Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: planeti i kuq "Mars"


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
planeti i kuq "Mars"
Permalink   


Marsi mund tė ketė vullkane aktive
Vėzhgimet nga Mars Express i ESA kanė zbuluar depozite tė freskėta tė llavės. Ky zbulim mund tė jetė tregues qė Marsi ėshtė ende planet aktiv vullkanik. ESA fotografoi vullkane tė cilat kanė treguar aktivitet nė 2 milion vitet e fundit dhe besohet qė kjo ėshtė duke ndodhur edhe sot. Vullkani mė i madh nė sistemin Diellor, Olympus Mons, ka pėrreth mbeturina tė freskėta tė materialit akullnajor tė mbuluar me pluhur vullkanik. Shpėrthimet vullkanike nė Mars janė tė rralla por shpresohet qė nė vitet e ardhme Mars Express do tė ketė rastin tė fotografon njė ngjarje tė tillė. Keni parasysh qė nė terminet gjeologjike "depozite tė freskėta" nėnkupton diēka qė ka ndodhė para disa miliona vite.

__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
RE: planeti i kuq "Mars"
Permalink   


Deti i ngrirė zbulohet nė Mars
Vėzhgimet e Mars Express tė ESA kanė zbuluar ēka mund tė jetė deti i ngrirė nė Mars. ĖShtė e njohur qė akulli ekziston nė polet jugore dhe veriore tė Marsit por ky det ėshtė zbuluar 5° nga ekuatori i planetit tė kuq nė drejtim tė veriut. Fotot nga High Resolution Stereo Camera e Mars Express tregojnė struktura pllakore qė i ngjajnė formacioneve akullnajore nė polet e Tokės.

Mendohet qė shtresa disa centimetėrshe e hirit vullkanik ėshtė duke e mbrojtur akullin nga shkrirja. Hulumtuesit besojnė qė pllakat janė formuar nga lėngu mė i rrjedhshėm, sikur uji, dhe jo nga lava (si qė ėshtė rasti me formacione tjera tė tilla por mė tė vogla).

Lansimi i MARSIS radarit tė Mars Express do tė ndihmon nė identifikimin e ujit nėn-sipėrfaqėsor nė Mars. Ekziston mundėsia qė radari nuk mund tė dallon akullin nga shkėmbi.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
RE: planeti i kuq "Mars"
Permalink   


Hulumtimet e fundit tė Mars-it identifikojnė tri epoka historike
Skenimi dhe hartimi i mineraleve nė sipėrfaqe tė Mars-it ėshtė bėrė pėrmes fluturakės Mars Express tė ESA. Pėrmes studimeve janė zbuluar tri epoka gjeologjike tė historisė sė planetit tė kuq dhe janė identifikuar vendet se ku ka ekzistuar mundėsia pėr fillimin e jetės.

Studimet e fundit nga disa shkencėtarė sygjerojnė se trupat e mėdhenjė tė ujėrave nė kėtė planet kanė mundur tė ekzistojnė vetėm para 4 miliard viteve.

Hulumtimet janė bėrė pėrmes instrumentit OMEGA tė ME. Gjatė punės njė vjeqare (nė kohėn e Mars-it), tė barabart me 687 ditė tė Tokės, OMEGA skenoi 90% tė sipėrfaqės sė Mars-it duke identifikuar minerale tė ndryshme dhe procese tė rėndėsishme.

Epokat e Mars-it mund tė ndahen nė epokėn "phyllosian", tė vjetėr 4.5-4.2 miliard vite, epoka "theiikian" e vjetėr 4.2-3.8 miliard vite, dhe epoka "siderikian" qė filloi para 3.8-3.5 miliard viteve.

Epoka e cila ka mundėsi mė tė madhe pėr krijimin e jetės ishte ajo e Phyllosian-it. Pas kėsaj peridhe ujėrat janė zhdukur tėrėsisht nga planeti ose duke hyrė nė thellėsinė e Mars-it ose duke u humbur nė Hapėsirė.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Softueri i roverave nė Mars do tė freskohet

NASA do tė freskon softuerin e roverave Spirit dhe Opportunity nė Mars. Freskimi softuerik ka pėr qėllim t'i mundėson roverave tė bėjnė vendime "inteligjente" gjatė studimit tė reve dhe tornadove tė vegjėl nė planetin e kuq. Algoritmi i ri i lejon kompjuterave tė Spirit dhe Opportunity tė kėrkojnė fotografitė e tyre pėr shenja tė kėtyre dukurive.

Nė kėtė mėnyrė vetėm fotot dhe shėnimet mė tė rėndėsishme do tė transmetohen nė Tokė, duke e rritur efikasitetin e studimeve shkencore.

Freskimi do tė ndodhė muajin e ardhėm. Pėr moment roverat e kanė tė pėrcaktuar periudhėn kohore kur duhen tė kėrkojnė retė apo tornadot e vegjėl tė Marsit, gjė qė shkakton humbje tė madhe tė kohės.

NASA beson se duke i lejuar roverave tė vazhdojnė punėn e tyre, dhe duke i lejuar tė bėjnė vendimet e tyre, studimi i planetit mund tė jetė mė efikas



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
RE: planeti i kuq "Mars"
Permalink   


Hulumtimi i Marsit vazhdon pėrmes Spirit dhe Opportunity

Edhe pse nė Mars ka arritur dimri, Spirit dhe Opportunity vazhdojnė punėn e tyre shumė kohė mė gjatė sesa qė pritej zgjatja e misionit tė tyre. Spirit momentalisht gjindet nė kraterin Gusev prej nga ėshtė duke i vėzhguar dy meteorite (tė mundshme) nga hekuri.

Dy meteoritet janė emėrtuar pas lokacioneve nė Tokė. Njėri ėshtė emėrtuar Zhong Shang, pas bazės sė parė Kineze nė Antarktikė (Larsenmann Hills nė gjirin Prydz nė Antarktikė Lindore). Meteoriti i dytė ėshtė emėrtuar Allan Hills pas lokacionit ku ėshtė zbuluar meteoriti Martian i njohur me emrin ALH84001.

Meteoriti i zbuluar nė Antarktikė mendohet se ka arritur nga Marsi dhe se pėrmban fosile tė krijesave tė gjalla.

Gjithashtu, Spirit ka pėrfituar freskime softuerike. Kėto freskime janė bėrė nga dy drejtime, drejtė nga Toka dhe pėrmes fluturakes Odyssey tė NASA qė gjindet nė orbitė rreth Marsit.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Permalink   

Retė mė tė larta planetare zbulohen nė Mars
Shkencėtarėt zbuluan retė mė tė larta planetare deri sot. Kėto janė zbuluar nė planetin Mars duke pėrdorur instrumentin SPICAM tė Mars Express nga ESA. Deri sot, shkencėtarėt mendonin se retė nė Mars qėndronin afėr sipėrfaqes dhe nė shtresat e ulta tė atmosferės, por shėnimet nga SPICAM Ultraviolet and Infrared Atmospheric Spectrometer, treguan se shtresa tė reve gjinden edhe nė lartėsi prej 80 deri mė 100 km.

Retė e Mars-it mendohet se janė tė pėrbėra nga dioksidi i karbonit.

SPICAM e bėri zbulimin duke i vėzhguar disa yje tė cilat ishin duke u zhdukur pas Mars-it. Duke e analizuar efektin nė driten e yjeve qė kalonte nėpėr atmosferėn e planetit, SPICAM arriti tė ndėrton njė pamje molekulare nė lartėsi tė ndryshme.

Kėto re nuk mund tė shihen nga sipėrfaqja e Mars-it nė cilėn do kohė, por vetėm gjatė perendimit tė Diellit.

Hulumtuesit janė tė sigurt se retė pėrbėhen nga dioksidi i karbonit, sepse temperatura nė ato lartėsi ėshtė 193°C.

Por si krijohen kėto re? SPICAM i ka zbuluar pėrgjigjjet duke gjetur njė popullatė tė panjohur deri tani tė grimcave tė vogla tė pluhurit. Kėto grimca shtrihen nė lartėsi mbi 60 km nė atmosferen e planetit tė kuq. Grimcat kanė diameter 1 nm.

Kėto grimca mendohet se shėrbejnė si "qendra bėrthamore" apo thelbėsore (asgjė qė ka tė bėjė me energji nukleare) rreth tė cilave formohen kristalet e karbonit.

Ky zbulim ėshtė i rėndėsishem pėr misionet e ardhme zbritėse nė Mars, sepse tregon se atmosfera e lartė e planetit ėshtė mė e dendur sesa qė mendohej.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
RE: planeti i kuq "Mars"
Permalink   


Provat e para kimike mbi praninė e ujit nė Mars


--------------------------------------------------------
Sipas zbulimeve tė roverave nė Mars, planeti i kuq ishte mbuluar me ujėrat e oqeaneve por jeta nuk ishte e pėrhapur ēdokund. Sulfatet, tė cilat krijohen nė ujėra, janė detektuar nga Spirit dhe Opportunity. Mineralet e tilla janė dėshmi se sipėrfaqja ishte e mbuluar me ujė. Por deri tani nuk dihej madhėsia e kėtyre trupave ujor.

Tani, pėrmes analizave tė reja, ėshtė zbuluar se sulfatet janė tretur nė oqean qė mbulonte tėrė planetin. Ky studim ėshtė bėrė nga James Greenwood i Wesleyan University dhe Ruth Blake nga Yale University.

Hulumtuesit pohojnė se fosfatet, tė cilėt janė tė lidhur me ujė gjithashtu, janė tė pranishėm nė dy anėt e planetit. Mė me rėndėsi, raporti mes fosfateve dhe sulfateve ėshtė i pėrafėrt nė tė dy lokacionet.

Disa shkencėtarė pohojnė se sipėrfaqja e rrafshet nė hemisferen veriore tė Marsit ėshtė mbeturinė e oqeanit tė lashtė, por prania e sulfateve dhe fosfateve ėshtė dėshmia e parė kimike qė njė objekt aq i madh ujor ka ekzistuar.

Mendohet se fosfori ėshtė tėrhjekur nga shkėmbinjėt nė formė tė kalcium fosfatit. Fakti se ėshtė tretur dhe pėrzier me sulfate nė sasira tė mėdha, tregon se oqeani i lashtė ishte acidik, sepse fosfatet treten mirė vetem nė ujėra acide.

Prania e oqeanit acidik ėshtė lajm i keq pėr jeten nė Mars. Fosfori ėshtė element i rėndėsishem nė Tokė, dhe krijesat e gjalla e absorbojnė atė shumė shpejtė nga natyra. Por, prania e sasirave aq tė mėdha tregon se jeta nuk ishte shumė e pėrhapur nė Mars.

Hulumtuesit gjithashtu cekin se prania e raportit tė ngjajshem mes sulfateve dhe fosfateve nė anet e kunderta tė planetit mund tė jenė shkaktuar nga pėrzierja e mineraleve pas zhdukjes sė trupave ujor.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard