Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Gjuhet e huaja:Na sollen uniforma banale


Administratore

Status: Offline
Posts: 301
Date:
Gjuhet e huaja:Na sollen uniforma banale
Permalink   


Urdhri” pėr veshjen e uniformės, ose ndryshe veshjes standarde, duket se ka disa kohė qė ka mbėrritur edhe nė shkollėn e gjuhėve tė huaja nė Tiranė, “Asim Vokshi”. Por, sėrish problemet nuk kanė tė sosur. Pėrve ē “gėnjeshtrės” sė madhe se secila gjuhė do tė zgjidhte njė uniformė, ngjyrat e sė cilės do t’i pėrshtateshin flamurit tė vendit, gjuhėn e tė cilit studiojnė pėr katėr vite nė shkollė, masat e tyre kanė qenė jo tė kombinuara si ē duhet. Njė uniformė, e pėrbėrė nga njė pulovėr e vetme, ka kushtuar 1300 lekė, tė cilat janė paguar nga vetė nxėnėsit, dhe do tė pasohet edhe me njė tjetėr, me tė njėjtat ngjyra si kėto tė tanishmet, por pėr stinėn e verės. Uniformat janė zgjedhur me qėllim qė nxėnėsit tė dallohen mė lehtė, sipas gjuhės sė cilės ata studiojnė. Kėshtu pohojnė nxėnės e drejtues shkolle sėbashku. Edhe pse nxėnėsit mendonin se do tė dukeshin trendy me ngjyrat e flamujve pėrkatės, shumė prej tyre kanė mbetur tė pakėnaqur nga ngjyrat aktuale tė uniformave. “Kėto janė ngjyra koti, as qė na pyetėn fare, as senatorja e klasės, e as ndonjė tjetėr”, tregon njė vajzė qė studion pėr anglisht. U tha qė uniformat janė zgjedhur nga pėrfaqėsuesit e nxėnėseve dhe drejtori i shkollės. “Le pastaj materiali, gjasme vijnė nga Italia”, vazhdon shoqja karshi. Por mesa duket, mė tė pakėnaqurit kanė mbetur djemtė. Ata e pranojnė qė nuk u pėlqen veshja me uniformė, por gjithsesi ky tashmė ėshtė njė rregull, qė nuk mund tė diskutohet gjatė.

Probleme me masat e pulovrave

Pėrpara dy javėsh drejtori i shkollės, Prelė Vata, ka deklaruar se “tė gjithė nxėnėsit duhet tė paraqiten nė shkollė me uniforma, ndryshe do tė pėrjashtohen nga mėsimi”. E megjithatė, kanė kaluar shumė ditė, e ka ende nga ata qė vazhdojnė tė hyjnė nė shkollė pa uniformė, jo pėr antikonformizėm, por sepse mungojnė masat e pėrshtatshme tė pulovrave. Asnjė nxėnės nuk ėshtė pėrjashtuar nga mėsimi, pasi nuk ėshtė faji i tyre, qė nuk janė paraqitur me uniformė. “Mė mirė kėshtu, tė paktėn rrimė edhe pak pa unirormė”, shprehet Andi, njė djalė, klasa e tė cilit nuk ėshtė kompletuar ende me veshje standarde. Kėshtu, qenka “kapėrcyer” edhe rregulli, sė cilit duhet t’i nėnshtrohen tė gjithė. Gjithsesi, sipas mėsuesve, “kjo ėshtė njė fazė kalimtare, pasi tė gjitha rregullat nė fillim implementohen me vėshtirėsi”. Debati pėr veshjen standarde ka kohė qė ėshtė ndezur nė Shqipėri, mes pėrfaqėsuesve tė ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, mėsuesve, nxėnėsve, prindėrve dhe opinionit publik. Edhe pse e pakėndshme dhe e parehatshme, pėr shumė prej nxėnėsve, ajo eliminon nė masė veshjen ekstravagante shumė vajzave nė shkollat e mesme publike nė kryeqytet e mė gjerė. Nga ana e tyre, nxėnėsit nuk duan tė kenė njė aparencė uniforme, e pėr mė tepėr qė kjo t’u “imponohet”.


Uniformat sipas gjuhėve tė huaja

Anglishtja ka uniformėn me ngjyrė vishje nė tė kuqe, nė tė vėrtetė nuk t ngjan shumė me flamurin anglez,
Gjuha gjermane ka uniformė me ngjyrė vishnje tė errėt,
Gjuha frėnge ka uniformė me ngjyrė blu,
Gjuha italiane ka uniformė me ngjyrė bojėqielli,
Gjuha ruse ka uniformė me ngjyrė portokalli.



__________________
JETA ESHT E BUKUR JETOJE DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR HARROJE
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard