Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: "FEMRA PA FLATRA", FILMI QĖ PO PREZANTON SHQIPTARĖT NĖ BOTĖ


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
"FEMRA PA FLATRA", FILMI QĖ PO PREZANTON SHQIPTARĖT NĖ BOTĖ
Permalink   


filmi-(marije).jpg
Filmat pėr Shqipėrinė, nga shqiptarėt apo tė huajt, janė tė destinuar tė mbajnė nė vetvete njė dramė e cila e ka krijuar shtėpinė nė secilin prej nesh e sdo tė ikė (ne edhe gėzojmė ndonjėherė apo jo?).Por ndryshe nga shumė popuj tė tjerė, kjo dhimbje nė zemrat tona ka njė tjetėr ngjyrė, tjetėr histori, tjetėr zgjidhje."Femrat pa flatra" ėshtė njė film qė e vėrteton kėtė gjė. Edhe pse filmin e kam parė pjesėrisht, pėr faktin qė premierat e tij kanė qėnė tė pakta dhe larg vendit ku unė jetoj, personazhet e kėsaj historie unė i kam jetuar nė fėmijėri nė tė njėjtat skena ku filmi ėshtė xhiruar maleve tė veriut. Historia ėshtė ajo e njė femre, Marijes (Katya Gardner) e cila viziton Shqipėrinė, pėr tė marrė pjesė nė njė varrim familjar,por gjen veten nė mėnyėn e tė jetuarit qė vendasit kane krijuar. Njė pjesė e sė shkuarės,harruar nė tė ardhme. Ajo dashurohet me mėnyrėn e jetės nė kėtė vend, dhe vendos tė bėhet njė "virgjėreshė e vetshpallur", qė do tė thotė tė mos martohet e tė mos ketė fėmijė kurrė. Duke zgjedhur veten midis dy dashurive qė kish lėnė pas nė Kanada. Pėr tė virgjėra tė tilla, rrallė dėgjohet nė Shqipėri, e akoma mė rrallė, ndoshta asnjėherė nė pjesėn mė tė madhe tė botės.Personalisht, gjithmonė kam menduar se Shqipėria ėshtė njė vend sa strikt po aq edhe tolerant e ndoshta kjo e bėn gjithmonė e mė interesante njohjen me tė. Nuk ke si ndryshe ta shpjegosh egzistencėn e njė personazhi tė tillė si Zefi (Micheline Lanctot), qė duke u nisur nga emri jeton njė jetė prej mashkulli por nė tė vėrtetė ėshtė po aq femėr sa ēdo femėr tjetėr...nė film. Gjithsesi, duhet pėrmendur fakti qe ky film trajton njė temė kaq interesante e kaq tė veēantė edhe pėr vetė ne shqiptarėt, qė nė importin masiv tė sė "huajės" po lėmė nė harresė atė ēka ėshtė mė e rėndėsishme...tonėn. Besa Imani, Alfred Trebicka, Ermal Rama, Gjovalin Gjoni, janė disa prej aktorėve shqiptarė qė interpretojnė nė kėtė film, ndėrkohė qė nė njė bisedė me regjizorin e "Femrat pa flatra" Zotin Nicholas Kinsey u pėrpoqa ti jap pėrgjigjie disa pyetjeve qė po ashtu si edhe juve, mė kishin lindur nė mendje kur mėsova pėr njė projekt tė tillė.

Elbino Llalla:Kush ėshtė Nicholas Kinsey?
Nicholas Kinsey:Unė jam njė shkrimtar, regjizor, producent filmi.Kam lindur nė Kanada por studimet i kam ndjekur nė Angli dhe aktivitetin nė industrinė e filmit e kam nisur nė vitin 1970.

Si u njohėt me Shqipėrinė e pėr mė tepėr me "tė virgjėrat" shqipėtare?
Unė gjithmonė kam qėnė shumė i interesuar nė etnicitet, sepse kjo ėshtė mėnyra me tė cilėn kulturat prezantojnė, pėrcaktojnė vetveten. Nė rastin e Shqipėrisė, mė tėrhoqėn historitė qė po "shfaqeshin" nė perėndim, rreth shoqėrisė shqiptare si edhe lexova librin "High Albania" tė Edith Durham, ku flitet pėr udhėtime nė Shqipėri nė fillimin e shekullit tė shkuar. Fenomeni i tė virgjėrave shqiptare mė la shumė mbresa qė prej fillimit. Kėto virgjėresha janė pjesė e tė shkuarės shqiptare dhe janė trashėguar nga burrat e menēėm qė drejtuan malet veriore tė vendit tuaj nė shekullin e 15. Ato u bėnė pjesė e kulturės suaj, kur Leka shkruajti Kanunin. Ndaj, ėshtė shumė suprizuese tė shikosh njė lloj "mekanizmi" tė tillė qė e lehtėson "arratisjen" e femrave e mė tė veēantė e ben fakti qė njė gjė tė tillė nuk e gjen nė besimin Mysliman.

Keni pasur ndonjė lidhje personale me Shqipėrinė pėrpara xhirimit tė filmit?
Nuk kam pasuar asnjė lloj lidhjeje personale me Shqipėrinė pėrpara realizimit tė kėtij filmi.
Keni parė filma shqiptarė?
Po, kam parė filma shqiptarė.
Ndryshe nga librat qė kemi lexuar apo filmat qė kemi parė, ku virgjėreshat zakonisht kanė imazhin e Shėn Mėrisė apo tė murgeshave...njė imazh shumė femėror....nė "Femrat pa flatra", virgjėreshat kanė njė pamje tepėr burrėrore ashtu si edhe mėnyra e tyre e jetesės...
Kėto virgjėresha nuk kanė tė pėrbashkėta me tė virgjėrat qė ne jemi mėsuar tė shohim mė parė. Nė kėtė sens ato janė thjesht femra tė pamartuara.

Mendoni se imazhi burrėror qė mbartin kėto femra duke filluar qė nga emri (Zef) do tė lėnė pėrshtypjen se historia e filmit flet pėr njė farė shpėtimi qė femrat lezbike kanė gjetur nė shoqėrinė shqiptare...qė jeton nė kohėn e tashme,por duke respektuar ligjet e tė shkuarės?Askush deri tani nuk e ka bėrė kėtė pyetje. Ndoshta do tė ndryshoni mendje kur tė shikoni filmin e plotė. Publiku nė Gjermani dhe Kanada reagoi pozitivisht, askush nuk do tė nėnkuptojė me "tė virgjėrat shqiptare" njė lezbike. Njerėzit arrijnė tė kuptojnė madhėshtinė e shqiptarėve nė ndėrtimin e njė mekanizmi tė tillė pėr femrat qė dėshirojnė ti shpėtojnė njė martese tė padėshiruar.

Historia e kėtij filmi ėshtė e ēuditshme edhe pėr vetė shqiptarėt,sepse puthuajse askush nuk e ka trajtuar kėtė temė qoftė nė dokumentar, emision kulturor televiziv apo film. Mund tė mė thoni se cila ishte shkėndija qė ju shtyu tė realizonit filmin mbi kėtė histori?
Shkėndija pėr mua lindi nė idenė e dy femrave qė konfrontonin jetėn nė dy pika krejt tė kundėrta. Marija nga Kanadaja me mėnyrėn perėndimore tė jetesės, takohet me njė grua mė tė vjetėr, Zef, nga Shqipėria, qė bėn jetėn e njė burri. Marija mrekullohet nga eksperienca e jetesės sė Zefit. Ajo ska vlera, ėshtė njė pank, njė fėmijė i brezit X, dhe ėshtė gati tė lėrė jetėn perėndimore, pėr tė jetuar nė male rrethuar nga njerėz qė e duan atė. Janė kėto rrėnjė tė forta familjare, qė i japin njė kuptim tjetėr jetės sė saj.Njė gjė e tillė ndodh shpesh me kanadezėt. Ne kemi misionarėt, biles edhe njė doktoreshė e cila shkoi nė Afrikė tė punojė si infermiere nė njė varfėri ekstreme. Marija ėshtė nė njė fare mėnyre si kėta njerėz....nė kėrkim tė kuptimit tė jetės sė saj.
Sa tė ndryshme e gjetėt jetėn nė veriun e Shqipėrisė. Ishte ashtu siē e mendonit dhe ēfarė ju ka bėrė pėrshtypje mė tepėr?
Ishte pothuajse primitive jetesa pėr dy muaj nė malet veriore tė Shqipėrisė, periudhė e xhirimeve pėr filmin. Sidoqoftė, ishte jo mė shumė primitive se nė shumė pjesė tė tjera tė botės. Shqiptarėt janė njerėz tė mrekullueshėm ndaj ishte gjithmonė kėnaqėsi tė bisedoje me njerzit. Provuam ushqime tė mrekullueshme dhe festuam bukur me malsorėt, shoqėruar me kėngė dhe dolli pafund, njė pas njė. Eksperiencė e mrekullueshme.
---------
filmi-(zef).jpg

Fjala e parė shqip qė mėsuat....
"Faleminderit". Nuk pata shumė kohė tė mėsoj mė tepėr shqip, sepse puna me filmat ėshtė tepėr e vėshtirė dhe kėrkon dedikim total.

Pėrveē regjisė, ju gjithashtu edhe shkruat skenarin e filmit. Ishte e vėshtirė pėr ju, ti qėndronit i "vėrtetė" mėnyrės shqiptare tė jetuarit, tė folurit, tė vepruarit...Unė vetė jam shqiptar e sidoqoftė nė disa zona tė Shqipėrisė, mėnyra e jetesės dhe zakonet e njerėzve nė kėto zona janė tė vėshtira pėr tu kuptuar edhe pėr mua....
Pa librin e Edith Durham mbi zakonet shqiptare, mendoj se nuk do kishim ditur se si ta realizonim kėtė film. Ndėrkohė edhe ndihma e aktorėve dhe pjestarėve tė grupit tė xhirimit njė pjesė e mirė e tė cilėve ishin shqiptarė. Njerzit i dinė zakonet. Si tė kėndosh nė njė funeral? Ēfarė duhet thėnė nė njė moment tė caktuar? Malėsorėt sidomos kanė opinionet e tyre, ndaj edhe ne gjithmonė i pyesnim njerzit pėr gjėra tė tilla.
Ky film ėshtė shfaqur nė shumė festivale filmi, apo kinema nėpėr botė.Si ka qene reagimi i publikut nė pėrgjithėsi?
Reagimi i publikut ka qėnė i mirė nė pėrgjithėsi. Nė botė egziston njė kuriozitet shumė i madh pėr "tė panjohurėn". Shqipėria ėshtė e panjohur pėr shumicėn e njerėzve nė perėndim.

Sė fundi shumė filma shqiptarė kanė premierat nė Tiranė, po kėtė film kur do ta shohim nė Shqipėri?
Shpresoj tė kem premierėn e filmit nė Tiranė dhe Prishtinė kėtė dimėr.
Kjo ėshtė agjenda, por kemi patur shumė ndryshime.Kini parasysh qė ky ėshtė njė film shqiptaro/kanadez i cili i adresohet qytetėrimit perėndimor. Ne nuk kemi ide sesi publiku shqiptar do tė reagojė.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard