Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Muzeu, studentët: S’do hyjmë në sezon


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Muzeu, studentët: S’do hyjmë në sezon
Permalink   


Studentë dhe dekanë të fakulteteve të Tiranës i janë përgjigjur me protestë paqësore heshtjes së institucioneve më të larta të shtetit për muzeun e natyrës. Ata do të vazhdojnë të kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të ruajtur pasurinë e pazëvendësueshme që ky muze mban brenda, e cila rrezikohet vetëm për një vendim të Gjykatës së Lartë. Nëse nuk ndërhyn askush, masat do të përshkallëzohen deri në bojkotim të sezonit të provimeve të shkurtit. MOS E DËMTONI Të padrejtë e cilëson edhe zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino, vendimin që ka marrë Gjykata e Apelit në favor të pronarëve pretendentë. “Drejtësia duhet të reflektojë, sepse vendimi i Gjykatës së Apelit ishte i padrejtë”, theksoi Bino. Po kështu, nën një zë është bashkuar gjithë stafi i Universitetit të Tiranës, atij Politeknik të Tiranës dhe Bujqësorit, degë të veçanta të të cilëve bëjnë mësim në ambientet e këtij muzeu. Por jo vetëm ata. Sipas drejtorit Idriz Haxhiu, për ta vizatuar këtë muze shkojnë të gjithë, që nga fëmijët e kopshtit, e deri te studentët e universiteteve nga rrethet. Për të montuar skeletin e balenës së famshme që qëndron në dhomën e mykur, që prej vitit 1963, stafit i është dashur 6 muaj dhe gjithë personeli i tërë për ta ndërtuar. “Imagjinoni po ta nisim nga e para”, thotë ai. Shumica e objekteve po të zhvendosen do të dëmtoheshin. “Është e pamundur se ne do të shkatërronim një pasuri jashtëzakonisht të madhe”, apelon Haxhiu. RESTAURATORËT Materialet e muzeut janë shumë të rralla dhe as me ekspedita në ditët e sotme nuk mund të gjenden, sepse janë zhdukur. Ato paraqesin natyrën biologjike shqiptare dhe janë materiale të kushtueshme. Prandaj, Frederik Stamati, kryetar i shoqatës së restauratorëve, e sheh të pamundur zhvendosjen e materialeve të muzeut. “Vlera financiare e këtij muzeumi nuk mund të rikuperohet më. Vetë situata ekzistuese e tij, lagështia dhe mungesa e investimeve ka shkaktuar dëmtime të pariparueshme dhe një gjendje që është e papranueshme për një pasuri të tillë”, theksoi Stamati. Madje sipas tij, do të ishte një katastrofë nëse do të bëhej një zhvendosje e paorganizuar. “Të gjitha instancat duhet që të mendojnë që veç anës funksionale për shkollat dhe studiuesit duhet të shohin edhe anën e konservimit që nëse bëhet një gjë e paorganizuar do të jetë një katastrofë”, veçoi Stamati. Një proces i stërzgjatur është në dëm të materialit që ruhet në muze. Edhe në rast se zhvendoset, zogjtë dhe speciet duke u ambalazhuar me kuti do të dëmtohen nga insektet. “Duke e parë nga ana e restaurimit nuk duhet të zhvendoset. Nëse do të mund të shpëtohet diçka, asgjë nuk mund të kthehet në gjendjen që është sot, nga pikëpamja e tërësisë dhe e specifikave që ndodhen në muze”, tha kryetari i restauratorëve. Ai i bëri thirrje organeve të shtetit që të gjejë rrugë, për të shmangur një veprim që do të jetë me pasojë tepër të rëndë për shkencën shqiptare. * 300 milione euro Muzeu i Shkencave të Natyrës mban në brendësi të tij të gjithë pasurinë e florës dhe faunës shqiptare, pasuri e cila kap një vlerë mbi 300 milionë euro * 250 mije euro Vetëm skeleti i balenës që ruhet në këtë muze është çmuar me një vlerë prej 250 mijë eurosh. Balena është kapur në Patok në vitin 1963 dhe për ta montuar janë dashur 6 muaj INVESTIMET Prej 20 vitesh askush nuk ka vënë dorë për të riparuar godinën gjysmëshekullore. Çatitë pikojnë, dritaret janë thyer dhe disa dhoma janë mbyllur për shkak të lagështisë. Tavane që mbahen mbi trarë. Arsyeja është mungesa e investimeve. Që prej 2002 nuk mund të ndërhyhet. “Në këtë muze është investuar për herë të fundit para tre vjetësh në një tavan që u shemb. Ne kemi fonde nga universiteti, por nuk i shfrytëzojmë dot për arsye se na pengon qenia në një gjyq që unë e quaj të padrejtë”, është shprehur drejtori i muzeut, Idriz Haxhiu. GJYQet Në fund të vitit 2005, Gjykata e Shkallës së Parë u shpreh në favor të shtetit dhe i dha të drejtë Ministrisë së Arsimit. Ai hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (KKKP) nr. 419 dt. 09.11.2000, i cili i ktheu truallin dhe godinën 2-katëshe të muzeut të Shkencave të Natyrës, e cila ndodhet te Rruga e Kavajës, përballë ambulancës 9, familjes së Hamjet Zagollit. Më pas ngjarjet rrodhën sërish nga gjyqi në gjyq, prandaj muzeu i Shkencave të Natyrës, pjesë e fakultetit të Shkencave Natyrore ka mbetur ende “në ajër”. KËRKESA “Ky muze është pjesë integrale e universitetit që lidh mësimdhënien me kërkimin dhe u mëson fëmijëve tanë pasurinë e madhe që ka vendi i tyre. Senati i UT-së nuk ndërhyn në çështje të pronësisë, por nuk mund të rrijë pa u shprehur për çështje të mbrojtjes institucionale akademike”, është shprehur rektori i UT-së, Shezai Rrokaj, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucionit të Presidentit të Republikës, të Kuvendit të Shqipërisë, të kryetarit të Këshillit të Ministrave, institucioneve ndërkombëtare.

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard