Marsi mund të ketë vullkane aktive Vëzhgimet nga Mars Express i ESA kanë zbuluar depozite të freskëta të llavës. Ky zbulim mund të jetë tregues që Marsi është ende planet aktiv vullkanik. ESA fotografoi vullkane të cilat kanë treguar aktivitet në 2 milion vitet e fundit dhe besohet që kjo është duke ndodhur edhe sot. Vullkani më i madh në sistemin Diellor, Olympus Mons, ka përreth mbeturina të freskëta të materialit akullnajor të mbuluar me pluhur vullkanik. Shpërthimet vullkanike në Mars janë të rralla por shpresohet që në vitet e ardhme Mars Express do të ketë rastin të fotografon një ngjarje të tillë. Keni parasysh që në terminet gjeologjike "depozite të freskëta" nënkupton diçka që ka ndodhë para disa miliona vite.
__________________
JETA ESHT E BUKUR
JETOJE
DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR
HARROJE
Deti i ngrirë zbulohet në Mars Vëzhgimet e Mars Express të ESA kanë zbuluar çka mund të jetë deti i ngrirë në Mars. ËShtë e njohur që akulli ekziston në polet jugore dhe veriore të Marsit por ky det është zbuluar 5° nga ekuatori i planetit të kuq në drejtim të veriut. Fotot nga High Resolution Stereo Camera e Mars Express tregojnë struktura pllakore që i ngjajnë formacioneve akullnajore në polet e Tokës.
Mendohet që shtresa disa centimetërshe e hirit vullkanik është duke e mbrojtur akullin nga shkrirja. Hulumtuesit besojnë që pllakat janë formuar nga lëngu më i rrjedhshëm, sikur uji, dhe jo nga lava (si që është rasti me formacione tjera të tilla por më të vogla).
Lansimi i MARSIS radarit të Mars Express do të ndihmon në identifikimin e ujit nën-sipërfaqësor në Mars. Ekziston mundësia që radari nuk mund të dallon akullin nga shkëmbi.
__________________
JETA ESHT E BUKUR
JETOJE
DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR
HARROJE
Hulumtimet e fundit të Mars-it identifikojnë tri epoka historike Skenimi dhe hartimi i mineraleve në sipërfaqe të Mars-it është bërë përmes fluturakës Mars Express të ESA. Përmes studimeve janë zbuluar tri epoka gjeologjike të historisë së planetit të kuq dhe janë identifikuar vendet se ku ka ekzistuar mundësia për fillimin e jetës.
Studimet e fundit nga disa shkencëtarë sygjerojnë se trupat e mëdhenjë të ujërave në këtë planet kanë mundur të ekzistojnë vetëm para 4 miliard viteve.
Hulumtimet janë bërë përmes instrumentit OMEGA të ME. Gjatë punës një vjeqare (në kohën e Mars-it), të barabart me 687 ditë të Tokës, OMEGA skenoi 90% të sipërfaqës së Mars-it duke identifikuar minerale të ndryshme dhe procese të rëndësishme.
Epokat e Mars-it mund të ndahen në epokën "phyllosian", të vjetër 4.5-4.2 miliard vite, epoka "theiikian" e vjetër 4.2-3.8 miliard vite, dhe epoka "siderikian" që filloi para 3.8-3.5 miliard viteve.
Epoka e cila ka mundësi më të madhe për krijimin e jetës ishte ajo e Phyllosian-it. Pas kësaj peridhe ujërat janë zhdukur tërësisht nga planeti ose duke hyrë në thellësinë e Mars-it ose duke u humbur në Hapësirë.
__________________
JETA ESHT E BUKUR
JETOJE
DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR
HARROJE
NASA do të freskon softuerin e roverave Spirit dhe Opportunity në Mars. Freskimi softuerik ka për qëllim t'i mundëson roverave të bëjnë vendime "inteligjente" gjatë studimit të reve dhe tornadove të vegjël në planetin e kuq. Algoritmi i ri i lejon kompjuterave të Spirit dhe Opportunity të kërkojnë fotografitë e tyre për shenja të këtyre dukurive.
Në këtë mënyrë vetëm fotot dhe shënimet më të rëndësishme do të transmetohen në Tokë, duke e rritur efikasitetin e studimeve shkencore.
Freskimi do të ndodhë muajin e ardhëm. Për moment roverat e kanë të përcaktuar periudhën kohore kur duhen të kërkojnë retë apo tornadot e vegjël të Marsit, gjë që shkakton humbje të madhe të kohës.
NASA beson se duke i lejuar roverave të vazhdojnë punën e tyre, dhe duke i lejuar të bëjnë vendimet e tyre, studimi i planetit mund të jetë më efikas
__________________
JETA ESHT E BUKUR
JETOJE
DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR
HARROJE
Hulumtimi i Marsit vazhdon përmes Spirit dhe Opportunity
Edhe pse në Mars ka arritur dimri, Spirit dhe Opportunity vazhdojnë punën e tyre shumë kohë më gjatë sesa që pritej zgjatja e misionit të tyre. Spirit momentalisht gjindet në kraterin Gusev prej nga është duke i vëzhguar dy meteorite (të mundshme) nga hekuri.
Dy meteoritet janë emërtuar pas lokacioneve në Tokë. Njëri është emërtuar Zhong Shang, pas bazës së parë Kineze në Antarktikë (Larsenmann Hills në gjirin Prydz në Antarktikë Lindore). Meteoriti i dytë është emërtuar Allan Hills pas lokacionit ku është zbuluar meteoriti Martian i njohur me emrin ALH84001.
Meteoriti i zbuluar në Antarktikë mendohet se ka arritur nga Marsi dhe se përmban fosile të krijesave të gjalla.
Gjithashtu, Spirit ka përfituar freskime softuerike. Këto freskime janë bërë nga dy drejtime, drejtë nga Toka dhe përmes fluturakes Odyssey të NASA që gjindet në orbitë rreth Marsit.
__________________
JETA ESHT E BUKUR
JETOJE
DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR
HARROJE
Retë më të larta planetare zbulohen në Mars Shkencëtarët zbuluan retë më të larta planetare deri sot. Këto janë zbuluar në planetin Mars duke përdorur instrumentin SPICAM të Mars Express nga ESA. Deri sot, shkencëtarët mendonin se retë në Mars qëndronin afër sipërfaqes dhe në shtresat e ulta të atmosferës, por shënimet nga SPICAM Ultraviolet and Infrared Atmospheric Spectrometer, treguan se shtresa të reve gjinden edhe në lartësi prej 80 deri më 100 km.
Retë e Mars-it mendohet se janë të përbëra nga dioksidi i karbonit.
SPICAM e bëri zbulimin duke i vëzhguar disa yje të cilat ishin duke u zhdukur pas Mars-it. Duke e analizuar efektin në driten e yjeve që kalonte nëpër atmosferën e planetit, SPICAM arriti të ndërton një pamje molekulare në lartësi të ndryshme.
Këto re nuk mund të shihen nga sipërfaqja e Mars-it në cilën do kohë, por vetëm gjatë perendimit të Diellit.
Hulumtuesit janë të sigurt se retë përbëhen nga dioksidi i karbonit, sepse temperatura në ato lartësi është 193°C.
Por si krijohen këto re? SPICAM i ka zbuluar përgjigjjet duke gjetur një popullatë të panjohur deri tani të grimcave të vogla të pluhurit. Këto grimca shtrihen në lartësi mbi 60 km në atmosferen e planetit të kuq. Grimcat kanë diameter 1 nm.
Këto grimca mendohet se shërbejnë si "qendra bërthamore" apo thelbësore (asgjë që ka të bëjë me energji nukleare) rreth të cilave formohen kristalet e karbonit.
Ky zbulim është i rëndësishem për misionet e ardhme zbritëse në Mars, sepse tregon se atmosfera e lartë e planetit është më e dendur sesa që mendohej.
__________________
JETA ESHT E BUKUR
JETOJE
DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR
HARROJE
-------------------------------------------------------- Sipas zbulimeve të roverave në Mars, planeti i kuq ishte mbuluar me ujërat e oqeaneve por jeta nuk ishte e përhapur çdokund. Sulfatet, të cilat krijohen në ujëra, janë detektuar nga Spirit dhe Opportunity. Mineralet e tilla janë dëshmi se sipërfaqja ishte e mbuluar me ujë. Por deri tani nuk dihej madhësia e këtyre trupave ujor.
Tani, përmes analizave të reja, është zbuluar se sulfatet janë tretur në oqean që mbulonte tërë planetin. Ky studim është bërë nga James Greenwood i Wesleyan University dhe Ruth Blake nga Yale University.
Hulumtuesit pohojnë se fosfatet, të cilët janë të lidhur me ujë gjithashtu, janë të pranishëm në dy anët e planetit. Më me rëndësi, raporti mes fosfateve dhe sulfateve është i përafërt në të dy lokacionet.
Disa shkencëtarë pohojnë se sipërfaqja e rrafshet në hemisferen veriore të Marsit është mbeturinë e oqeanit të lashtë, por prania e sulfateve dhe fosfateve është dëshmia e parë kimike që një objekt aq i madh ujor ka ekzistuar.
Mendohet se fosfori është tërhjekur nga shkëmbinjët në formë të kalcium fosfatit. Fakti se është tretur dhe përzier me sulfate në sasira të mëdha, tregon se oqeani i lashtë ishte acidik, sepse fosfatet treten mirë vetem në ujëra acide.
Prania e oqeanit acidik është lajm i keq për jeten në Mars. Fosfori është element i rëndësishem në Tokë, dhe krijesat e gjalla e absorbojnë atë shumë shpejtë nga natyra. Por, prania e sasirave aq të mëdha tregon se jeta nuk ishte shumë e përhapur në Mars.
Hulumtuesit gjithashtu cekin se prania e raportit të ngjajshem mes sulfateve dhe fosfateve në anet e kunderta të planetit mund të jenë shkaktuar nga përzierja e mineraleve pas zhdukjes së trupave ujor.
__________________
JETA ESHT E BUKUR
JETOJE
DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR
HARROJE