Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Muzeu, studentėt: S’do hyjmė nė sezon


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Muzeu, studentėt: S’do hyjmė nė sezon
Permalink   


Studentė dhe dekanė tė fakulteteve tė Tiranės i janė pėrgjigjur me protestė paqėsore heshtjes sė institucioneve mė tė larta tė shtetit pėr muzeun e natyrės. Ata do tė vazhdojnė tė kėrkojnė ndėrhyrjen e shtetit pėr tė ruajtur pasurinė e pazėvendėsueshme qė ky muze mban brenda, e cila rrezikohet vetėm pėr njė vendim tė Gjykatės sė Lartė. Nėse nuk ndėrhyn askush, masat do tė pėrshkallėzohen deri nė bojkotim tė sezonit tė provimeve tė shkurtit. MOS E DĖMTONI Tė padrejtė e cilėson edhe zėvendėsministri i Mjedisit, Taulant Bino, vendimin qė ka marrė Gjykata e Apelit nė favor tė pronarėve pretendentė. “Drejtėsia duhet tė reflektojė, sepse vendimi i Gjykatės sė Apelit ishte i padrejtė”, theksoi Bino. Po kėshtu, nėn njė zė ėshtė bashkuar gjithė stafi i Universitetit tė Tiranės, atij Politeknik tė Tiranės dhe Bujqėsorit, degė tė veēanta tė tė cilėve bėjnė mėsim nė ambientet e kėtij muzeu. Por jo vetėm ata. Sipas drejtorit Idriz Haxhiu, pėr ta vizatuar kėtė muze shkojnė tė gjithė, qė nga fėmijėt e kopshtit, e deri te studentėt e universiteteve nga rrethet. Pėr tė montuar skeletin e balenės sė famshme qė qėndron nė dhomėn e mykur, qė prej vitit 1963, stafit i ėshtė dashur 6 muaj dhe gjithė personeli i tėrė pėr ta ndėrtuar. “Imagjinoni po ta nisim nga e para”, thotė ai. Shumica e objekteve po tė zhvendosen do tė dėmtoheshin. “Ėshtė e pamundur se ne do tė shkatėrronim njė pasuri jashtėzakonisht tė madhe”, apelon Haxhiu. RESTAURATORĖT Materialet e muzeut janė shumė tė rralla dhe as me ekspedita nė ditėt e sotme nuk mund tė gjenden, sepse janė zhdukur. Ato paraqesin natyrėn biologjike shqiptare dhe janė materiale tė kushtueshme. Prandaj, Frederik Stamati, kryetar i shoqatės sė restauratorėve, e sheh tė pamundur zhvendosjen e materialeve tė muzeut. “Vlera financiare e kėtij muzeumi nuk mund tė rikuperohet mė. Vetė situata ekzistuese e tij, lagėshtia dhe mungesa e investimeve ka shkaktuar dėmtime tė pariparueshme dhe njė gjendje qė ėshtė e papranueshme pėr njė pasuri tė tillė”, theksoi Stamati. Madje sipas tij, do tė ishte njė katastrofė nėse do tė bėhej njė zhvendosje e paorganizuar. “Tė gjitha instancat duhet qė tė mendojnė qė veē anės funksionale pėr shkollat dhe studiuesit duhet tė shohin edhe anėn e konservimit qė nėse bėhet njė gjė e paorganizuar do tė jetė njė katastrofė”, veēoi Stamati. Njė proces i stėrzgjatur ėshtė nė dėm tė materialit qė ruhet nė muze. Edhe nė rast se zhvendoset, zogjtė dhe speciet duke u ambalazhuar me kuti do tė dėmtohen nga insektet. “Duke e parė nga ana e restaurimit nuk duhet tė zhvendoset. Nėse do tė mund tė shpėtohet diēka, asgjė nuk mund tė kthehet nė gjendjen qė ėshtė sot, nga pikėpamja e tėrėsisė dhe e specifikave qė ndodhen nė muze”, tha kryetari i restauratorėve. Ai i bėri thirrje organeve tė shtetit qė tė gjejė rrugė, pėr tė shmangur njė veprim qė do tė jetė me pasojė tepėr tė rėndė pėr shkencėn shqiptare. * 300 milione euro Muzeu i Shkencave tė Natyrės mban nė brendėsi tė tij tė gjithė pasurinė e florės dhe faunės shqiptare, pasuri e cila kap njė vlerė mbi 300 milionė euro * 250 mije euro Vetėm skeleti i balenės qė ruhet nė kėtė muze ėshtė ēmuar me njė vlerė prej 250 mijė eurosh. Balena ėshtė kapur nė Patok nė vitin 1963 dhe pėr ta montuar janė dashur 6 muaj INVESTIMET Prej 20 vitesh askush nuk ka vėnė dorė pėr tė riparuar godinėn gjysmėshekullore. Ēatitė pikojnė, dritaret janė thyer dhe disa dhoma janė mbyllur pėr shkak tė lagėshtisė. Tavane qė mbahen mbi trarė. Arsyeja ėshtė mungesa e investimeve. Qė prej 2002 nuk mund tė ndėrhyhet. “Nė kėtė muze ėshtė investuar pėr herė tė fundit para tre vjetėsh nė njė tavan qė u shemb. Ne kemi fonde nga universiteti, por nuk i shfrytėzojmė dot pėr arsye se na pengon qenia nė njė gjyq qė unė e quaj tė padrejtė”, ėshtė shprehur drejtori i muzeut, Idriz Haxhiu. GJYQet Nė fund tė vitit 2005, Gjykata e Shkallės sė Parė u shpreh nė favor tė shtetit dhe i dha tė drejtė Ministrisė sė Arsimit. Ai hodhi poshtė vendimin e Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave (KKKP) nr. 419 dt. 09.11.2000, i cili i ktheu truallin dhe godinėn 2-katėshe tė muzeut tė Shkencave tė Natyrės, e cila ndodhet te Rruga e Kavajės, pėrballė ambulancės 9, familjes sė Hamjet Zagollit. Mė pas ngjarjet rrodhėn sėrish nga gjyqi nė gjyq, prandaj muzeu i Shkencave tė Natyrės, pjesė e fakultetit tė Shkencave Natyrore ka mbetur ende “nė ajėr”. KĖRKESA “Ky muze ėshtė pjesė integrale e universitetit qė lidh mėsimdhėnien me kėrkimin dhe u mėson fėmijėve tanė pasurinė e madhe qė ka vendi i tyre. Senati i UT-sė nuk ndėrhyn nė ēėshtje tė pronėsisė, por nuk mund tė rrijė pa u shprehur pėr ēėshtje tė mbrojtjes institucionale akademike”, ėshtė shprehur rektori i UT-sė, Shezai Rrokaj, duke kėrkuar ndėrhyrjen e menjėhershme tė institucionit tė Presidentit tė Republikės, tė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave, institucioneve ndėrkombėtare.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard