Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: INTERVISTA E PRESIDENTIT BUSH


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
INTERVISTA E PRESIDENTIT BUSH
Permalink   


Dua tė sigurohem qė tė gjithė shqiptarėt ta kuptojnė se Amerika e di qė ju ekzistoni dhe gjendeni pėrballė zgjedhjesh tė vėshtira

Intervistoi: Andi Bejtja, TV Vizion Plus



Zoti President, fillimisht ju falėnderoj pėr mundėsinė qė mė dhatė mua dhe publikut
shqiptar me kėtė intervistė. Cila ėshtė arsyeja qė kėsaj radhe pėrf****ė Shqipėrinė nė turin tuaj evropian?

Ėshtė njė pyetje interesante. Nė radhė tė parė dua tė sigurohem qė tė gjithė shqiptarėt ta kuptojnė se Amerika e di qė ju ekzistoni dhe gjendeni pėrballė zgjedhjesh tė vėshtira, pėr tė forcuar shoqėrinė tuaj tė lirė. Unė vij si njė dashamirės i lirive nė njė vend ku njerėzit i dinė tė mirat e lirisė. E dyta, mė kanė bėrė pėrshtypje udhėheqėsit tuaj. Kam takuar liderėt tuaj nė kohė tė ndryshme.

Ju kanė bėrė pėrshtypje, nė ēfarė sensi?

Nė sensin qė janė tė vendosur pėr tė njėjtat ideale, si edhe SHBA-ja, besojnė nė disa liri tė caktuara. Njerėzve duhet tu jepet mundėsia tė jetojnė nė njė shoqėri tė lirė, dhe kėshtu mesazhi im ėshtė: ne e mirėpresim miqėsinė tonė, jam shumė krenar pėr punėn e madhe qė keni bėrė dhe jam veēanėrisht mirėnjohės qė jam i pari President nė fuqi qė vizitoj Shqipėrinė.

Vizitė historike! Shqipėria po shpreson tė marrė njė ftesė nė samitin e ardhshėm pėr tu anėtarėsuar nė NATO nė vitin 2008. Sa realiste ėshtė kjo shpresė pėr Shqipėrinė?

Mesazhi im pėr qeverinė shqiptare dhe popullin shqiptar ėshtė ky: sė pari, faleminderit pėr interesin tuaj pėr tu anėtarėsuar nė NATO. Sikurse u kam thėnė edhe vendeve tė tjera qė janė nė kėtė fazė tė procesit, ka njė hartė tė caktuar qė duhet respektuar, ka njė rrugė pėr tu ndjekur, disa detyrime qė duhet tė pėrmbushen. Kėshilla ime e vetme ėshtė: punoni sa mė shumė pėr tė arritur standardet qė do ti shtynte vendet anėtare tė NATO-s tė pranonin kėrkesėn e Shqipėrisė.

Le tė kalojmė tek pika mė e nxehtė, Kosova. Nė fillim tė javės ju morėt njė telefonatė nga Presidenti rus, Vladimir Putin. Ratė dakord pėr tė ridiskutuar tė ardhmen e Kosovės pėrsėri. Shqiptarėt janė tė shqetėsuar pėr kėtė. A prisni tė bėni ndonjė kompromis tė mundshėm me rusėt, qė mund tė prekė planin Ahtisari ashtu siē ėshtė tani?

Le tė qartėsojmė atė qė bisedova me tė.

Se tė gjithė shqiptarėt janė tė shqetėsuar pėr kėtė...
Po, janė tė shqetėsuar, sigurisht, por ėshtė njė ēėshtje e vėshtirė. Por nuk duhet tė shqetėsohem pėr pozicionin tim. Unė e kam bėrė tė qartė se mbėshtes planin e Ahtisarit dhe kėto janė udhėzimet qė i kam dhėnė sekretares sė Shtetit, Rais. Ajo ėshtė shumė dakord me mua. Kėto do jenė udhėzimet qė do u japim Kombeve tė Bashkuara. Unė nuk di si mund tė komentohet telefonata ime me Vladimir Putin, por siē i thashė edhe atij nė telefon: Shiko, ne shpresojmė tė evitojmė njė konflikt tė madh nė rajon. Por ne besojmė se plani i Ahtisarit ėshtė rruga e duhur pėr tė ecur pėrpara dhe ky ėshtė pozicioni i SHBA-sė.


Nė rast se Rusia pėrdor veton e saj muajin e ardhshėm nė Kėshillin e Sigurimit, a ka SHBA-ja njė plan "b" pėr Kosovėn?

Plani "a" ėshtė qė tė mundohemi qė plani "a" tė funksionojė.

Dhe nėse plani "a" nuk funksionon?

E di ēfarė, ti po mė kėrkon tė hamendėsoj, meqė ra fjala kjo ndodh edhe me shtypin amerikan. Ata thonė: "nėse diēka nuk ndodh", puna ime ėshtė qė pikėsėpari kjo tė ndodhi. Ne po mundohemi tė bindim tė gjithė anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, qė tė mbėshtesin planin e Ahtisarit dhe po parashtrojmė shpjegimet tona se pse ky plan ėshtė i arsyeshėm dhe si ky plan do tė vendoste paqen. Gjithashtu, ne shpresojmė qė Komuniteti Evropian dhe NATO-ja do tė vazhdojnė tė bashkėpunojnė me Serbinė, qė tė ndihmojnė edhe ata tė ecin pėrpara. Tju japė edhe atyre njė mundėsi qė tė jenė pjesėmarrės nė disa struktura evropiane. Dhe nė rastin e NATO-s, njė mundėsi pėr tu anėtarėsuar nė NATO, me SHBA-nė si partner.


Mė lejoni tė jem i sinqertė. Tė jemi tė ndershėm, nė rajon ėshtė shumė e lehtė tė gjesh njė qeveri pro-amerikane, por nuk ėshtė po kaq e lehtė tė gjesh opinion publik pro amerikan. A ka SHBA-ja ndonjė strategji qė ta ndryshojė kėtė trend, nė mėnyrė qė politika amerikane tė jetė mė efikase nė planin afatgjatė?

Pikė sė pari, njerėzit mė pyesin pėr popullaritetin, qoftė brenda qoftė jashtė kufijve. Njė lider smund tė marrė vendime duke u pėrpjekur tė fitojė popullaritet. Vendimet merren pėr hir tė sė drejtės. Unė kam marrė vendime, pėr tė mirėn e SHBA-sė, ndonjėherė ato ma rrisin popullaritetin, ndonjėherė bėjnė efektin e kundėrt. Popullariteti shkon e vjen, por disa parime duhet tė jenė tė qėndrueshme. Unė besoj se SHBA-ja duhet tė pėrballet me tiraninė, sėmundjet dhe urinė. Besoj se SHBA-ja duhet tė sigurojė territorin e saj nga sulmet e tjera. Dhe unė do tė ndėrmarr veprimet e nevojshme pėr kėtė. Shpresoj qė tė tjerėt ta kuptojnė pse. Dua qė njerėzit ta kuptojnė arsyen e vendimit. Dua qė njerėzit ta respektojnė vendin tim dhe tė pėlqejnė amerikanėt, dhe shumica i pėlqejnė amerikanėt. Ndonjėherė e pėlqejnė Presidentin amerikan, ndonjėherė nuk e pėlqejnė. Unė do tė bėja pyetjen "a do tė vazhdoje tė merrje vendime mbi parime tė forta?" dhe pėrgjigjja ėshtė: absolutisht po.

Dhe mė lejoni tju bėj njė pyetje fėminore. Ėshtė hera juaj e parė nė Shqipėri dhe ēdokush pyet veten, ēfarė i shkon nė mendje Presidentit Bush kur dėgjon fjalėn Shqipėri?

Njė bregdet i bukur, histori interesante, njerėz myslimanė qė mund tė jetojnė nė paqe, kjo mė vjen nė mendje. Mezi pres tė vij. Tė them tė drejtėn, mendova edhe pėr kohėt e errėta tė komunizmit, kur shoqėria ishte njė shoqėri e mbyllur. Kam takuar shumė shqiptarė qė janė tė gėzuar qė jetojnė nė njė shoqėri tė lirė. Mezi pres tė vij nė vendin tuaj. Kam dėgjuar gjėra shumė tė mira pėr tė dhe do jetė njė udhėtim interesant pėr mua dhe pėr Laurėn.

Faleminderit shumė zoti President dhe jeni i mirėpritur!
Faleminderit!



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard