Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Skendrbeu nje kalores templar ?


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Skendrbeu nje kalores templar ?
Permalink   


Pse historia e ka mohuar tė vėrtetėn mbi heroin

Ju tregoj Skėnderbeun ndryshe

Mihallaq Xhavo: Gjergj Kastrioti ishte njė kalorės templar, me grada tė larta e tė fshehta
----------------------------------------
Blerina GOCE

E njohim si kalorės, trim tė ēartur dhe fisnik, por shumė pak njerėz, pėr tė mos thėnė gati aspak e kanė njohur si alkimist, si kalorės tempullar apo mason. Skėnderbeu tani na shfaqet nė njė dimension krejt tė ri, ashtu siē nuk e kishim menduar ndonjėherė, por qė nė fakt, ėshtė nė sintoni me kohėn kur ai jetoi. Njė pėrqasje me figura tė tilla si: Leonardo Da Vinēi, Shekspiri, Njutoni apo Galileo Galilei ėshtė nė qendėr tė vėshtrimit tė ri tė Skėnderbeut. Pėr mė tepėr, ai vjen si alkimist i nivelit mė tė lartė, nė dy piktura tė Mihallaq Xhavos, ku ka njė analogji mjaft tė dukshme mes Heroit tonė Kombėtar dhe Kodit tė Da Vinēit, librit tė Dan Braun. Po pse Mihallaq Xhavo paraqet figurėn e Skėnderbeut nė kėtė mėnyrė dhe si e justifikon punėn dhe studimin e tij pėr kėtė figurė kombėtare? Ēdo tė thotė pėr Xhavon simboli i pėrkrenares sė Skėnderbeut dhe ēfarė ka mohuar sipas tij, historia shqiptare, deri mė sot? Nė njė intervistė pėr Tirana Observer, Xhavo rrėfen pėr Skėnderbeun mistik dhe antikishtar... Nė pikturat e tua Skėnderbeu shfaqet i rrethuar me elementė mitologjikė e historikė. Pse e keni sjellė figurėn e tij nė kėtė mėnyrė dhe ēdomethėnie ka kjo? Skėnderbeu vjen nė njė dimension tė paparė deri tani. Evolucioni nuk ėshtė te piktura, por te mėnyra sesi ėshtė parė Skėnderbeu pėr tė dhėnė njė ide tjetėr. Kjo rinovon edhe pikturėn, sjell edhe elementin mitologjik, jo pikturėn reale qė ėshtė e vėshtirė pėr tu parė dhe pėr tu kuptuar nga njė publik i caktuar, por jam pėrpjekur tė sjell esencėn e Skėnderbeut. Skėnderbeu i pėrkiste asaj qė quhet dija arkane(dije sekrete tė antikitetit). Ishte njė kalorės tempullar me grada tė larta e tė fshehta i aristokracisė evropiane masone. Ēfarė ju shtyu pėr ta parė dhe pėr ta sjellė figurėn e Skėnderbeut nė kėtė formė? Ne dimė qė Skėnderbeu i pėrkiste njė familjeje mbretėrore, por figura e tij nuk ishte e plotėsuar. Nuk ka asnjė figurė mesjetare qė tė mos jetė e lidhur me kultin, me mistiken. Ku e bazoni mendimin tuaj kur thoni qė Skėnderbeu ishte njė tempullar mason? I vetmi simbol autentik i Skėnderbeut ėshtė pėrkrenarja, e bėrė qė atėherė qė tė mos humbasė nė shekuj. Kjo pėrkrenare mishėron njė simbol tė fuqishėm. Kudo qė shkonte njė kalorės, mbret paraqiste simbolet e tij tė caktuara, qė njiheshin nga ata vetė, por jo nga masa e popullsisė. Ai qė dominonte shenjėn e vėshtirė tė Saturnit ėshtė kalorės i dijes nė nivel shumė tė lartė dhe mbante simbole nė funksion tė gradės, nė rastin tonė bricjapin. Sot ne mund tė themi me bindje, se Skėnderbeu ishte njė njeri me prirje dhe aftėsi okulte: alkimist, ezoterik, mistik, cilėsi kėto tė kalorėsve mesjetarė ( tempullarėt) mbrojtės tė njė historie tė madhe dhe tė shumė sulmuar. Njė gjė e tillė ėshtė shtjelluar gjerėsisht edhe nė librin Kodi i Da Vinēit tė autorit David Braun. Ku i shihni kėto ngjashmėri mes Kodit tė Da Vinēit dhe te Skėnderbeu? Kisha kristiane katolike e deformoi mesazhin e krishterė. Ndaj pėr tė mos humbur besimin te Zoti dhe krishterimin e vėrtetė, njė pjesė e njerėzve vepronin dhe punonin nė rrugė tė dyfishtė. Edhe Skėnderbeu e bėnte diēka tė tillė. Ai ishte i krishterė dhe e donte krishterimin, por ishte kundėr priftėrinjve, apo kishės dhe madje, ( edhe pse ne e njohim ndryshe) i urrente ata. Kjo ėshtė njė praktikė e njohur botėrore dhe nė tė njėjtėn mėnyrė kanė vepruar edhe Shekspiri, Leonardo Da Vinēi, Galileo Galilei, Njutoni etj. Nė pikturat e mia unė e kam bėrė aktuale kėtė ide nėpėrmjet instrumenteve figurative. Ku e shihni kėtė antikishėrim ( me tė cilin bėni paralelizėm me veprėn e Braunit) tė Skėnderbeut besimtar? Njė simbol qė kam pėrdorur nė pikturat e mia ėshtė njė kupė, e cila qėndron vertikalisht me Teutėn sipėr, kupa e Gralit, e cila nė Shqipėri e sollėm vetėm tė pikturuar nė ikona. Nė Evropė e shohim te Darka e fundit e Krishtit. Kjo kupė simbolizon feminilitetin, planetin Venera dhe dishepullin kryesor tė Krishtit, qė ishte Maria Madalena. Ajo transmetuesin e vėrtetė tė Krishtit nuk e pranoi, por zgjodhi Shėn Pjetrin. Ky ėshtė devijimi i madh i kristianizmit. Do tė ishte Maria Madalena dhe Papa I vazhdues i kristianizmit, jo Shėn Pjetri. Prandaj tė gjithė kėta mjeshtėr tė mėdhenj, tė fshehtė, por dhe kalorės tė kristianizmit ishin nė dijeni tė kėtij mashtrimi tė madh tė asaj kohe. Mund tė na tregoni diēka pėr simbolet tempullare dhe instrumentet figurativė qė keni pėrdorur? Simbole tė tilla si trėndafili, shpata, ku trėndafili qėndron nė qendėr tė shpatės atje ku formohet nė qendėr kryqi janė simbole tė kristianizmit mesjetar dhe tė rilindjes, tė tempullarėve tė asaj kohe dhe kėtė simbole janė vendosur pėr tė pėrēuar idenė se Skėnderbeu ka qenė njė tempullar, sepse ka elementin e dashurisė dhe rinor pėr jetėn dhe pėr misteret. Ēfarė vendi zė, Skėnderbeu nė rrafshin historik? Duke marrė spunto nga pėrkrenarja e Skėnderbeut ne mund t'i veshim shumė elementė tė tjerė dhe na shpjegohet shumė qartė figura mistike e Skėnderbeut; njė figurė aq absurde sa nganjėherė na ka bėrė tė jemi edhe antishqiptarė ndaj asaj figure. Nė fakt, ne duhet tė polemizojmė me tė vėrtetėn, jo me injorancėn, domethėnė t'i shtojmė elementėt esencialė Skėnderbeut si kalorės. Cilėsitė e tij ishin tė veēanta dhe tė rralla, prandaj ėshtė njė figurė qė rilindėsit e kėrkuan, e vlerėsuan jo pėr motive thjesht patriotike, por, sepse ishte e vetmja figurė, qė mund t'i referoheshin nė histori, ashtu si Skėnderbeu mė pėrpara mund t'i referohej ilirėve dhe Teutės, e cila nė pikturė qėndron sipėr; njė nudo e shtrirė nė tempullin e vet tė historisė, por edhe si figurė frymėzuese e kalorėsve tė asaj kohe. Skėnderbeu dhe historia mistike Duke marrė spunto nga pėrkrenarja, ne mund ti veshim Skėnderbeut shumė elementė tė tjerė. Kjo na shpjegohet shumė qartė te figura mistike e Skėnderbeut; njė figurė aq absurde sa nganjėherė na ka bėrė tė jemi edhe antishqiptarė ndaj asaj figure. Nė fakt, ne duhet tė polemizojmė me tė vėrtetėn, jo me injorancėn domethėnė ti shtojmė elementėt esencialė Skėnderbeut si kalorės, thotė prof. Mihallaq Xhavo, duke shtuar se cilėsitė e Skėnderbeut ishin tė veēanta dhe tė rralla. Prandaj ėshtė njė figurė qė rilindėsit e kėrkuan, e vlerėsuan jo pėr motive thjesht patriotike, por, sepse ishte e vetmja figurė, qė mund ti referoheshin nė histori. Jam pėrpjekur tė sjell historinė e Shqipėrisė nė pikėpamjen jo thjesht dokumentare, zyrtare dhe materialiste. Ēdo gjė reale sipėr tokės ka dy histori: historinė e fshehtė, mistike dhe historinė e dokumentuar pėr masat. Nė gjithė botėn po rishikohen figurat historike, nė gjithė botėn historia zyrtare po pasurohet me historinė mistike, okulte dhe po shihen si tė vėrteta disa gjėra qė deri dje ishin dėnuar gabimisht. Historia jonė ka mohim tė kėtyre vlerave. Ato nuk ėshtė se janė kritikuar, por tek ne nuk janė vėnė re asnjėherė. Dhe ne po pretendojmė t'i vemė nė dukje duke marrė spunto nga njė kulturė universale iluministe. Ėshtė njė shekull i zhvillimeve tė mėdha nė kėtė fushė.

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Historia 


Ne mijevjecarin e II a.C gli Iliret populluan bregun e Adriatiakut gadishullit ballkanik.Ne 1225 a.C vdes mbreti hyllus, monarca i pare ilir. Per te arritur ne shekullin e IV a.C kur mbreteria ilire majen ne fuqine e saj duke bashkuar te gjithe territoret Illire. Ne shekullin e II a.C zhvillohen luftrat me Romen keto te fundit dalin fitimtar dhe do te mbaje ne sundimin e saj keto territore deri ne vitin 285 d.C. Nga 285 deri ne Shekullin e V mbetet nen sundimin bizantin. Per shkak te dobesimit te Bizantit keto territore ndermjet shekullit te V e X pesojne dyndjet e Goteve, Sllaveve, Avaret, Serbeve dhe Bullgareve, deri ne ripushtimin bizantin. Nga shekulli i XI-XIII kemi nje konsolidim te Bizantit dhe ne vitin 1081 hasim per here te pare emrin Arberi

Ne shekullin XIV kemi lindjen e principatave shqiptare, te cilat per shkak te espansionit turk paten nje jete te shkurter. Nder to mund te permendim Principaten e Topiajve qe jeton nga 1358 deri ne 1395. Ne kete periudhe fillon lufta kunder turqeve.Kjo lufte e udhehequr nga heroi kombetar Gjergj Kastrioti(Skenderbeu 1403-1468) eshte nje nga momentet kyce te historise shqiptare. Per here te pare pas shume kohesh arrihet bashkimi i popullsise shqiptare ne vitin 1444 duke krijuar Beselidhjen e Lezhes. Do te jetoje deti ne vdekjen e Skerderbeu. Pas 10 vitesh te gjithe territoret shqiptare do te perfundojne nen sundimin Turk.

Ky sundim do te vazhdoj deri ne 1912, viti i pavaresise shqiptare.Deklarimi i pavaresise behet me 28 nentor 1912 ne Vlore. Pas vitesh instabilitet ne 1925 Shqiperia pranohet ne lidhjen e kombeve. Ne kete vit krijohet Republika e Shqiperise per tu transformuar me 1928 ne Mbretnine Shqiptare. Gjate luftes se dyte boterore Shqiperia pushtohet nga Italia e me pas Gjermania. Fillon levizja nacional-clirimtare e udhehequr nga komunistet.

Me 29 nentor 1944 vjen clirimi i Shqiperise dhe ne te njejtin vit merrin pushtetin komunistet. ketu fillon diktatura komuniste e udhehequr nga Enver Hoxha qe do te mbaroje ne vitin 1990. Pas levizjeve popullore shqiperia shderrohet ne vend me nje sistem demokratik.



-- Edited by gishteza at 23:24, 2007-05-03

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

skend.jpgSkenderbeu.jpgskenderbeu-kartoline1913kolidromeno.jpg

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard