Oni Pustina Lajmi: Ka zhveshur rrobat e "postinos" së Maria de Filippit dhe i është kthyer sërish punës së tij si model me fushatë mbarëbotërore që e shohin protagonist në aeroportet kryesorë të botës. Ndërsa në Tiranë, sapo ka hapur dyqanin e tij të parë. Ekskluzivisht "alta moda", drejtpërdrejt nga atelietë e stilistëve më të mëdhenj italianë.
Nëse fytyra që ju buzëqesh nga posterat gjigantë të aeroporteve apo stacioneve italiane
ju duket e njohur, i keni rënë më të. Është Oni Pustina, modeli shqiptar i cili i është kthyer sërish "zanatit" të tij të vjetër të modelit pas një shkëputjeje disamujore në rolin e postierit të emisionit të Maria de Filippit "C'é posta per te".
Kulmin e pranisë Oni e arrin me dy reklama të ndryshme e të njëherëshme në Aeroportin e Romës. Përgjatë tërë terminalit ndërkombëtar janë me dhjetëra postera gjigantë të tij në të mbathura e kanotiere për një firmë të njohur veshjesh, e pak metra më tutje e në tërë dyqanet e duty-free-s në brendi të aeroportit, do ta gjeni në një reklamë tjetër, tek buzëqesh prapa një karroce e ju fton të blini në aeroport (foto lart). E nëse niseni, për shembull, nga Roma në Dubai, mos u habisni që sërish Oni që ju ka uruar rrugë të mbarë në nisje nga aeroporti i Fiumicinos, t'ju presë me një tjetër reklamë e t'ju urojë mirëseardhjen me të mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Dubait ku prej disa kohësh është protagonist i një fushate mbarëbotërore të një firme të njohur veshjesh.
"Shpërthimi"i Onit në reklama përkon me një tjetër bëmë të tij, edhe kjo e lidhur pazgjidhshmërisht me punën e vet si model. Ishte ndoshta e pashmangshme që i vetmi top-model shqiptar në Itali, të çonte në Shqipëri po atë "alta moda" rekomandues i së cilës ka qenë prej vitesh. Prej disa javësh Oni Pustina ka hapur në Tiranë një dyqan me veshje të stilistëve të njohur, me furnizim të drejtpërdrejtë nga atelietë e tyre në Itali, çka lejon edhe çmime më të ulëta se për të njëjtin kostum të blerë në një dyqan mode në Itali apo aq më tepër gjetkë. "Catwalk", nga emri në anglisht i pasarelës së modelëve, quhet dyqani i drejtuar nga Oni Pustina në Tiranë dhe tregton deri më tani veshjet dhe këpucët e katër stilistëve të mëdhenj si Ferre, Zegna, Paciotti dhe Cerruti. Të tjerë, nga Valentino te Armani, do t'i shtohen shpejt.
__________________
JETA ESHT E BUKUR
JETOJE
DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR
HARROJE