Anila Resuli, 24-vjeçarja shqiptare me një karrierë të vogël si modele në Milano, ku vazhdon edhe studimet. Në galerinë e saj të fotove, nudot zënë një pjesë të rëndësishme
Forma bujare dhe e gatshme për të pozuar nudo. Megjithatë nuk ka zgjedhur të jetë pornostar, por modele. Ndërsa në Tiranë nudoja ende nuk mund të thuhet se ka lindur, Anila Resuli ka rendur në Itali për të realizuar nudot e saj artistike. I ka hedhur tutje komplekset shqiptare dhe ka rreshtuar në adresën e saj në internet një dyzinë fotosh, krejt e zhveshur. Dhe nuk duket aspak keq. Shqiptarja 24-vjeçare s’ka kaluar pa u vënë re në Itali, ku ka ndërtuar një karrierë të vogël si modele. Në CV-në e saj ka shërbime fotografike me fotoamatorë dhe profesionistë, një program televiziv të titulluar “Aventurë Italiane”, në kanalin satelitor MTChannel (SKY), një tur si balerinë latino-amerikane, një pjesëmarrje në kalendarin e skuadrës së Genoa në Itali, foto të publikuara në dritaren ‘Periskop” të revistës “Panorama”, një shërbim në emisionin e orës së vonë, “Lucignolo” në “Italia 1” me Cecchi Paone dhe një intervistë në Studio Aperto, sërish në kanalin “Italia Uno”. Modelja shqiptare shkruan në faqen e saj në internet se ka lindur e jetuar në Shqipëri, por se origjina e saj është greke. Nga emri dhe mbiemri duket mirëfilli shqiptare. Në të dhënat e saj personale shënon se nuk është më e gjatë se 1,68 dhe kjo duket të jetë arsyeja pse nuk është e gatshme të marrë pjesë në konkurse bukurie. Në një adresë modelesh në internet ajo shënon se është e gatshme, megjithatë të bëjë fotografi nudo, me kushtin që të jenë artistike ose soft nudo, por jo erotike. Kufiri mes tyre nuk është fort i qartë, por një modele në botën e sotme është e detyruar ta pranojë edhe nudon. Anila Resuli është vetëm njëra prej qindra-mijërave që rreken të ngjisin shkallët e karrierës si modele në Itali, por ndër të paktat vajza shqiptare që tentojnë të nisin një karrierë të tillë në vendin fqinj, ku gara për modele dhe figurina është shumë e ethshme. Anila Resuli jeton në Milano që nga viti 1997 dhe në faqen e saj në internet shkruan se në kohën e lirë i përkushtohet artit, se i pëlqen shumë poezia, piktura dhe gjithçka që lidhet me artin. “Këtë art e shoh shpesh edhe te fotografia dhe tanimë punoj shumë edhe në këtë drejtim si modele, imazh, figurinë në televizion”, - shkruan ajo në blogun e saj në internet. Idhulli i saj në televizion është Alessandro Cecchi Paone, por ëndërr në sirtar ka të fitojë çmimin Nobel në letërsi (uau!). E gatshme të punojë për kalendare, shërbime fotografike mode, foto intimo, foto tranparencë, foto glamour, foto nudo artistike, sfilata, animacione në diskoteka, Anila Resuli numëron edhe disa bashkëpunime me emra si Domenico Stefanoni, Enrico Andriolo, Alexander De Vree, Maria Teresa Gasparini, Anna Brasi, Mario Ciccia, Franco Ferrari, etj. Fotot e saj mund t’i gjeni edhe në adresat: photographers.it, bestmodels.it, onemodelplace.com, unicasting.com.
Kush është?
Emri: Anila Resuli Datëlindja 29.11.1981 Shtetësia: Shqiptare Gjatësia:168 Flokët: Të zinj Sytë: kafe-jeshilë
Përmasat: Gjoksi: 95 Beli: 53 Vithet: 80
CV- Karriera e vogël si modele dhe imazh
Shërbime fotografike me fotoamatorë dhe profesionistë, një program televiziv i titulluar “Aventurë Italiane” në kanalin satelitor MTChannel (SKY), një tur si balerinë latino-amerikane, një pjesëmarrje në kalendarin e skuadrës së Genoa në Itali, foto të publikuara në dritaren ‘Periskop” të revistës “Panorama”, një shërbim në emisionin e orës së vonë, “Lucignolo” në “Italia 1” me Cecchi Paone dhe një intervistë në Studio Aperto, sërish në kanalin “Italia Uno”.
web: http://www.anilaresuli.com
-- Edited by gishteza at 17:22, 2007-01-28
__________________
JETA ESHT E BUKUR
JETOJE
DHIMBJA ESHT E TRISHTUAR
HARROJE
keto foto dhe kjo video qe keni vene ketu jane bere para 2 vjetesh dhe jane te vjerta megjise mire bete qe i nxoret,ka shume persona qe nuk dine gje fare.