline
Posts: 33
Date:
Permalink   

Fakti qe ata ishin shqiptare i bashkengjitet nje sere veprimesh antishqiptare, te cilat kalojne ne heshtje sepse nuk filmohen ose nuk fotografohen, por jo se nuk ndodhin.
Po ushtaret qe kendonin kenge antishqiptare a mos ishin valle parodiste nga Athina?
Po vrasjet ne kufi? Po perdhunimet neper qelira, neper pyje e male? Po varja e te riut tjeter ne qelite e paraburgimit, tashti se fundmi?

Po ku ka uje te bekuar qe te laje turpet e grekeve!

Realiteti ia kalon fantazise dhe kjo eshte provuar gjithmone. Ne filmat shqiptare, vetem fantazia e regjizoreve ne lidhje me figurat me te urryera fashiste arriti qe te beje nje parashikim profetik. I madhi Kadri Roshi ne Lulekuqe mbi mure paska qene profetik. Skena e dhimbshme dhe prekese e filmit, perseritet sot ne nje bote qe uleret per te drejtat e njeriut. Shteti greko-taleban eshte pikerisht vertetuesi me i mire i te vertetave te dhimbshme shqiptare.
Dhe tragjikomedia me e madhe eshte sepse tek ter Tanhauzet e kesaj ane te botes, te bejne edhe leksione mbi vlerat dhe moralin. "

Foto nga filmi shqiptar

Policet greke rrahin shqiptaret ne zyre

E Diele, 17 Qershor 2007

Video skandal Dy emigrantet detyrohen te gjuajne njeri-tjetrin ne komisariatin e Athines

Policia greke perfshihet ne nje tjeter skandal ne keqtrajtimin e emigranteve shqiptare ne ambientet e stacionit te policise Athine. Ne nje video-celular te regjistruar ne zyrat e policise nje vit me pare, shfaqen skenat rreqethese qe te kujtojne filmin shqiptar "Lulekuqet mbi mure", kur mesuesi kercenon nxenesit qe t'i gjuajne njeri-tjetrit me pellemba me sa fuqi kane. Dhe vetem tre muaj pa u shuar mire skandali me kenget e ushtareve greke me thirrje nacionaliste kunder shqiptareve, vjen nje tjeter skene dramatike e keqtrajtimit dhe urrejtjes greke per emigrantet shqiptare. Dy te rinj te moshes 18-20 vjec shfaqen ne sekuenca te ulur ne nje divan, nje me bluze portokalli dhe tjetri blu, ndersa nje prej oficereve i veshur civil detyron me nje shkop ne dore nje nga te rinjte qe t'i gjuaj shokut me shpulla. Ngjarja ka ndodhur qershorin e vitit te kaluar, ne nje nga lagjet e Athines, kur shqiptaret jane kapur si te dyshuar per vjedhjen e cantes se nje gruaje greke. Ngjarja ka ndodhur pikerisht ne zemren e nje vendi qe eshte anetar i Bashkimit Evropian, ndersa ka pasur edhe reagime te drejtuesve te qeverise dhe vete Kryeministrit Costas Karamanlis qe ka denuar aktin. Lajmin e ka publikuar dje kanali televiziv TV KLAN ne edicionet e tij.

Nuk jane mjaftuar me arrestimin per dyshimet e ngritura, per vjedhjen me force te nje gruaje ne kryeqytetin helen, oficeret e policise. Ndersa i kane mbyllur te rinjte brenda nje zyre qe dallohej se i perkiste nje drejtuesi, dy oficeret e veshur civil dhe me shkopinj ne dore kane kercenuar shqiptaret duke i fyer dhe share rende. Nje prej tyre ka detyruar djaloshin e veshur ne portokalli qe te gjuaje me pellemba shokun e tij te ulur dhe nese nuk e bente do ta pesonte keq. Dhe keshtu per me se 4 minuta xhirim, ne video shfaqen goditje me pellemba te ndersjella ndaj dy shqiptareve, me nderhyrje te nje prej oficereve me koke te rruar qe godet dy te rinjte dhe u tregon se si duhet te qellojne. Ne nje moment refuzimi nje prej shqiptareve emigrant, emrat nuk identifikohen, refuzon te qelloje shokun, ndersa polici grek e kercenon me shkop dhe se do e torturoje. Dhe keshtu vazhdon keqtrajtimi i te rinjve, nepermjet nje sjellje barbare te zyrtareve te policise se Athines.

Te gjuajturat me pellemba duken qarte dhe po keshtu fytyrat e dy shqiptareve dhe nje prej oficereve grek, i shendoshe dhe me koke te rruar. Perkulet disa here dhe leviz sa nga njera ane e dhomes ne tjetren, nderkohe qe polici i dyte filmon pamjet, qe nuk dihet se si kane dale ne qarkullim. Edhe zerat e oshtimat e te gjuajturave degjohen paster. "Bjeri me fort, budalla, me fort", eshte nje nga frazat greqisht me te cilat polici grek i drejtohet dy te rinjve, te akuzuar per vjedhjen e nje cante. Dhe me tej kercenimet per tortura te metejshme, nese nuk qellonin njeri-tjetrin. Video eshte shfaqur e plote ne edicionet e djeshme te lajmeve ne TV Klan, nderkohe qe mesohet se pas sekuencave te transmetuara dhe ne Greqi, Kryeministri grek, Costas Karamanlis ka reaguar duke denuar aktin dhe duke e cilesuar si te shemtuar per qyteterimin grek.

Precedenti

Videoja e ushtareve greke

Vetem tre muaj me pare ne televizionet shqiptare dhe media do te qarkullonte nje video skandal e ushtareve greke, qe rekrutoheshin dhe instruktoheshin duke u mesuar kenge nacionaliste antishqiptare. Pamjet u pasuan me reagime te shumta te politikes shqiptare dhe greke, perfshi opinionin. Fillimisht video u shfaq nga mediat greke, qe denuan keto thirrje nacionaliste, njera prej te cilave "me zorret e shqiptareve do te bejme litar". Menjehere qeveria greke reagoi, duke e quajtur te shemtuar aktin dhe deklaroi marrjen e disa masave. Po keshtu ambasada shqiptare ne Athine beri nje note proteste, nderkohe qe ky nuk eshte rasti i pare i sulmeve nacionaliste te grekeve ndaj shqiptareve.

Emigranti qe zbuloi skandalin

Njeriu qe zbuloi videon skandal te ushtareve greke, quhet Francesk Marjakaj. Banon dhe punon ne Stockholm te Suedise dhe eshte nga Shkodra. Pasi ka kerkuar xhirime ne internet te forcave speciale te ndryshme, Marjakaj ka thene per mediat pas publikimit te videos se kishte gjetur ne faqet greke edhe keto pamje. Menjehere sapo i ka zbuluar ne YouTube, ia ka nisur mediave greke dhe konkretisht "Ta Neas", e cila beri e para botimin e skandalit dhe me pas mediat shqiptare. Skandali u pasua menjehere me reagime politike te te dy vendeve.

__________________


Perdorues i avancuar

Status: Offline
Posts: 33
Date:
Greket qe keqtrajtojne shqiptaret.Ja disa informacione.
Permalink   


Greqi, vritet nga 4 persona nje emigrant shqiptar

ATHINE (30 Dhjetor ) -Nje emigrant shqiptare eshte ekzekutuar ne qender te Athines. Viktima u identifikua si 24-vjecari Vesel Kanani dhe u qellua per vdekje ne Neos Kozmos nga 4 persona. Mbi trupin e shqiptarit u qellua dy here pas nje sherri ne rruge. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes dhe per kapjen e autoreve qe i moren jeten shqiptarit
****

Vritet nė Greqi njė emigrant shqiptar
Ilir Frroku u qėllua, ndėrsa festonte ditėlindjen bashkė me disa shqiptarė tė tjerė


Autori i Lajmit: Agim Hajdari


KURBIN - Eshtė nisur i gjallė dhe kthehet i vdekur, nė vendlindjen e tij. Racistėt grekė i kanė prerė jetėn nė mes, nė kulmin e gėzimit, ndėrsa festonte sė bashku me shokėt e tij emigrantė ditėlindjen e tij. Autori kėtij i krimi mbetet ende i lirė, ndėrsa i pasfajshmi viktimė e agresorit dhe dhunės sė racismit grek ėshtė pėrcjellė dje pėr nė banesėn e fundit. Njė ngjarje e rėndė, e cila nuk ėshtė parė pėr shqiptarėt, tė cilėt nisen tė gjallė e vinė nė arkivole, por pėr fat tė keq kemi edhe njė shtet memec, i cili pak kujdeset pėr shtetasit e tij, tė cilėt shkojnė pėr bukėn e gojės e sjellin zinė dhe dhimbjen nė familjet e tyre. Njė histori e tillė ka ndodhur edhe kėtė radhė me Ilir Frrokun, 26-vjeēarin nga qyteti i Mamurrasit tė rrethit tė Kurbinit. Ai ėshtė pėrcjellė dje pėr nė banesėn e fundit, nga mijėra banorė, tė cilėt kishin ardhur tė ngushėllonin familjene tij.
****

Rrihet nė Greqi shqiptari

KORĒE Policia greke keqtrajton dhe kėrcėnon me vdekje njė emigrant shqiptar. Mbrėmjen e sė hėnės, ka mbėrritur nė doganėn e Kapshticės njė 21-vjeēar i dhunuar nga forcat policore tė shtetit fqinj. Artur Kaculi, i lindur nė fshatin Shtiqen tė Kukėsit dhe banues nė Rrushkull tė Durrėsit, ka denoncuar sapo ka mbėrritur nė tokėn shqiptare dhunėn policore. Sipas dėshmisė sė dhėnė prej tij, Kaculi ėshtė kapur teksa punonte nė fushė nė qytetin e Follorinės. Mė kanė goditur me shkelma dhe shkopinj gome e mė pas mė kanė kėrcėnuar pėr vrasje, nėse unė do tė denoncoja pėr dhunėn, ka deklaruar Kaculi. Ai i ka treguar policisė nė doganėn e Kapshticės, se kanė qenė katėr policė grekė ata qė e kanė kėrcėnuar dhe qė e kanė rrahur. Pasi e kanė marrė nga fusha ku punonte, ata e kanė dėrguar nė burgun e qytetit te Follorinės, por nuk i kanė dhėnė ndihmėn e duhur mjekėsore.
****


Keqtrajtohet nje emigrant shqiptar

Policia vendase ne Greqi ka keqtrajtuar mizorisht nje emigrant shqiptar. Nje 27-vjecar nga Pajova e rrethit te Peqinit eshte kthyer dhunshem dhe me brinje e kembe te thyera nga policia e Janines.

Ka qene momenti qe priste bashkimin familjar ne kete shtet, por, si per "inerci" te ngjarjes se 15 dhjetorit te vitit te kaluar, emigranti shqiptar per pak sa nuk ka humbur jeten nga dhuna me mjete primitive e policise. Re**** Bullari, 27 vjec, nga fshati Cengelaj i komunes se Pajoves ne Peqin, ka humbur cdo te drejte si emigrant i ligjshem ne Kozane te Greqise. Tashme ai ndodhet ne gjendje te rende, i shtruar ne spitalin kirurgjikal te qytetit te Elbasanit.
****


Ketu dhashe vetem disa sepse rastet jane me mijra, madje edhe une vete kam qene ne Greqi dhe e kam pare me syte e mi dhunen e Policise Greke, dhe e gjithe kjo nen heshtjen e plote te shtetit Grek i cili e ben per ti vajtur pas avazit opinonit publik, por ēka eshte me e keqe eshte HESHTJA e shtetit tone, me te vertete nje shtet pa shtylle kurrizore dhe qe nuk mbron kurre qytetaret e tij qe kur jane jashte ndihen Jetim.

Por ka edhe nje lajme te mire te oreve te fundit.

ATHINE, VIDEOJA, EMIGRANTET PARALAJMEROJNE PROTESTA (17/06/2007)
Shoqatat e emigranteve shqiptare ne Greqi po planifikojne zhvillimin e protestave te marten pasdite ne kryeqytetin grek per te denuar dhunen ndaj dy te mitureve shqiptare dhe per te kerkuar ndeshkimin e autoreve te saj. Pamjet ku dy adoleshentet shqiptare trajtohen barbarisht nga punonjes te policise greke, jane cilesuar si me te egrat qe jane transmetuar ndonjehere ne televizionet greke.
Televizioni grek "Mega" i ka kushtuar me shume se 30 minuta kesaj ngjarjeje ne edicionin e paradites se sotme. Sipas analisteve te ketij televizioni, ky rast duhet te sherbeje per nje reforme te thelle ne policine greke. Nderkohe sipas policise, ngjarja ka ndodhur ne 28 qershor te 2006-es dhe policet jane ndaluar.

__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard