Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Terror nė Tiranė, bomba nė 2 fakultete


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Terror nė Tiranė, bomba nė 2 fakultete
Permalink   


Dy bomba artizanale kanė rrezikuar jetėn e dhjetėra studentėve nė fakultetin Ekonomik dhe atė Politeknik
Policia nė alarm, blindon rrugėt e kryeqytetit. Antiterrori merr pėrsipėr zbardhjen e ngjarjeve
Njė plan terrorist ka rrezikuar jetėn e dhjetėra studentėve, mesditėn e djeshme nė Tiranė.

Universiteti Politeknik dhe Fakulteti Ekonomik nė kryeqytet janė pėrfshirė nga paniku, pasi nė ambientet e tyre janė gjetur thuajse nė tė njėjtėn kohė, dy bomba tė prodhuara nė mėnyrė artizanale, gati pėr tė shpėrthyer. Njė mekanizėm nė formėn e njė mine me sahat ėshtė gjendur nė ambientet e brendshme tė Fakultetit Ekonomik, ndėrsa nė shkallėt e Korpusit Universitar, njė nga pastrueset ka gjetur njė qese me 30 gram lėndė eksplozive tė paidentifikuar. Lajmėrimet nė 30 minuta distancė nga njėra-tjetra kanė vėnė nė alarm policinė e Tiranės, por edhe forcat e Antiterrorit, repartin special tė RENEA-s dhe dhjetėra punonjės policie qė blinduan Rrugėn e Elbasanit dhe bulevardin kryesor tė kryeqytetit. Dy orėt nė vazhdim do tė mbanin nė tension me qindra vetė qė ndodheshin pėrreth ambienteve universitare, nė momentin qė do mėsonin se nė hyrjet e fakulteteve tė tyre ndodheshin bomba, gati pėr tė shpėrthyer.

Rreth orės 14.00, nė kohėn qė fakulteti Ekonomik ishte i mbipopulluar nga studentėt, roja i godinės ėshtė njoftuar pėr njė qese tė dyshimtė patatinash, tė vendosur nė shesh-pushimin e studentėve. Pa dyshuar pėr ndonjė send tė rrezikshėm, ai e ka marrė qesen dhe pėr siguri e ka nxjerrė nė oborrin e fakultetit, duke e vendosur pas disa shkurreve dhe ka lajmėruar policinė. Roja i Fakultetit Ekonomik u ka treguar ekspertėve xhenierė se ku e kishte vendosur qesen dhe mė pas kėta tė fundit, me ndihmėn e njė qeni antiminė kanė lokalizuar vendndodhjen e saj. Paniku ka pėrfshirė pjesėn mė tė madhe tė studentėve, ndėrkohė qė dhe fytyrat e policėve sa vinin dhe bėheshin mė tė zbehta. Njėri prej xhenierėve, pasi dėgjoi dhe dėshminė e rojes konstatoi njė tip tė veēantė mekanizmi tė prodhuar nė mėnyrė artizanale, ku ishin bashkangjitur me njėra- tjetrėn disa sfera dhe gozhdė tė lidhura me njė lloj eksplozivi dhe sipėr tyre njė orė e vogėl zgjimi, qė qėndronte e fiksuar me anė tė disa telave.

Menjėherė ėshtė filluar nga puna pėr ekspertizėn e bombės artizanale, ndėrkohė qė forcat e policisė kanė boshatisur oborrin e fakultetit nga studentėt kureshtarė dhe makinat e mė pas nga forcat xheniere janė provokuar dy shpėrthime tė njėpasnjėshme, pėr tė vėrtetuar nėse nė pėrbėrje tė qeses kishte lėndė plasėse. Por ende pa u qetėsuar gjakrat, nė oborrin e fakultetit Ekonomik, njė tjetėr telefonatė ka lajmėruar se nė shkallėt e Korpusit ndodhej njė tjetėr bombė artizanale. Drejtues tė policisė sė kryeqytetit pohuan mbrėmė pėr Shekullin se tė dyja bombat ishin shumė tė rrezikshme dhe ka qenė fat qė nuk kanė shpėrthyer. Ata shtuan se hetimi i kėtyre dy ngjarjeve, qė duket se kanė lidhje me njėra-tjetrėn do tė bėhet nga strukturat e Antiterrorit. Gjatė gjithė pasdites se djeshme, rruga e Elbasanit, sidomos pranė aksit rrugor tek Ambasada Amerikane dhe bulevardi Dėshmorėt e Kombit ėshtė mbushur me patrulla policie. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, Policia e Tiranės bėri me dije vetėm se nė tė dyja alarmet kishte lėndė plasėse, pa mundur tė shpjegojė se kush fshihet pas kėsaj ngjarjeje tė rėndė, qė pėr fat nuk shkaktoi viktima. Pista e parė hetimore ka pėrfshirė studentėt e tė dyja fakulteteve, por nuk pėrjashtohet dyshimi se ngjarja ėshtė planifikuar nga njerėz profesionistė, qėllimi i tė cilėve ende nuk ėshtė i qartė.

HETIMI

Ekspertizė bombave artizanale

TIRANĖ- E ndėrsa fakulteti Ekonomik ėshtė boshatisur nga studentėt e pedagogėt, nė vendngjarje ka mbėrritur edhe dekani Dhori Kule, i cili pasi u mor nė pyetje nga oficerėt e policisė gjyqėsore ėshtė larguar, pasi u mundua tė qetėsojė sadopak njė grup studentėsh qė i kishte zėnė paniku. Burime policore bėnė tė ditur se megjithėse po punohet intensivisht nuk ėshtė pėrcaktuar asnjė pistė hetimi apo shoqėrimi i njė autori tė mundshėm, kjo pasi sipas tyre ka zėnė nė befasi forcat policore tė cilat nuk janė ndeshur shpesh me raste tė kėsaj natyre. Nuk ėshtė pėrcaktuar ende pėrbėrja e dy bombave artizanale ndėrkohė qė kampione nga tė dyja lėndėt janė dėrguar pėr ekspertizė nė Institutin e Policisė Shkencore tė Tiranės, ku pritet tė pėrcaktohet rrezikshmėria e tyre.

Bombėn e gjetėn disa studente, pranė byrektores. Kam ngelur pa frymė kur e mora vesh

Roja i Ekonomikut: Bomba peshonte 1.5 kg

TIRANĖ- Ka pasur nė dorė njė bombė tė konsideruar tejet tė rrezikshme, ndaj vazhdon tė pėrjetojė ankth, edhe pas ndėrhyrjes sė policisė. Roja i fakultetit Ekonomik pranon tė tregojė pėr Shekullin se si e gjeti bombėn, duke i dhėnė tė drejtė vetes qė lajmėroi policinė.
Nė ēvend e keni gjetur qesen, qė mė pas u zbulua se brenda kishte lėndė eksplozive?
Nė fakt nuk e kam gjetur unė i pari, por disa studentė qė mė lajmėruan se pranė byrektores, nė njėrin prej stolave ku hanė studentėt, ndodhej njė pako patatinash, por qė kishte ndryshime.

Nė ēkuptim ndryshime?
Kur e kam marrė unė nė dorė, ajo mė ėshtė dukur e rėndė, gati njė kile e gjysmė. Ishte e mbyllur mirė nė grykė dhe kjo mė bėri mė shumė kurioz qė ta hapja. Nė kėtė moment mė ka rėnė nga dora dhe bėri zhurmė. Kjo ma futi mė shumė frikėn. E hapa ngadalė dhe shikova brenda njė orė tė vogėl, si ato qė vėmė te komodina pėr tu zgjuar, njė lėndė nė ngjyrė tė kuqerremtė si dhe disa sfera dhe gozhdė. Aty jam frikėsuar keq dhe e kam ēuar nė oborr, ku e kam lėnė pranė disa shkurreve qė tė mos ta preknin studentėt. Frika mė bėri qė tė marr policinė nė telefon dhe ti lajmėroja pėr atė qė kisha gjetur.

Tani qė e morėt vesh se brenda ndodhej bombė, si ndjeheni?
Them shyqyr nuk mė ka shpėrthyer nė duar mua apo ndonjė studenti tjetėr qė mund ta kishte gjetur. Jam tmerruar sot, kur dėgjova policinė se pėr ēfarė bėhej fjalė, kam ngelur pa frymė. Por shyqyr qė mbaroi me kaq.


__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard