Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: ********te ndyshme kuriozitete************


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
********te ndyshme kuriozitete************
Permalink   


Shtatlartėsia tregon mirėqenien e njė shtrese
-------------------------------------------
Shkencėtari nė ekonomi John Komlos ka mbledhur dhe krahasuar tė dhėnat e qindvjeēarit. "Kishim menduar se njerėzimi kishte thjeshtė hedhur shtat nė qindvjeēarin e 20-tė - por nuk ėshtė kėshtu", thotė ai. "Kemi tė bėjmė me njė proces ciklik: Ciklet e shtatlartėsisė pėrputhen me ato ekonomike." Me rritjen e mirėqenies rriten edhe njerėzit. Kėshtu tė pasurit janė mesatarisht gjithnjė pak mė tė gjatė se tė varfėrit. Sa mė i vogėl tė jetė ndryshimi midis tė pasurve dhe tė varfėrve, aq mė e madhe ėshtė gjatėsia mesatare trupore e popullsisė.

Qė nga mrekullia ekonomike e Gjermanisė Perėndimore meshkujt janė zgjatur atje me 7 centimetra dhe janė sot mesatarisht 1,79 centimetra tė gjatė. Poashtu edhe gratė janė zgjatur me 7 centimetra duke arritur nė 1,67. Ndėrsa gjermanolindorėt nuk janė zgjatur shumė nga vitet 50-tė: Atje ka qenė standardi i jetesės mė i keq.

Por dhjetė vjet pas bashkimit, gjermanolindorėt i kapėn gjermanoperėndimorėt. "Kjo sjellje evolucionare varet nga tė ushqyerit, albumina luan njė rol tė madh, por edhe kujdesi mjekėsor." Kėshtu holandezėve qė janė mė tė gjatėt nė botė, u shkojnė punėt mė mirė. Ndarja e pėrpjesshme e pasurisė nė njė shtet social, diēka tepėr e rėndėsishme sipas Komlos, bėn qė njerėzit tė zgjaten. Vetė japonezėt kanė hedhur shtat me 14 centimetra nė vetėm dhjetė vjetė, ngaqė kanė shfrytėzuar frutet e lulėzimit ekonomik.



Qė sot amerikanėt e Shteteve tė Bashkuara pothuajse nuk janė aspak mė shtatlartė se japonezėt tradicionalisht tė shkurtėr, ka tė bėjė me ushqyerjen e keqe, por edhe nė ndryshimin e madh tė tė ardhurave nė SHBA. "Nuk ėshtė edhe aq e njohur qė, pėr shembull, amerikanėt nė 1819-tėn ishin pothuajse shtatė centimetra mė tė gjatė sė holandezėt. Kurse sot ėshtė krejt e kundėrta."


Kjo tregon se shteti social europian ka mundėsi mė tė mira pėr tė rritur standardin biologjik tė jetesės sė popullsisė nė krahasim me shoqėritė e drejtuara nga ekonomia e tregut si nė Shtetet e Bashkuara.
Tė dhėnat historike, Komlos i gjen pas kėrkimesh shpesh disavjeēare nė disa shkresa nga mė tė jashtzakonshmet. Pasi shtatlartėsia ėshtė matur sistematikisht vetėm nė ushtri.


Nxėnėsit e Komlos janė pėrhapur sot nė institute ekonomike - dhe gjatėsia trupore shqyrtohet mirė, pasi ajo mund tė shėrbejė si tregues pėr proceset shoqėrore.


Aristokracia nė Francė ishte gjashtė centimetra mė e gjatė se shtresat e poshtme shoqėrore. Pra nuk ishte ndonjė ēudi shpėrthimi i revolucionit francez. Akoma mė shtatlartė ishte asokohe vetėm fisnikėria e mirėushqyer angleze dhe gjermane. "Kėto dallime janė sot tė papėrfytyrueshme; ose mė saktė ato janė aty tek tre, katėr centimetrat. Nė Londėr, dallimi midis mė tė varfėrit si ē'ishte Oliver Twist dhe mė tė pasurit, zotėrinjve, ishte 22 centimetra."


Por rritja nė shtat ka sidoqoftė disa caqe biologjike. Burrat nuk bėhen mesatarisht mė tė gjatė se 1,85 metra, tek gratė kufiri ėshtė tek 1,75.
Nėse shteti social nuk vazhdon tė kujdeset pėr njė standard tė mirė jetes



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Tė gjithė e njohim njėri-tjetrin
--------------------------------------
Bota ėshtė prapėseprapė tepėr e vogėl. Ndoshta dhe ti je vetėm tre hapa larg Usama Bin Laden-it nėse pėr shembull njeh dikė qė njeh njė islamist i cili ka marrė pjesė nė mbledhjen e islamistėve tė organizuar nga Bin Ladeni nė Shqipėri.

Gjashtė shkallė ndarjeje

Psikologu i Universitetit tė Harvard'it Stanley Milgram tregoi nė vitin 1967 sesi tė gjithė njerėzit nė botė ndodhen vetėm 5 hapa prej njėri-tjetrit, pra i ndajnė gjashtė shkallė. Ai arriti nė kėtė pėrfundim pėrmes njė eksperimenti qė bėri duke dėrguar disa letra nė adresa tė gabuara. Personave qė u erdhėn letrat iu desh tė gjenin personat e vėrtetė tė cilėve iu adresohej letra.

Studimi i tij ėshtė kritikuar vitet e fundit, por idea qė solli ky studim, sipas tė cilit tė gjithė njerėzit nė botė janė tė lidhur me njėri-tjetrin pėrmes njė rrjeti tė njohurish (kontaktesh), ka mbijetuar.
Pjesėn mė tė madhe tė rrjeteve shoqėrore ėshtė e vėshtirė pėr t“i pėrkufizuar, si dhe ka njė farė mėdyshje mbi se nė cilat raste me tė vėrtetė kemi njohje ndėrmjet njerėzish.

Njė rast i qartė njohjeje midis njerėzve ėshtė ai i trajtuar nė njė studim tė kryer nga njė grup studiuesish suedezė tė universitetit tė Stokholmit sė bashku me bashkėpuntöret e tyre amerikanė mbi rrjetin seksual tė suedezėve.
Studiuesit pėrdorėn nė studimin e tyre njė pyetėsor i cili iu parashtrua 2 810 suedezėve. Pyetjet kishin tė bėnin me numrin e personave me tė cilėt tė pyeturit kishin pasur seks vitin e fundit dhe numrin e kontakteve seksuale pėrgjatė tėrė jetės sė tyre.
Nga trajtimi i pėrgjigjeve pėrmes njė modeli matimatikor u shfaq njė monstėr e qartė. Pjesa mė e madhe kishte pasur vetėm pak partnerė. Ndėrsa njė grup i vogėl doli tė kishte pasur njė numėr tepėr tė madh kontaktesh seksuale. Dikush kishte pasur deri nė 600 partnerė.
Qė njė pjesė e vogėl e tė pyeturve mbizotėronin numrin e pėrgjithshėm tė kontakteve seksuale mund tė ishte me interes pėr shembull pėr qeverinė nėse kjo do tė donte tė dilte me informacione pėr njė seks mė tė sigurtė. Nė kėtė rast ėshtė e rėndėsishme tė mbėrrihen ata qė janė mė sė tepėrmi aktivė nga ana seksuale pasiqė veprimet e tyre kanė njė rėndėsi tė madhe pėr pėrhapjen e mundshme tė sėmundjeve seksuale.

Sot studiuesit studiojnė rrjete brenda fushave tė ndryshme si p.sh. nė diturinė shoqėrore, biologji, matematikė dhe fizikė. Njė rrjet ėshtė si njė pėlhurė merimange e thurur nė mėnyrė tė tillė ku shumė fije bashkohen nė pika kontakti, ose nyje, tė cilat gjithashtu janė tė lidhura midis tyre pėrmes hallkash.

Rjetet qė cilėsojnė marrėdhėniet shoqėrore janė tė ndėrlikuara. Njė mėnyrė pėr ta kuptuar mė mirė njė sistem tė tillė ėshtė tė hetosh se si ky ėshtė i thurur. Nėse arrihet tė shihet se si pjesė tė ndryshme tė kėtij sistemi tė ndėrlikuar janė tė lidhura me njėra-tjetrėn atėherė mund tė gjejmė aty pėrgjigjen mbi sesi njė rrjet i tillė do tė sillej ndaj njė ndikuesi apo sa i brishtė ėshtė vetė sistemi.

Rrjetet e rastitėsishme

Njė rrjet i rastėsishėm tregon tė ashtuquajturin ndarjen Poison. Bėhet fjalė pėr njė term matematikor qė tregon se si pjesa mė e madhe e nyjeve kanė pothuajse tė njėjtėn numėr hallkash ndėrsa njė pjesė e vogėl kanė disa mė tepėr apo disa mė pak. Njė shembull i tillė ėshtė harta e rrugėve ku qytetet janė nyjet dhe rrugėt janė hallkat.

Rjetet e zhveshur

Rrjetet si ai seksual hyjnė tek rrjetet e zhveshur. Ky lloj rrjeti dallohet nga tė tjerat nė atė qė pjesa mė e madhe e nyjeve tė tij (njerėzit, nė rastin e rrjetit seksual) janė tė lidhura midis tyre pėrmes njė numri tė vogėl hallkash. Ndėrsa njė grup i vogėl nyjesh kanė njė numėr tepėr madh lidhjesh me tė tjerat.
Vitet e fundit, grupe tė ndryshme studiuesish kanė treguar se pikėrisht rrjetet e zhveshura janė mė tė zakonshme nga ēfarė mendohej, pavarėsisht nėse kanė tė bėjnė me mėnyrėn e thurjes sė internetit apo me mėnyrėn e bashkėveprimit tė pjesėve tė njė qelize.

Shpeshherė nevojitet njė numėr tepėr i madh tė dhėnash pėr tė pasur njė ide se me ēfarė lloji rrjeti kemi tė bėjmė.

Nė www (world wide web rrjeti mbarėbotėror) faqet janė vetė nyjet ndėrsa lidhjet qė janė bėrė nga kėto faqe pėr nė faqe tė tjera janė hallkat. Albert-Lįszló Barabįsi, qė ėshtė profesor fizike nė universitetin Notre Dame nė Indiana tė SHBA-sė, sė bashku me trupėn e tij ka studjuar pikėrisht kėtė rrjet mbarėbotėror. Ata ndėrtuan njė robot kėrkues i cili mblidhte tė dhėna. Pėr ēdo faqe qė roboti gjente, kėqyrte numrin e hallkave qė sillnin pėr tek kjo faqe dhe numrin e hallkave tė kėsaj faqeje qė tė ēonin pėr nė faqe tė tjera. Kur u analizuan tė dhėnat qė solli roboti doli se www ishte njė rrjet i zhveshur.
Edhe vetė interneti, nyjet e tė cilit janė kompjuterat e lidhur nė linjė dhe hallkat janė kabujt qė i lidhin, ėshtė rrjet i zhveshur.

Njė rrjet i zhveshur ėshtė edhe vetė trafiku ajror i njė vendi. Pjesa mė e madhe e aeroporteve kanė vetėm disa hallka, lidhen vetėm me pak aeroporte, por njė numėr i vogėl i aeroporteve kanė lidhje me shumė aeroporte tė tjera.

Njė rrjet i zhveshur ėshtė i fortė. Edhe sikur tė prisheshin disa nyje tė tij rrjeti do tė vazhdonte tė egzistonte. Mund tė hiqen deri mė 80 % tė pikave tė kontaktit tė njė rrjeti tė zhveshur pa e shkatėrruar vetė rrjetin. Por kjo vlen vetėm pėr rastin kur nyjet qė do tė hiqeshin do tė ishin zgjedhur rastėsisht. Nėse do tė hiqeshin me qėllim nyjet e mėdha, qė kanė mė tepėr hallka, atėherė do tė mjaftonte tė hiqeshin pak tė tilla qė rrjeti tė shkatėrrohej.

Studimi mbi mėnyrėn e bashkėveprimit tė rrjeteve tė proteinave mund tė ēonte nė krijimin e ilaēeve mė tė mira. Nėse do tė njiheshin mirė rrjetet e qelizave do tė bėhej e mundur tė goditej ajo proteinė e ndonjė virusi, apo sėmundjeje qė do sillte efektin mė tė vogėl nė rrjedhjen natyrore si dhe efekte mė tė vogla anėsore.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Zėnkat e mėdha rrisin gjasėn e ndarjes
---------------------------------------------------
Zėnkat e mėdha midis bashkėshortėve gjatė viteve tė para tė martesės rrisin gjasat pėr t'u ndarė. Ky ishte rezultati i njė kėrkimi tė zhvilluar nė Universitetin e Shtetit Ohio (Ohajo) nė SHBA.

Sasia e madhe e hormoneve tė stresit tė cilat prodhohen gjatė kohės sė konfliktevė bashkėshortore, luajnė njė rrol vendimtar mbi ndarjen apo vazhdimin e njė jete tė pėrbashkėt.

Zonja Dr. Janice Kiecolt Glaser nismėtarja e kėtij kėrkimi, zgjodhi nė vitin 1991 nėntėdhjetė ēifte tė sapo martuara pėr tė marrė pjesė nė kėrkimin e saj. Gjatė disa takimeve me zonjėn Dr. Janicė Kiecolt- Glaser kėto ēifte tė reja patėn rastin tė bisedonin mbi konfliktet e tyre. Gjatė bisedave vazhdimisht atyre u matej sasia e hormoneve tė stresit nė gjak. Dhjetė vjet mė vonė kėto ēifte u lajmėruan pėrsėri pėr tė vazhduar kėrkimin e filluar nė vitin 1991. Kėtė hėrė pėr tė parė se sa prej kėtyre ēifteve ishin ndarė dhe sa ishin akoma bashkė.

Kėrkuesja Dr. Janice Kiecolt- Glaser pa qė tek femrat ku 10 vjet mė pare gjatė konflikteve bashkėshortore ishte konstatuar tė kishin dy herė mė shumė hormone stresi nė gjak, tė ishin ndarė nga bashkėshorti. Gjithashtu tek burrat dhe femrat ku gjatė kėrkimit tė parė ishin konstatuar mė tėpėr se sa 34 % adrenalinė nė gjak gjatė konflikteve, ishin ndarė nga bashkėshort-i/ja. Ēiftet tė cilėt kishin folur qetėsisht dhe nė njė mėnyre tė pėrmbajtur mbi konfliktet dhe irritimet ndaj njėri- tjetrit ishin akoma bashkė.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Sjellja ėshtė vendimtare
----------------------------------------------

Njeriu krijon njė mendim mbi dikė, qė pėrpara se tė kėmbehen fjalėt e para. Pėrshtypja e parė ėshtė vendimtare. Njė paraqitje e vetėsigurtė ėshtė ligj i artė pėr ata persona qė duan tė duken si njerėz tė kėndshėm. Dhe sigurisht qė njė gentleman i vėrtetė duhet tė dijė se si lidhet sic duhet njė kravatė.

Nė cdo qytet gjerman ofrohen kurse pėr mėnyrėn e sjelljes. Madje shumė prindėr i dėrgojnė fėmijėt e tyre gjatė pushimeve verore nė kurse tė tilla.

Sė pari observohet mėnyra e dhėnies sė dorės. Dora nuk duhet shtrėnguar shumė fort por as shumė butė. Nė asnjė mėnyrė nuk zgjatet dora e lagur me djersė. Dhe sigurisht qė personi duhet parė nė sy ndėrkohė qė i shtrėngohet dora.


Pas njė kokteji mbetet gjithmonė njė copė akulli. Disa njerėz e marrin dhe e lėpijnė atė. Dicka e tillė nuk duhet bėrė sepse bėn zhurmė dhe nuk duket bukur. Dhe nuk duhet pirė me njė frymė, duke bėrė zhurmė e deri nė fund.


Patatja nuk duhet shtypur nė asnjė mėnyrė me pirun dhe telefonata gjatė drekės janė tabu.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Gomari amerikandonkeyap--309x215.jpg



E ēuditshme eshte USA dhe padyshim per nje Gomar mund te ndodhi qe te shkoj ne gjykate si deshmimtar.
Ky gomar pčllet pa nderprerje aaaaiiiiiiaaaa duke shqetesuar lagjen. Ka patur grindje midis banoreve dhe pronarit te gomarit derisa kane perfunduar ne gjyq.
Gjykata ka dashur edhe pranine e gomarit gjate proēesit gjyqesor per te degjuar deshmine e tij. Ndodh per herč te pare ne historine e njerezimit! Gomari ka hyre ne gjykate por nuk ka thene asnje fjale, madje ka pellitur si zakonisht aaaaiiiiiaaaa, keshtu qe gjykatesi ka nderprere proēesin.

Disa dite me pare shtypi shqiptar shkruante qe ne Fier shesin sallam me mish gomari. Keto dite ne Fier ****et shume pak sallam, ngaqe njerezit kane frike se mos hanč mish gomari. Ndoshta nuk eshte lajm i vertete, por ne qofte i vertete ēfare do te ndodhi me njerezit kur pershčndeten ne rruge? Do pershendeten me "MIREMENGJESI" " MIREDITA" apo me pčllitje gomari ose hingellima kuajsh, lehje qeni



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Njė studim i fundit tregoi se stresi bėn qė meshkujt tė zgjedhin gjumin nė vend tė seksit. Por nga ana mjekėsore cila ėshtė arsyeja? Seksi ndihmon nė rritjen e qarkullimit tė gjakut nė organe. Kur vjen furnizimi me gjak tė ri, qelizat, organet dhe muskujt mbushen mė oksigjen tė pastėr dhe hormone. Ndėrkohė qė gjaku i pėrdorur zhvendoset, nė kėtė mėnyrė zhvendosen gjithashtu substancat e kėqija qė shkaktojnė lodhje. Seksi ndihmon nė uljen e nivelit tė kolesterolit. Dhe mė e rėndėsishmja, mban drejt ekuilibrin e kolesterolit. Njerėzit qė kryejnė marrėdhėnie seksuale vazhdimisht, arrijnė ta pėrballojnė mė mirė stresin. Relaksimi i thellė qė ėshtė tipik pas aktit, sepse hormonet nė "nxitim" shkaktojnė qetėsimin e trupit, mund tė jetė njė nga rastet e pakta kur njerėzit i lejojnė vetes tė qetėsohen plotėsisht. Gjatė aktit ēlirohet endorfinė. Ky narkotik natyral vepron si njė ilaē i fuqishėm qė ndihmon nė lehtėsimin e dhimbjeve. Ēlirimi i njė hormoni, DHEA, nxit eksitimin seksual. DHEA ndihmon nė balancimin e sistemit imunitar dhe rigjeneron indet. Gjithashtu mund tė kontribuojė nė shėndetin kardiovaskular madje edhe tė funksionojė si antidepresant. 75 pėr qind e meshkujve mbi moshėn 50-vjeēare kanė njė prostat tė zmadhuar. Studimet kanė treguar se marrėdhėniet e rregullta seksuale, ndihmojnė qė tė mbajnė prostatin tė shėndetshėm pėr njė kohė tė gjatė. Aktiviteti i rregullt seksual rrit nivelin e testosteronit tek burrat dhe gratė. Tek burrat dhe njė numėr tė vogėl grash, testosteroni forcon kockat dhe muskujt. Disa studime sugjerojnė se testosteroni e mban zemrėn tė shėndetshme.

--------------------------------------------------



Gjumi

Studimet tregojnė se vetėm njė e treta e tė rriturve fle mjaftueshėm, dhe rreth 30 pėr qind prej nesh bėjnė vetėm gjashtė orė gjumė nė natė. Gjumi ndihmon nė "karikimin" e trurit dhe trupit tuaj. Rrahjet e zemrės ulen dhe muskujt qetėsohen plotėsisht. Megjithėse truri qėndron aktiv, ai gjen kohė tė pushojė gjatė pjesės mė tė thellė tė ciklit tė gjumit, i njohur si REM (lėvizja e shpejtė e beveve tė syrit). Njė studim i fundit arriti nė pėrfundimin se gratė qė flinin pesė orė, kishin njė rrezik 45 pėr qind mė tė lartė ndaj sėmundjeve tė zemrės, ndaj atyre qė flinin tetė orė. Njėrėzit qė vuajnė nga periudha tė gjata tė pagjumėsisė, kanė nivel mė tė lartė glukoze dhe kortizoli nė gjakun e tyre. Gjumi gjithashtu parandalon diabetin. Kėrkimet kanė treguar se gjumi i pamjaftueshėm, dėmton aftėsinė e trupit pėr pėrdorimin e insulinės, kjo mund tė ēojė nė fillimet e diabetit. Mungesa e gjumit tek djemtė e rinj, mund tė ulė prodhimin e hormonit GH, nė fazat e mėvonshme tė jetės. Ky hormon ndihmon nė kontrollin e proporcionit tė yndyrės dhe muskujve, dhe si rrjedhojė njė GH i ulėt rrit mundėsinė pėr mbipeshė.

E kuqja femrat dhe dashuira

Ēdo grua duhet tė zotėrojė njė fustan tė kuq, edhe nėse ai vishet rrallė. Nė verė e kuqja ėshtė pak e frikshme, me krahėt e djegura nga dielli, por nė vjeshtė ėshtė nė vendin e duhur. Fustani i kuq nuk ėshtė pėr tė turpshmet. Askush nuk thotė: "Duhet tė fshihem nga bota dhe pėr kėtė vesh njė fustan tė kuq". Por njė fustan i kuq ka njė mesazh tė vetėm: "Mė shih". Ndryshe nga njė fustan i zi qė mund tė jetė modest apo guxues, njė fustan i kuq lė vetėm njė lloj pėrshtypje. Nuk dėshton kurrė sė transmetuari bashkimet e ngjyrės, personit qė e mban. Dhe ato bashkime janė tė fuqishme. E kuqja ėshtė njė ngjyrė shndritėse qė ka kuptimin e dyfishtė "stop" dhe "ec". Pėrfaqėson gjoksin e kuq tė gushėkuqit mashkull. Lėkura e tij e kuqe, josh femrėn dhe njėkohėsisht paralajmėron meshkujt e tjerė. Ky kombinim i ligė, i jep fustanit tė kuq njė impakt tė tillė; Ki mendjen, ki kujdes, njė shenjė ndaluese, njė dritė e kuqe. Por nga ana tjetėr, afrohu. E kuqja prej kohėsh ėshtė ngjyra qė tregon disponimin seksual. Dizenjatori Louise Jackson, ka kuptuar qė "njerėzit janė tė tėrhequr nga e kuqja". Njė fustan i kuq nė vitrinė i sjell klientėt nė dyqan. E kuqja ėshtė njė ngjyrė nga e cila njerėzit mposhten, por jo qė e demonstrojnė domosdoshmėrisht. Ato e duan dhe e blejnė, por mund tė mos kenė kurajėn ta veshin. Nė fakt gratė duhet tė ndryshojnė idenė e sė kuqes, duhet tė jenė tė sigurta qė mund ta veshin. Nė fakt, e mira e tė kuqes ėshtė se ka njė nuancė pėr ēdo ngjyrė lėkure dhe ēdo moshė. Atė mund ta pėrshtatėsh me veten, ndėrkohė qė e zeza mbetet gjithnjė e zezė." Nė filmin me kartona, Jessica Rabbit, fantazia e ēdo mashkulli, vishte njė fustan tė kuq, kėllėf pėr trupi. Julia Roberts nė "Pretty Ėoman", kish veshur njė fustan tė kuq deri nė fund tė kėmbėve, pėr takimin e saj nė opera me Riēard Gere, dhe nuk dukej si prostitutė atė mbrėmje. Njė fustan i kuq kėrkon vėmendje. Edhe nėse prerja ėshtė modeste, ngjyra bėn qė tė kthesh kokėn, nuk mund t'i rezistosh. Kjo e bėn njė kandidat tė pėrkryer pėr tapetin e kuq. Aktorja Minnie Driver ka veshur disa fustanė tė kuq nė kohėn e saj. Ajo shpjegon se sekreti i fustanit tė kuq ėshtė se bėn tė gjithė punėn nė vendin tėnd. Por nėse do tė veshėsh njė tė tillė, duhet tė jesh e pėrgatitur qė ēdo centimetėr e paraqitjes tėnde tė gjykohet nga njerėzit qė zgjedhin tė vishen me tė zeza.
-------------------------------------------------------------------------------
Tė mėktatosh pėr epshin

E cuditshme, por tė bėsh seks nė makinė ėshtė njė tendencė qė pėlqehet mė shumė se njė hotel me 5 yje. Gati tė gjithė kanė bėrė seks tė paktėn njė herė nė makinė. Shumė tė tjerė ėndėrrojnė qė tė kryejnė njė raport seksual duke udhėtuar me avion. Por mund tė jesh viktimė e erotizmit edhe nė vėnde tė tjera qė shkulmojnė edhe mė shumė zjarr. Tė provosh dėshirat duke u bėrė bashkėpunėtor, deri nė momentin qė mund edhe ta lėshosh fare veten. Ta pushtosh deri nė paralizė dhe ta mbėshtjellėsh trupin me pasion deri nė atė pikė qė nuk nėnkupton vetėm vizionin e trupit tė tjetrit. Por mbi tė gjitha, atė se si trupi ėshtė i dėshiruar nga tė tjerėt. Epshi, qė nė njė raport dashuror luan njė rol shumė mė tė rėndėsishėm se dhe vetė mishi, thotė qė mashkulli do vetėm krijesėn e tij. Pikėrisht kėtu ėshtė edhe ndryshimi mes mashkullit dhe kafshėve, pasi mashkulli nuk mund tė bėjė pa epshin, qė vjen nė shumicėn e rasteve nga fantazia. Epshi ėshtė edhe gjėja mė tipike nė krijesėn e njė mashkulli.
------------------------------------------
Seksi dhe ushqimi
ėshtė njė shije krejtėsisht dhe shume tipike pėr italianet, por qė nuk rresht sė pėlqyeri edhe nė tė gjithė botėn. Ka edhe nga ata qė thonė: "Une jam diabolik pėrsa i pėrket dimensioneve tė seksit. Nėse gjej femrėn e duhur, do e haja sikur tė qe njė aragostė e freskėt". Nga njė kėrkim shumė i afėrt i "Eall Street Journal", mėsohet se mashkulli italian ėshtė cilėsuar si "dashnori mė i mirė" nga 20 mijė femra. Nga sondazhe tė tjera rezulton, se anglezėt dhe meksikanėt janė disa herė mė shumė romantikė se italianėt.
--------------------------------------------

Seks i shfrenuar kudo
Kėtė herė edhe me bekimin e profesorit tė filozofisė tė Kembrixh-it, Simon Blekbern. Duke folur pėr epshin, ai ka thėnė: " Kėnaqėsia erotike ėshtė demonizuar padrejtėsisht. Mendoj se nuk ka asgjė tė keqe nė dėshirėn dhe entuziazmin e tė pasurit tė njė jete seksuale aktive, derisa tė arrish kėnaqėsinė nė vetvete. Ndėrsa psoikoterapistja Maria Rita Parsi, pohon: " Sa mirė kur vjen njė dėshirė pėr tė kryer njė raport seksual. Por kujdes se, nėse njė person i vjetėr nė moshe mbushet plot epsh, sigurisht qė ndjehet mė i ri, por rrezikon qė tė egzagjerojė. Por epshi nuk ėshtė thjeshtė dhe vetėm seks i shfrenuar. Epshi ėshtė njė dėshirė e shfrenuar pėr gjithcka.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard