Eshtë 50 % më i madh se rruzulli ku jetojmë. Besohet se ka ujë
Astronomët kanë vrojtuar në thellësi të kozmosit një planet të ngjashëm me tonin, që mund të ketë shenja jeta
15 vjet kanë kaluar qëkurse u krye zbulimi i planetit të parë jashtë sistemit tonë diellor. Por tashmë astronomët me çduket kanë arritur para kohe objektivin që i kishin vënë vetes, pra gjetjen e një planeti ekstrasolar: zbulimi i një bote të re të ngjashme me Tokën, që me shumë gjasa mund të stimulonte edhe jetën.
Shkencëtarët që punojnë nën drejtimin e Stephane Udry dhe Michel Mayor të Observatorit të Gjenevës, të cilët qysh në vitin 1992 kishin zbuluar të parët eksoplanetë (planetë që ndodhen jashtë sistemit tonë diellor), e gjetën planetin në rrugën e yjësisë 581. Para dy vjetësh, i njëjti ekip kishte zbuluar një tjetër planet të përmasave të Neptunit në orbitë, që ndodhej rreth yllit të vogël në ngjyrë të kuqe. Ka madje edhe dëshmi se yjësia 581- me një distancë prej 20,5 vitesh dritë, njëri ndër 100 yjet e tjera të Tokës -është një sistem që përbëhet nga e pakta tre planetë.
Që astronomët kanë zbuluar tashmë një planet të ngjashëm me Tokën, kjo është plotësisht mbresëlënëse e sensacionale. Pasi ai nga pesha, madhësia e përmasat i përngjason më shumë Tokës, në krahasim me mbi 200 eksoplanetët e zbuluar dhe njohur deri më tani. "Unë kisha llogaritur se në këtë zbulim ne do të vinim pas tri ose pesë vjetësh", thotë eksperti amerikan i planetëve e hapësirës, Sean Raymond i Universitetit të Kolorados. Ai flet pa mëdyshje për një "zbulim sensacional".
Temperatura nga 0 në 40 gradë celsius
Planeti i ri i zbuluar së fundmi është 50 për qind më i madh se Toka dhe thuajse pesë herë më i rëndë se planeti ynë. "Sipas vlerësimeve tona, temperatura mesatare në sipërfaqen e tij shkon në kufijtë mes 0 e 40 gradë celsius", thotë ndërkohë Udry, njëri nga shkencëtarët e grupit, që bëri të mundur edhe zbulimin. "Përveç kësaj, modelet parashikojnë se planeti në sipërfaqen e tij ose mund të jetë i mbushur me shkëmbinj, ose me oqeane".
Vëzhgimet direkte do ta vërtetojnë zbulimin
Udry dhe kolegët e tij kanë përdorur një instrument të konstruktuar pikërisht për të gjuajtur planetët jashtë sistemit tonë diellor, një teleskop të tipit "Harps" 3,6 metra të gjatë, të vendosur në pikëvëzhgimin planetar evropian ("Eso") në lokalitetin kilian të La Silla-s. Shkencëtarët e kërkuesit pritet që shumë shpejt ta botojnë të plotë studimin e zbulimin e tyre (të pretenduar) në faqet e revistës së specializuar "Astronomy & Astrophysics". "Eso" gjithsesi, mësohet se e ka hedhur paraprakisht e para njoftimin dhe studimin e tyre thuajse të plotë në faqen e saj zyrtare në internet.
__________________
JETA ESHT E BUKUR
JETOJE
DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR
HARROJE