Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Gazmend Paja ose ndryshe i njohur si "NASI" Ne Portokalli,Intervista me te dhe Luftar Pajen qe...


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Gazmend Paja ose ndryshe i njohur si "NASI" Ne Portokalli,Intervista me te dhe Luftar Pajen qe...
Permalink   


Gazmend Paja: Im atė mė ka hapur shumė porta


 

Si lindi tek ju dėshira pėr t’u bėrė aktor humori?
-Faktikisht nuk bėj vetėm humor. Kam luajtur dhe nė disa drama, kėshtu qė pėrcaktimi mė i saktė ėshtė pėr tu bėrė aktor. Pjesėmarrja nė skenė daton shumė herėt, nė moshėn 7 vjeēare nė njė dramė tė atyre viteve e quajtur “Dosja 63” dhe mė pas me Hajrije Rondon nė njė dramė qė quhej “Shqetėsimet e njė mjeku” e mė pas rruga ime ka vazhduar me njė prani gati tė pėrhershme pranė babait.
Pra, flasim pėr njė profesion tė detyruar apo tė dėshiruar?
-Besoj se flitet pėr njė krahėqafje tė dėshiruar.
Nėse nuk do tė i**** djali i njė aktori do ta merrnit kėtė profesion?
-Kėtė nuk e di, dhe ėshtė diēka e diskutueshme. Mendoj se duke e analizuar hollėsisht mund tė them se ka njė lidhje gjenetike, pra njė lloj geni, por dhe tė mėsuarit me skenėn skalitėn tek unė dėshirėn e vetme pėr tė marrė kėtė profesion. Mendoj se nė kėtė ardhmėri timen ka njė rėndėsi tė padiskutueshme lidhja shpirtėrore qė kam me tim atė. Jemi mėsuar shumė tė diskutojmė me tė dhe veēanėrisht pėr profesionin, megjithėse kur flitet pėr profesionin ai ėshtė pak nervoz. Ėshtė kritizer i madh, vetėm se nė fund i harron tė gjitha dhe bėhet tjetėr njeri, babaxhan.
Fakti qė ka nė majė tė gjuhės kritikėn dhe vetėm kritikėn ju bezdis?
- Mendoj se nuk do tė bėja dot pa kėtė bezdi tė domosdoshme. Jam mėsuar me kėtė mėnyrė diskutimi dhe duke e ditur qė ėshtė pėr tė mira tė punės, e pėrtyp si njė ushqim qė mė rrit.
Kjo do tė thotė qė ju nuk jeni euforik dhe ju pėlqejnė lėvdatat?
-Sa mė shumė rritem aq mė shumė arrij tė mėsoj tė fshehtat e tim eti. Tani e di qė kur ai mė vė notėn 6-tė, realisht ėshtė njė tetė e merituar. Pse jo dhe 9-tė. Pastaj jeta ka nevojė pėr balancim. Ka plot njerėz qė tė dhurojnė lėvdata pa kursim, dhe nė njėfarė mėnyre unė preferoj ato me kursim tė tim eti.
Po mamaja sa pjesė ka nė kėto vlerėsime?
-Mamaja ka pjesėn e saj tė rėndėsishme. Duke qenė njė vlerėsim ose kritikė e sinqertė besoj se vlerėsimi i saj ka rėndėsi tė madhe. Ne nė pėrgjithėsi nė familje i diskutojmė shumė sikletet dhe arritjet e njėri tjetrit. Mund t’ju them qė para se tė hyja nė spektaklin “Portokalli” unė kisha njė siklet tė madh. Fakti qė ēdo javė duhet tė dalėsh me njė pjesė tė re, ishte njė peshė shumė e madhe pėr mua. E kapėrceva falė ndihmės sė njerėzve tė mi. Jam shumė i lidhur me motrėn, vėllain, dhe prindėrit e mi. Komunikojmė shumė me njėri tjetrin.
Ndihesh mirė nė “Portokalli”?
- Spektakli ėshtė i pėrmasave tė mėdha, ku shpenzohet shumė dhe mbi tė gjitha ka njė shikueshmėri qė i kapėrcen kufijtė e Shqipėrisė. Ėshtė i vetmi spektakėl ku artisti vlerėsohet mirė dhe materialisht. Kėshtu qė ndjehem mirė.
Mes kolegėve a ka cic-mice apo kontradikta?
- Jo. Nė pėrgjithėsi ajo ėshtė si njė familje e madhe ku secili ka vendin e vet. Sigurisht qė ka ambicie, por janė ambicie qė shkojnė nė realizimin e figurės sė secilit. Mė shumė se egoja profesionale, jo. Kur mbaron puna, jemi shumė tė shoqėrueshėm me njėri tjetrin.
Nuk besoj se “Portokallia” pėrbėn ambicien tuaj. Ku doni tė arrini?
-Mua mė pėlqen shumė kinemaja. Do doja tė bėja karrierė nė kinema sepse ka tė gjitha elementėt pėr tė tė bėrė mė elitar. Ka publik mė tė zgjedhur, tė bėn mė personazh, nuk konsumohet shpejt dhe ėshtė dhe mė fitimprurėse.
Ju thatė qė dalja e parė nė skenė ju pa nė njė dyshe me babanė tuaj dhe dalja finale ėshtė pėrsėri me babanė tuaj. Nga ndryshojnė kėto dy momente qė i pėrkasin tė kaluarės dhe tė tashmes?
- Mendoj se ėshtė njė stres i madh puna me tė. Ai ėshtė shumė rigoroz nė lidhje me punėn dhe ka njė merak tė madh. Sigurisht qė kur kam qenė i vogėl, ndoshta dhe bindja ka qenė mė e madhe. Pastaj nė atė kohė gjėrat vlerėsoheshin ndryshe. Ndėrsa tani kam vėnė re se im atė kishte njė mėnyrė tjetėr pune nga ajo qė kemi ne. Unė me partnerin tim, Erandin punonim, por pas njė kohe tė caktuar ndalonim, ndėrprisnim gjithēka dhe zbrisnim pėr njė kafe. Im atė, psh, nuk e toleronte dot kėtė lėshim. Mendoj se nė kėtė rastin e fundit, stresi mė i madh ishte i tij. Raporti qė ai ka me publikun gjithnjė e shqetėson si profesionist.
Udha juaj nė art a ka qenė mė e lehtė falė babait, falė mbiemrit tuaj?
-Pa dyshim, qė po. Im atė mė ka hapur shumė porta. Por unė nuk bėj gjė tjetėr vetėm qė pėrpiqem tė justifikoj portat qė mė hapen nga ky emėr i mirė. Pra, pėrveē privilegjit kam dhe njė pėrgjegjėsi tė dyfishtė. Im atė mė ka ndihmuar shumė, por dhe unė jam pėrpjekur me shumė korrektėsi dhe pėrgjegjshmėri pėr tė justifikuar besimin e dhėnė.
Momenti mė delikat i jetės suaj?
-Ka qenė hyrja nė Akademinė e Arteve. Nė momentin qė do merrja pjesė nė konkurs, im at nuk erdhi asnjėherė tė kapte pedagogėt dhe ti thoshte: ky ėshtė djali im. Mirė bėri. Mė tha: Nėse e meriton, do e marrėsh. Deri nė momentin qė mora vesh qė kisha hyrė nė akademi ishte njė luftė e tmerrshme me veten dhe me fatin. Tani sigurisht ėshtė njė moment i vėshtirė, i kapėrcyer.
Je zemėruar atėherė qė nuk ndėrhyri?
-Zėnė, jo. Por i kėrkova shpjegime. Vazhdoj tė bindem qė kishte tė drejtė.
Kur do ja jepni lamtumirėn beqarisė?
-Kur tė jetė momenti. Kam shumė plane tė tjera. Kam pėrshtypjen se karriera ėshtė nė plan tė parė. Pastaj jam goxha i ri.
Meqė ra fjala sa vjeē jeni?
-Jam i ditėlindjes 1978.
Sa ka ndikuar tė qenit artist nė jetėn tuaj?
-Nė ē’kuptim?
Ju thatė se e zotėroni veten tė mos bėni gabime. Ėshtė veti e aktrimit apo jo?
-Tė qenit aktor ėshtė brenda meje. Siē ėshtė dhe tė qenit i disiplinueshėm. Besoj se mė shumė se pjesė e profesionit, ėshtė pjesė e edukimit tim.


Familja gjithnjė ėshtė konsideruar si djepi ku pėrkunden ninullat e sė ardhmes sė njė brezi. Nė njė bisedė baba e bir, tashmė tė rritur, arrin tė gjesh refrenin e duhur tė mirėkuptimit jo vetėm nga ana profesionale por dhe nga ajo njerėzore. Nėse gjithnjė ėshtė ngritur nė piedestal kulti i mėmėsisė, roli i babait duket se po evidentohet gjithnjė e mė shumė nė familjet shqiptare. Kjo marrėdhėnie deri diku e ngurtėsuar nė vitet e mėparshme, ėshtė modernizuar dhe pse jo ngritur nė kultin e duhur, ku ruhet dhe tradicionalja, por mbi tė gjitha mbizotėron mirėkuptimi dhe dashuria pėr njėri tjetrin. Mes dy artistėve, njėri nė majė tė karrierės sė tij artistike dhe tjetri nė lindje vėren fillin e transmetimit organik tė njė geni natyral, por mbi tė gjitha tė bazuar mbi komunikimin. E pra, fjala e ngritur nė profesion mes dy artistėve duket se ėshtė kthyer nė njė element bashkėjetese dhe suksesi. Kėtė mund ta kuptoni lehtė teksa do tė lexoni intervistat e marra nga dy protagonistėt tanė tė kėtij numri babė e bir, Luftar dhe Gazmend Paja. Luftar Paja prej vitesh ėshtė bėrė i njohur me karakteret e tij tė interpretimit jo vetėm nė teatėr por dhe kinematografi, ndėrsa i biri, Paja i Riu, sapo ka filluar tė ecė nė udhėn e tė atit.

 

Luftar Paja: Nė familjen time nuk janė lėkundur asnjėherė marrėdhėniet

Si e pėrjetuat situatėn e zgjedhjeve? Stimuloi ndopak stres tek ju?
- Jo. Ka ardhur njė moment qė mė duket se u mėsuam me kėto beteja tė pambarimta dhe duket se nuk mė bėn shumė pėrshtypje ky pozicionim mes vijave tė zjarrit (qesh).
Po ju artistėt jeni “tifoza” tė politikės?
- Duam apo s’duam ne, kemi njė tipar pėrkatėsie. Pas njė analize qė i kam bėrė vetes, mendoj se artisti i pėrket tė gjithėve. Kjo do tė thotė qė nuk ka anėsi. Vetėm mendoj qė artisti duhet tė jetė i matur nė lidhje me krahėt e politikės.
Nuk mendoni se politika tė bėn mė potent, mė lavdiplotė mė nė modė? Rastet kanė treguar qė disa artistė kanė bėrė karrierė?
-Artisti ka nevojė tė fitojė duartrokitjen e publikut dhe jo tė ngjyrimit politik. Nėse do tė bėjė artistin duhet t’i pėrkushtohet kėtij pasioni, nėse duhet ti kushtohet politikės duhet tė jetė rigorozisht i pėrkushtuar ndaj saj. Nuk mund tė jesh dhe “prift dhe hoxhė”.
Me sa di, dikur ju keni qenė deputet?
-Po. Nė njė periudhė tė shtetit monist. Unė nuk isha specialist i ndonjė fushe juridike apo ekonomike, pėr t’u marrė me legjislacionet. Isha thjesht njė artist dhe ai shtet kėshtu e kishte ndėrtuar politikėn e tij. Struktura e Kuvendit tė atėhershėm popullor pėrmbante njerėz tė tė gjitha fushave e profesioneve. Ai kishte minatorin, artistin, ekonomistin, blegtorin, juristin, blegtorin. Politika e asaj kohe mbulonte tė gjitha sferat dhe nuk mbulonte asgjė (qesh).
A mendon se ajo detyrė ju ndihmoi mė shumė nė karrierė. Ju dha mė shumė potencė nė skenė, nė familje apo nė shoqėri?
- Populli shqiptar mė ka njohur si artist. Asnjėherė nuk mė ka njohur si politikan apo si deputet. S’kam qenė ndonjėherė i kulisave, unė.
Ju kam vėnė re qė pėrshėndesni shumė njerėz. Dukeni njė njeri shumė popullor. Ėshtė kėshtu ?
-Origjina ime, gjeneza siē i thonė kėto tė sotmit, ėshtė mbėshtetja tek njerėzit e thjeshtė, sepse atje kam gjetur avenirin tim. Ėshtė mė mirė tė bisedosh e tė qash hallet me njerėzit e thjeshtė se sa tė shtiresh me shtresa qė nuk tė takojnė e nuk i pėrballon dot.
Kjo do tė thotė qė thjeshtėsia ėshtė karakteristikė e juaja?
Besoj se po. Kam patur dhe vėrejtje nga tė tjerėt, bile kjo punė ėshtė kthyer nė histori. Pėr mua thoshin: tė gjithė artistėt vijnė nė ora 9.00 nė punė dhe niseshin gjysėm ore para. Ndėrsa Luftari niset nė 6.00, dhe prapė nuk ia del dot tė vijė nė orar (qesh).
Fjaloseshe me njerėzit kėshtu?
-Me tė gjithė.
Ėshtė njė tipar krejt i ēuditshėm. Jetojmė nė njė kohė kur nuk pėrshėndetemi me fqinjėt, kur pėrtojmė t’i flasim tė njohurve dhe kur interesi ėshtė bėrė udhėrrėfyes i shoqėrive tona. Duhet tė bini ndesh me kėtė kohėn e sotme, kohėn moderne?
-Demokracia ka tė mirat e saj, ashtu siē ka dhe tė kėqijat e veta. E mira sepse ēliroi njerėzit nga disa tutela dhe dhunime, por tė kėqijat janė nė marrėdhėniet njerėzore. Ėshtė ftohur vėllai me vėllamė. Dhe kur ndjehen si tė huaj bijtė e njė gjaku kush po pyet mė pėr komshinjtė dhe pėr lagjen. Nuk kam nostalgji pėr tė shkuarėn, por di tė them qė nėse ndodhte njė vaki shkonin tė gjithė fqinjėt dhe ato tė pallateve matanė pėr tė shoqėruar njeriun qė nuk kthehet mė nė kėtė botė. Ndėrsa sot si pa gjė tė keq ndodh ngjarja nė katin e tretė dhe ai banori i kateve tė mėsipėrme e tė poshtme nuk do tė dijė se ēfarė ka ndodhur. Kjo mua nuk mė pėlqen dhe mė bezdis. Fundi i fundit jetojmė nė njė komunitet, jemi njerėz dhe qajmė hallet me njėri-tjetrin dhe fundi tragjik ka nevojė pėr njerėz. Pėr mua kjo ėshtė njė minus i madh i kėsaj shoqėrie.
Ndonjėherė burrat janė tė ēuditshėm. Janė tė shoqėrueshėm jashtė shtėpisė dhe zevzekė dhe prepotentė brenda familjes. Ju besoj se duhet ta ruani virtytin e mirėkuptimit dhe nė atė tempull?
-Ėshtė karakteristik e genit tim ta quaj diēka tė vėshtirė shtirjen. Duke qenė se janė artificializma i kam lėnė gjithnjė jashtė vetes. Jam vetvetja si brenda dhe jashtė shtėpisė.
Me kė konfidoheni mė shumė?
Nė pėrgjithėsi nė familje ne arrijmė tė gjejmė konsensus. Nuk them qė ēdo gjė mė shkon vaj, pasi nė familje ka konflikte. E rėndėsishme ėshtė qė kėto konflikte tė mos arrijnė deri nė antagonizėm. Kur thotė populli: zorrėt e barkut dhe trazohen. Familja ka probleme. Sot grindemi, nesėr biem dakord, pasnesėr pėrqafohemi. Kjo ėshtė jeta. Nė pėrgjithėsi nė familje nuk kam patur probleme qė tė lėkunden marrėdhėniet.
Lėshoni ju pe, apo keni njė bashkėshorte tolerante?
Marrėdhėniet janė reciproke. Gruaja bėhet e urtė kur unė kam forcė argumentuese. Sigurisht, unė urtėsohem kur gruaja ka forcė argumentuese. Nuk ka rėndėsi kush ėshtė i urtė e kush i butė, por kush ėshtė mė bindėsi.


Jam kritik ndaj djalit

Normalisht keni kaluar disa periudha tė jetės: keni qenė mė i ri, martesa, fėmijėt, dhe tani nipėr e mbesa. Janė shtuar problemet me rritjen e fėmijėve?
Prindi sa ėshtė i ri vuan me ēerdhe e kopshte, shkollėn tė mėsuarit. Sa mė shumė tė vjetrohet prindi aq mė tė mėdha bėhen telashet. Se nė fund tė fundit sa mė shumė thyhet mosha aq mė shumė rriten meraket. Fėmija dhe 5 vjeē dhe 50 vjeē para babait mbetet fėmijė, nė kuptimin e drejtė tė fjalės. Ēlirohesh nga disa detyrime financiare por detyrimet morale shtohen. Varet si tė bie vajza me dhėndrin, djali ka njė problem, mbesa ka njė hall. Shtohet gjithēka.
Domethėnė sa mė shumė rritet mosha aq mė shumė rriten sikletet?
Deri sa tė mbyllėsh sytė nuk ka pushim dhe nuk shteron dot meraku pėr fėmijėt.
Meqė ra fjala. Ju keni njė djalė tė martuar. I ka rėnė nusja e mirė apo jo?
-Pėr mua ėshtė e mirė. Unė si djalin si nusen i trajtoj njėlloj dhe me shumė dashuri. Nuk jemi sharė me njėri-tjetrin.
Ju keni interpretuar nė njė pjesė teatrale tė quajtur “Pjata prej druri”. A e mendoni ndonjėherė si realitet njė lloj pleqėrie tė tillė?
-“Pjata prej druri” trajton njė temė qė Amerika e ka trajtuar qė nė vitet 50 tė shekullit tė kaluar. Autori, Edmond Morris me pėrshtatjen qė i bėri regjisori Gėzim Kame, tregon sikur autori ka jetuar kėmbėkryq me hallet e shqiptarėve. Kėshtu qė unė jam dakord me gjithė atė trajtim qė i bėn autori kėsaj drame. Sepse kėtyre njerėzve, kėtij trualli, kėtij babai, kėsaj nėne kėsaj familjeje ēfarė i ke bėrė do ta pėsojė. Ajo dramė tė tregon tė mos i trajtosh tė tjerėt nė mėnyrėn mė tinėzare dhe dashakeqėse sepse njė ditė do tė bjerė kokės, pikėrisht nė momentin qė je i dobėt dhe i pamundur. Pėr tė mos arritur tek ajo pjata prej druri, shoqėria duhet ti thėrrasė mendjes.
Mė duket se mė shumė se problem i shoqėrisė ėshtė problem i familjes, apo jo?
-Ēdo gjė ėshtė e lidhur. Nuk e di a keni dėgjuar ndonjėherė tė ketė universitete pėr karaktere. Kjo ėshtė ēėshtje karakteri. Njė familje me baza tė shėndosha, siē thotė dhe populli: mos mė fol pėr atė familje se ėshtė oxhak. Pra ajo e ka nisur mbarė qė nė gen. Njė familje qė nuk e ka nisur mbarė qė nė gen, nuk ėshtė oxhak ėshtė buxhak.
Kohėt e fundit nė ekran ka lindur njė yll i ri qė i pėrket familjes Paja. Kjo do tė thotė se tymi po shkon drejt, nė oxhakun tuaj?
-Ai ėshtė pjesė e genit tim.
Pjesė e oxhakut?
-Pjesė e oxhakut, jo e buxhakut. Jam i kėnaqur pėr njė gjė, qė deri tani vazhdon e dėgjon. Dhe njeriu ėshtė i lumtur kur blen dhe matet shumė kur shet. Tė parėt tanė e kanė mallkuar njėri-tjetrin me shprehjen: Paē vetėm para. Sa mė shumė mall tė fusėsh nė shtėpi aq mė i pasur je. Sa mė shumė mall tė nxjerrėsh nga shtėpia aq mė i dobėt je. I zoti ėshtė ai qė blen shumė, dhe shet, vetėm kur duhet tė shesė.
Si jeni ndjerė nė momentin kur Gazi ka vendosur tė ndjekė rrugėn tuaj?
-Ai ėshtė aktivizuar qė nė moshėn 7 vjeē nė skenė. Premisat e tij ishin tė mira, ndaj dhe e pėrkraha nė kėtė udhė. Mendoj se ai sa e ka nisur. Unė sot jam njė aktor qė nė bagazhin e jetės sime mbush 46 vjet qė interpretoj nė skenė dhe nuk i vė vetes etiketėn aktor. Vetėm koha e tregon kėtė gjė.
Kjo do tė thotė se komplimentet ndaj tij mungojnė?
-Jo, nuk ia bėj. Unė e kam pjesė tė shpirtit tim atė. Por dhe veten time e kam parė gjithnjė me sy kritik, asnjėherė me sy euforik.
Si ndjehesh kur e sheh tė interpretojė?
-Kam dhe unė sadisfaksionin tim, kam dhe unė kėnaqėsinė time, ashtu siē kam dhe pakėnaqėsitė e mia.
Le tė themi qė ėshtė djalė i mirė?
-Le ta gjykojnė tė tjerėt. Por me kėto parametra qė ka, them se kam djalė tė mirė.
Ndonjė pėllėmbė…ka ndodhur ta gjuash?
-Kėtė e them me shumė sinqeritet. Deri mė sot e kam sharė e kam bėrė copė po pėllėmbė nuk i kam futur.
As djalit tjetėr?
-Ai e ka ngrėnė ndonjė.
Atėherė mė duket se Gazin e ke mbajtur me hatėr?
-Dhe ai ėshtė shumė i dashur dhe i mirė, por ka qenė mė ēapkėn. M’i ka kaluar mua kufijtė. Ndėrsa me tė merrem vesh. Ky mi di pikėt e dobėta.
Por njeriu ka momente qė nevrikoset dhe do ta shpreh brutalisht agresivitetin e tij. Si ėshtė mėnyra juaj?
Gjatė kohės qė ka qenė pėr tė ngrėnė pėllėmbėn nuk ka shprehur brutalitetin. Sot qė ėshtė bėrė zot i vetes dhe kur ka ndėrmend unė i pėrmend kufirin tim dhe e ka kėtė edukatė, tė mos kundėrshtojė.
Kjo do tė thotė qė dhe gruaja e di kufirin?
-Nė pėrgjithėsi nuk acarohem nė njė shkallė tė atillė sa tė krijojė probleme.


analiza e intervistes

Tani mbas kaq vitesh, kur njeriu brenda tij ėshtė pėrsosur edhe profesionalisht, ai ende vijon tė mos ndalojė... Pėrkundrazi, me njė pėrvojė tė madhe mbi supe, ku ka pritur e pėrcjellė breza por edhe etapa tė ndryshme “historish” ai tregon se ka mbetur sėrish po ai personazhi i dikurshėm me shumė karizėm dhe thjeshtėsi. Kohėt kanė ndryshuar, e megjithatė atij i ėshtė dashur qė pėrveē pėrshtatjes me njė tjetėr realitet tė ruajė tė pacenuar edhe “filozofinė” e jetės sė tij: atė tė dashurisė pėr njerėzit. Ja pse, ai ende s’arrin ta pranojė lehtė ftohtėsinė e marrėdhėnieve njerėzore qė ka filluar tė bėhet tendencė gjithnjė e mė shumė edhe tek ne shqiptarėt. Ai, artisti i madh, qė kėnaqėsinė e merrte gjithnjė nga njerėzit e thjeshtė duket se ndjen shpesh mall pėr ato kohė kur jeta kishte mė shumė ritėm, mė shumė mundėsira takimesh e ēastesh tė pėrbashkėta. E ndoshta pikėrisht pėr kėtė,duket se i lexohet njė dėshirė e lehtė pėr tė treguar se ai dhe tė gjithė njerėzit kanė nevojė pėr njėri-tjetrin, pėr t’iu gjendur nė ēaste tė vėshtira dhe nevojash njerėzore. Ai mund tė kalojė kohė pa fund me tė tjerėt, duke ndarė gėzime e shqetėsime me ta, por nuk ėshtė njeriu qė e lejon lehtė kohėn t’i rrjedhė pa dobi. Kėtė ai e tregon jo vetėm me punėn e tij, por edhe me kėrkesat qė shfaq ndaj tė birit, pėr tė dhėnė mė tė mirėn dhe pa u dehur nga sukseset.



analiza e intervistes

Ai ėshtė rritur nė njė atmosferė tė veēantė familjare, i rrethuar jo vetėm nga dashuria prindėrore por edhe nga pasioni qė i ushqehej pėr artin. Tė tilla momente nuk do tė kalonin pa lėnė gjurmė nė rritjen e artistit tė ardhshėm. I pėrkėdhelur, por edhe i kontrolluar prej dėshirės sė tė atit pėr t’i dhėnė mė tė mirėn, ai ka ditur t’i shfrytėzojė kėto mundėsi nė favor tė tij. Ka qenė veēse njė fėmijė kur ka provuar tė luajė pėrkrah tė atit, ka njohur autorė tė mėdhenj tė letėrsisė dhe filmit, e kėshtu ka ardhur krejt natyrshėm edhe dėshira e tij pėr t’iu pėrkushtuar kėtij arti. I vetėdijshėm pėr privilegjet e trashėguara nga mbiemri qė mban, ai nuk heziton aspak tė tregojė se ndjehet gjithashtu i pėrgjegjshėm pėr ta ruajtur tė tillė imazhin e familjes, dhe pėr t’i mbajtur tė hapura portat qė e kanė ftuar drejt kėsaj udhe. Nuk i vjen keq qė ndoshta shumė herė i duhet tė identifikohet si bir i artistit tė njohur, pasi e respekton figurėn e tė atit, e megjithatė lexohet lehtė ambicia e tij e mirė pėr tė merituar gjithė ēka arrin nė jetė. Me tė tillė ambicie ekuilibron edhe arritjet e tij, tė cilat e bėjnė tė ndjehet edhe kėrkues ndaj vetes.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard