Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Rajkard rikthen Etonė, mbėshtet "Dinjon"


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Rajkard rikthen Etonė, mbėshtet "Dinjon"
Permalink   


Barēa interesohet pėr K.Alonson
Zėrat nga shtypi spanjoll bėjnė tė ditur pėr njė interesim tė Barcelonės pėr mesfushorin e Liverpulit, Ksabi Alonso. Drejtuesit katalanas qė e kanė ndjekur edhe mė parė futbollistin, kanė mbetur tė magjepsur nga paraqitja e tij nė ndeshjen ku anglezėt mundėn 2-1 Barcelonėn nė "Kamp Nou". Spanjolli qė mė parė ka luajtur me Sociadadin, ėshtė njė nga "kanakarėt" e trajnerit Benitez, por mund tė largohet nga "Anfild Road" pėr arsye financiare.



Trajneri i Barcelonės, Frenk Rajkard, nuk i zė besė Bilbaos, kundėrshtarit tė sotėm nė "Kamp Nou". Pavarėsisht nga pozicioni nė klasifikim, Frenk Rajkard shprehet se duhet shumė punė pėr tė mundur skuadrėn "baske". Holandezi tha pėr ekipin e drejtuar nga Hoze Manuel Esnal Mano: "Duhet tė jemi nė njė ditė tė mirė dhe tė bėjmė njė punė kolosale pėr tė marrė tri pikėt. Bilbao ėshtė njė kundėrshtar i rrezikshėm me futbollistė tė talentuar. Pėr t'i mposhtur, duhet tė bazohemi te puna." Rajkardi ėshtė i vetėdijshėm qė Barcelona ėshtė e detyruar t'u rikthehet fitoreve nė "Kamp Nou", pas dy humbjeve radhazi. "Kėshtu ėshtė futbolli, - vazhdoi ai. - Kur gjatė njė ndeshjeje nuk punon mirė, nuk ke si tė mos jesh dobėt. Gjithsesi, kjo ėshtė njė ndeshje tjetėr, nė tė cilėn futemi me njė motivim tė ri.
Eto - Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto, ėshtė rikthyer nė skuadrėn katalanase pas mungesės nė dy humbjet me Valencian dhe Liverpulin. 24-vjeēari pritet tė luajė ndaj Bilbaos minutat e para, pas katėr muajve pushim. Ndeshja e tij e fundit ka qenė barazimi 0-0 ndaj Osasunės nė tetor. "Eshtė gati pėr tė luajtur, - tha Rajkardi pėr afrikanin. - Ndihet mirė dhe ėshtė njė pėrforcim pėr skuadrėn, por duhet tė jemi tė kujdesshėm. Vjen pas katėr muaj dėmtim dhe duhet tė vlerėsojmė me kujdes minutat qė ka nė kėmbė. Eshtė normale qė do t'i duhet pak kohė pėr t'u ambientuar me ritmin e ndeshjes." Pėrveē Etosė, Rajkardi ka grumbulluar tė gjithė futbollistėt me tipare sulmuese pėr takimin e sotėm: Ronaldinjon, Lionel Mesin, Havier Saviolėn, Eidur Gudjohnsenin dhe Ludovik Zhylin. Do tė mungojnė Deko dhe Zambrota tė skualifikuar, ndėrsa Juliano Beleti ėshtė i padisponueshėm pas dėmtimit tė pėsuar ndaj Liverpulit. "S'mund qė qahemi pėr mungesat, - tha trajneri i kampionėve tė Spanjės. - Kam njė skuadėr me pėrbėrje tė gjerė dhe futbollistė qė punojnė mirė nė stėrvitje. Nesėr (sot) do tė kenė shansin e tyre."
Ronaldinjo - "Eshtė njė futbollist qė ka pasur gjithmonė njė rendiment tė lartė. Kam shumė besim tek ato qė mund tė bėjė dhe duhet tė jemi tė lumtur qė e kemi nė skuadėr. Unė e shoh si zakonisht, tė qeshur dhe aspak tė shqetėsuar. Sipas meje, nuk ka asnjė problem." Me kėtė mėnyrė, Frenk Rajkard ka dashur t'u japė fund zėrave qė qarkullojnė nė shtypin spanjoll pėr njė Ronaldinjo tė stresuar, i cili nuk ėshtė mė i lumtur nė Barcelonė. "Nuk i kuptoj kritikat ndaj dikujt qė ka dhėnė kaq shumė pėr klubin. "Elozhet" mbi Ronaldinjon duhet tė vijnė duke parė trofetė qė ai i ka dhėnė kėsaj skuadre, - pėrfundoi Rajkardi. - Habitem sesi njerėzit ndryshojnė kaq shpejt mendim."


Primera Divizion, java e 24-t
Dje
Sociedad Deportivo x-x

Atletiko M Real M x-x

Sot
(17:00) Levante Saragoza
(17:00) Selta Santander
(17:00) Betis Rekreativo
(17:00) Vilarreal Majorka
(17:00) Osasuna Espanjol
(17:00) Getafe Sevilja
(19:00) Gimnastik Valencia
(21:00) Barcelona Bilbao

Renditja
1.Barcelona 13 7 3 46 20 46
2.Sevilja 14 4 5 44 22 46
3.Valencia 13 3 7 34 22 42
4.Real M 13 3 7 30 19 42
5.Atletiko M 11 6 6 29 20 39
6.Saragoza 11 5 7 35 24 38
7.Rekreativo 11 3 9 33 30 36
8.Getafe 10 5 8 21 16 35
9.Espanjol 8 8 7 24 25 32
10.Santander 8 8 7 24 27 32
11.Osasuna 9 3 11 30 29 30
12.Deportivo 7 9 7 18 25 30
13.Vilareal 8 5 10 20 29 29
14.Betis 6 8 9 23 28 26
15.Levante 6 8 9 21 31 26
16.Majorka 7 5 11 21 33 26
17.Bilbao 6 7 10 26 31 25
18.Selta 6 7 10 24 32 25
19.Sociedad 2 8 13 13 30 14
20.Gimnastik 3 4 16 24 47 13


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard